Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Leku pëson nënçmim të shpejtë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
12:53 | 08/06/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Leku pëson nënçmim të shpejtë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Leku shqiptar humbi 1.9% të premten kundrejt euros, një nga lëvizjet më të forta në shumë vite, por marzhet e zgjeruara të agjencive të këmbimit valutor sugjerojnë se tregu nuk është ende i bindur për drejtimin e kursit në ditët e ardhshme.


Monedha e përbashkët europiane, Euro, u shkëmbye në tregun shqiptar për 127.6 lekë sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipqërisë, me një rënie prej 2.33 lekësh në krahasim me të enjten, një nga ndryshimet më të forta në tregun shqiptar të këmbimit valutor në shumë vite. Rënia e fortë e lekut pason deklaratën e Bankës së Shqipërisë të së mërkurës, e cila paralajmëroi për ndërhyrje në treg për blerjen e euros së tepërt si dhe për faktin se ndërhyrja do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë mbi kursin e këmbimit, tregojnë se rënia e kursit të euros me 2.33 lekë brenda një dite nuk ka ndodhur kurrë përgjatë periudhës nga viti 2008 deri më sot. Ndryshimi tjetër me përmasa të ngjashme është shënuar më 7 dhjetor 2011 kur euro u forcua me 2.2 lekë brenda ditës.

Agjencitë e këmbimit valutor zgjeruan marzhet e fitimit të tyre bruto në deri 2 apo 3 lekë, një gjë e pazakontë në tregun shqiptar ku konkurrenca e fortë nga numri i lartë i agjencive të këmbimit valutor ofron shërbime të tilla përkundrejt marzheve që shpesh janë më pak se 0.5 lekë në diferencën nga çmimi i blerjes në atë të shitjes.

Pasiguria në treg është e madhe veçanërisht për shkak se ndonëse BSH ka deklaruar ndërhyrjen e saj, përmasat e ndërhyrjes janë të panjohura. Në ndërhyrjet e veta të zakonshme, BSH blen afërsisht një herë në muaj 3 deri në 6 milionë euro, por në ndërhyrjet e jashtëzakonshme, shumat e blera nuk dihen. Është gjithashtu e paqartë se sa prej nënçmimit të lekut është shkaktuar nga ndërhyrja fizike e BSH në treg dhe sa është shkaktuar nga efekti psikologjik i krijuar nga deklarata e BSH për ndërhyrje.

Tjetri
Punëkërkuesit e moshës së mesme ndihen të refuzuar në Bosnje

Punëkërkuesit e moshës së mesme ndihen të refuzuar në Bosnje

Më të lexuarat

Leku pëson nënçmim të shpejtë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë

Leku pëson nënçmim të shpejtë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë

12:53 | 08/06/2018
Pasardhësit e kapidanëve nga Ulqini mbajnë gjallë pasionin për detin

Pasardhësit e kapidanëve nga Ulqini mbajnë gjallë pasionin për detin

21:38 | 20/05/2023

Këshillat bashkiakë, socialdemokratët e Tom Doshit ngjiten në vend të katërt

15:47 | 19/05/2023
Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

16:20 | 23/05/2023
Petrit Hysa

Prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

10:34 | 24/05/2023
Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

19:16 | 23/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.