AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç do të takohet me Erdoganin dhe Putinin

Maja ZivanovicHamdi Fırat BuyukngaMaja ZivanovicdheHamdi Fırat Buyuk
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë javë do të takohet me homologët e tij nga Turqia dhe Rusia, ndërsa aktiviteti i tij intensiv diplomatik vazhdon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Presidenti i Serbisë po vazhdon ofensivën diplomatike dhe takimet me zyrtarë botërorë me një raund të ri bisedimesh këtë javë me presidentin turk dhe atë rus.

Pas takimit të tij të fundit me kancelaren gjermane Angela Merkel, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe të tjerë, Vuçiç do të takohet me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Vuçiç do të takohet me Erdoganin në Turqi të hënën, ndërsa një ditë më vonë ai do të takohet me homologun e tij rus në Moskë, si pjesë e një vizite dy-ditore.

Mediat serbe parashikuan se axhenda e të dyja vizitave do të përfshijë edhe ish-provincën e Kosovës. Serbia e refuzon pavarësinë e saj si edhe të ketë marrëdhënie ekonomike me të.

Megjithatë, kur Vuçiç të takohet me Erdoganin më 7 maj, fokusi kryesor do të jetë bashkëpunimi ekonomik.

Në një ceremoni në fortesën e Kalemegdan të Beogradit për një tur me biçikleta që promovon miqësinë serbo-turke, të quajtur “Nga Porta e Stambollit deri te Porta e Beogradit”, Vuçiç tha se mezi priste të takonte Erdoganin.

“Mezi po e pres takimin tim me presidentin turk. Ne do të diskutojmë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillime të tjera në rajonin e Ballkanit,” tha Vuçiç më 28 prill, raportoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Ambasadori i Turqisë në Serbi, Tanju Bilgiç, tha në të njëjtën ceremoni se “turqit dhe serbët kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Ky tur do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve miqësore mes dy kombeve,” u citua nga Anadolu të ketë shtuar ai.

Gjatë ditëve të Perandorisë Osmane, Serbia ishtë një provincë e saj, kryeqyteti perandorak i Stambollit dhe Beogradit lidheshin nga një rrugë kryesore që vazhdonte nga Porta e Beogradit në Stamboll deri te Porta e Stambollit në Kalemegdan.

Rruga shprehte si fuqinë e ushtrisë osmane ashtu  edhe fuqinë e ekonomisë së perandorisë, pasi si ushtarët ashtu edhe tregtarët e përdornin atë për të arritur në Europë.

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë tha më 3 maj se ministria turke dhe ajo serbe do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi gjatë vizitës së Vuçiçit, për një projekt autostrade, ndërsa gjithashtu do të nënshkruhen marrëveshje midis kompanive turke dhe atyre serbe për përmirësimin e infrastrukturës së Serbisë.

Ndërkohë, në një intervistë më 21 prill, ambasadori i ri i Serbisë në Ankara, Zoran Markoviç, tha se kishte potencial të madh për marrëdhënie më të ngushta midis Serbisë dhe Turqisë.

“Presidenti ynë do të vizitojë Turqinë me ministrat e punëve të jashtme, turizmit, telekomunikacionit, energjisë, bujqësisë, komunikacionit dhe transportit. Po ta shohim këtë delegacion si edhe titujt e ministrave, do të mund të kuptonin se në çfarë niveli po i çojmë marrëdhëniet tona,” tha Markoviç.

Mediat serbe kanë raportuar se Vuçiç do të marrë me vete pesë ministra serbë në Turqi.

Ndërkohë, media ruse Sputnik raportoi më 3 maj se presidenti serb do të takohet me Putinin më 8 maj.

Raporti konfirmoi se Vuçiç nuk do të jetë i pranishëm për inaugurimin e Putinit si president më 2 maj, sepse ai tashmë ka programuar takime me Erdoganin për atë ditë. Por Sputnik tha se Vuçiç do të marrë pjesë në Paradën e përvitshme të Fitores në Moskë më 9 maj.

E përditshmja serbe Blic tha të premten se Vuçiç e shikonte takimin si një mundësi për Serbinë për të diskutuar për Kosovën me aleatin e saj kryesor në këtë çështje.

Rusia e dënoi ashpër shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë ka votuar kundër anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare në solidaritet me Beogradin.

Nga ana tjetër, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit mbi Rusinë për rolin e saj të perceptuar në nxitjen e konfliktit në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të shumta nga Brukseli duke deklaruar se Serbia – si një vend kandidat për në BE – duhet ta përafrojë politikën e saj të jashtme me atë të unionit.

Etiketa: Angela MerkelautostradeBEBrukseliErdoganKosovëmarrëveshjeMediamediat serbeMerkelOKBpresidentPunëPutinRaportiRusiaSasa DjordjevicSerbiSerbiaSputnikStambollTurqiTurqiaVladimir Putinvuçiç
Tjetri
“Hillari Klinton e Bosnjës” mund të pasojë bashkëshortin e saj

“Hillari Klinton e Bosnjës” mund të pasojë bashkëshortin e saj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.