AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ndotja nga mbetjet plastike kërcënon detin Adriatik në Kroaci

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lastovo, një nga ishujt më në jug të Kroacisë. Foto: Flickr/Adam Sporka.

Një ambientalist i njohur thotë se ndërsa Deti Adriatik i Kroacisë është ende relativisht i pastër, sasia në rritje e mbeturinave plastike në ujëra përbën një kërcënim real për peshqit, gjallesat e egra dhe shëndetin e njeriut.

Lastovo, një nga ishujt më në jug të Kroacisë. Foto: Flickr/Adam Sporka.

Ambientalistët kroatë po bëjnë thirrje për një qasje më pro-aktive ndaj ndotjes në Adriatik për shkak të gjërave plastike të hedhura në të, mes frikës në rritje për impaktin e tyre te peshqit, kafshët e egra dhe te shëndeti i njeriut.

“Deti ynë është ende i pastër, në krahasim me detet e tjera, dhe peshqit e kapur në Kroaci ende janë të sigurt për t’u ngrënë. Situata është ende e kthyeshme dhe e zgjidhshme. Megjithatë, për të mbajtur atë në këtë mënyrë, duhet të fillojmë më në fund të veprojmë,” tha për BIRN Mosor Prvan, një ekspert për mbrojtjen e detit nga WWF Adria, Fondi Botëror për Natyrën.

Një raport i ri nga WWF thotë se Europa – BE-28 plus Norvegjia dhe Zvicra – është prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Kinës. Duke iu referuar të dhënave nga viti 2016, thuhet se 60 milionë ton plastikë e prodhuar në Europë atë vit gjeneruan jo më pak se 27 milion ton mbeturina.

Vetë Kroacia përdori rreth 54,744 ton paketim plastik në vitin 2016, më pak se gjysma e të cilave u ripërdor ose u riciklua.

Pjesë të vogla plastike dhe kauçuku janë ndër artikujt më të zakonshëm që gjenden në detet e Kroacisë, pasuar nga copa pambuku, tapa dhe kapakë plastikë nga shishet e pijeve dhe sende të tjera.

Më shumë se 90 për qind e këtyre mbetjeve vjen nga kontinenti, shumë prej tyre nga turistët.

Mbi 200 milionë turistë vizitojnë Mesdheun çdo vit, duke gjeneruar një rritje prej 40 për qind në mbeturina detare gjatë verës. Në vitet e fundit, fotografi grumbujsh mbeturinash plastike në plazhet e Kroacisë janë bërë mëse të zakonshme.

Ky nuk është një problem vetëm kroat. Siç ka raportuar BIRN, mbeturinat plastike mund të shihen duke lundruar nga Shqipëria, të sjella nga rrymat detare dimërore, dhe duke përfunduar kështu në plazhet kroate.

Shkaku kryesor i rritjes së kësaj ndotje plastike qëndron në boshllëqet në menaxhimin e mbeturinave plastike në Kroaci dhe Italinë fqinje, Malin e Zi dhe Shqipërinë, theksoi Prvan, i cili aktualisht po viziton Lastovin, “një ishull kaq shumë i bukur, me një landfill shumë të papërshtatshëm”.

“Mbeturinat plastike nuk janë një problem i djeshëm. Ai ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe është një problem me shumë shtresa,” paralajmëroi Prvanti, duke shpjeguar se plastika nuk dekompozohet kurrë plotësisht.

Kur BIRN e pyeti Bordin Kroat të Turistëve nëse kjo ndotje plastike mund të ndikojë në industrinë e turizmit të vendit, ai u përgjigj se kishte besim se situata ishte nën kontroll.

“Kroacia ka një reputacion të një destinacioni turistik me një natyrë të ruajtur dhe të larmishme, dhe ne jemi të sigurt se ne do ta mbajmë këtë pozicion në të ardhmen,” tha ai.

Plastika dëmton dhe shpesh vret kafshët e detit, ndër to, specie në rrezik zhdukjeje siç janë breshkat e detit dhe foka mesdhetare. Përveç mbetjeve makro-plastike, ka një kërcënim më të vogël, por edhe më të rrezikshëm – mikro-plastika.

Këto janë një problem i madh, sepse mund të lidhin pas vetes sasi të mëdha toksinash, shpjegoi Prvan. Dhe, nëpërmjet peshqve, ato mund të arrijnë gjithashtu në krye të zinxhirit ushqimor, që është organizmi i njeriut.

Sipas WWF, nivelet rekord të ndotjes nga mikro-plastika në Detin Mesdhe tani janë më të larta sesa ato në të ashtuquajturat “sipërfaqe mbeturinash” të oqeaneve dhe përbëjnë një kërcënim për shumë specie detare dhe peshqit, si edhe për shëndetin e njeriut.

Për të ruajtur detin dhe plazhet nga ndotja, BE tani po e kthen vëmendjen tek 10 produkte plastike një përdorimshe dhe pajisje peshkimi që së bashku përbëjnë 70 për qind të të gjithë mbeturinave detare në Europë.

Etiketa: AdriatikambientalistBEbesimBIRNBreshkat e detitDeti AdriatikEuropafoka mesdhetarefotografiKroaciKroacialandfillmbeturinaNdotjandotjeNorvegjiaPeshkimiplastikeraportrrezikSHshqipShqipëriaturistWWFWWF AdriaZvicra
Tjetri
Banka e Shqipërisë shqyrton idenë e “lehtësimit sasior”

Leku shqiptar shënon forcim surprizë kundrejt euros dhe dollarit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.