AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zbardhja e vendimit të KPK, Fatmir Hoxha fshehu huanë për shtëpi nga kunati

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga një seancë e mëparshme e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. | Foto nga : LSA

KPK ka qenë e ndarë në vendimin për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhës. Dy nga gjyqtarët vlerësuan se ai duhej të shkarkohej “për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, një prej tyre thotë se ai duhej të rikonfirmohej. 

Alma Faskaj, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykates Kushtetuese. | Foto nga : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se Fatmir Hoxha, deri sëfundmi anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkohej “për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë”. Vendimi i cili u zbardh të hënën [Link Vendimi], u mor me votat pro të kryesueses Xhensila Pine dhe relatores Alma Faskaj, ndërsa kundër u shpreh Valbona Sanxhaktari e cila thotë se Hoxha duhej të rikonfirmohej.

Në vendimin e shumicës KPK arsyeton se Hoxha ka dështuar të deklarojë për “vetingun” dhe të justifikojë me dokumentacion një hua nga kunati në vlerë 28.500 euro, nuk justifikonte me të ardhura një shumë prej 1.7 milion lekësh shpenzime në vitin 2011 dhe nuk kishte deklaruar një shumë prej 330 mijë lekësh në llogarinë bankare të së shoqes në vitin 2003.

Në mendimin e pakicës Sanxhaktari i cilësoi arsyetimin e shumicës të pabazuar dhe shkroi se Hoxha duhej të ishte rikonfirmuar pasi “ka krijuar një nivel të besueshëm për vlerësimin e pasurisë, ka krijuar një nivel të besueshëm për vlerësimin e figurës, si dhe ka krijuar një nivel të mjaftueshëm profesional”.

Si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha ishtë pjesë e listës prioritare të procesit të rivlerësimit, i njohur gjerësisht si procesi i vetingut. Lindur në vitin 1968 në Pukë, gjyqtari Fatmir Hoxha u diplomua në drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës në vitin 1991. Nga viti 1993 deri në vitin 1996 Hoxha ka punuar si gjyqtar në vendlindjen e tij në Pukë, ku ka ushtruar dhe funksionin e kryetarit të gjykatës. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, Hoxha ka ushtruar detyrën në gjykatën e Apelit Tiranë dhe nga viti 2003 deri ne 2008 ai ka shërbyer si kryetar i gjykatës në Shkodër. Në vitin 2011 ai emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Argumentet e shumicës

Ndërsa janë ndaluar vetëm shkurt në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit të cilat Hoxha sipas vendimit i ka përmbushur, KPK është përqëndruar në vlerësimin e pasurisë së gjykatësit, e cila sipas shumicës së trupës gjykuese ishte me probleme.

Kështu KPK thotë se gjeti “deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin për burimin e krijimit të kësaj pasurie”, pasi në Deklaratën “Vetting”nuk është deklaruar si burim huaja e marrë shtetasit A.G.në vlerën prej 28500 euro. KPK thotë se argumenti i mbrojtjes së gjyqtarit se huaja ishte shlyer dhe se ajo ishte deklaruar në ILDKPKI dhe për këtë nuk ishte dukur i nevojshëm përfshirja në“deklartën vetting”  ishte i “pambështetur në ligj”. Ajo e ka cilësuar deklarimin në këtë rast të pamjaftueshëm, ndërsa thotë që pavarësisht deklarimeve të mëparshme huaja duhej të ishte dhënë si burim edhe në “deklaratën vetting”.

Po ashtu aty thuhet se kunati i gjykatësit të shkarkuar nga KPK nuk kishte mundur të provonte burim të ligjshëm të të ardhurave që i mundësonin huadhënien në vlerën 28,500 euro.

“Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim. Aty thuhet edhe se kunati kishte pranuar në dëshmi se “nuk ka qenë i regjistruar pranë organeve tatimore, pasi nuk ka pasur ligj në atë kohë”, ndërsa ka pranuar edhe se nuk ka paguar tatime.

KPK thotë në vendim se gjeti edhe se gjykatësi nuk justifikonte një shumë prej 1.7 milion lekësh shpenzime në vitin 2011. Në analizën financiare të bërë nga KPK llogariteshin 640.000 lekë shpenzime jetese për gjithë vitin, 2.5 milionë lekë shpenzime mobilimi dhe pagesa këstesh huaje. Sipas kësaj analize shuma prej 1.7 milion nuk mbulohej nga të ardhurat. Justifikimi i gjykatësit se kjo shumë ishte vënë nga shitja informale e mobiljeve të shtëpisë në Shkodër, piktuave dhe disa sendeve të tjera përfshi një bateri inverter, nuk r ka bindur KPK-në. Shumica arsyetoi se për sa kohë për këto të ardhura nuk ishte paguar tatim ato nuk mund të merreshin parasysh. “Si të tilla këto të ardhura nuk duhet të merren në konsideratë”, arsyetoi KPK.

Po ashtu KPK thotë se Hoxha nuk kishte deklaruar 330 mijë lekë në vitin 2003. “Subjekti i rivlerësimit ka fshehur duke mos e deklaruar shumën prej 330.000 lekë, gjendje në llogarinë depozitë të bashkëshortes”, thuhet në arsyetim. KPK nuk ka marrë parasysh pretendimin e avokatit të Hoxhës se “mos deklarimi i depozitës së bashkëshortes në deklarimin periodik të vitit 2003 ka qenë lapsus, i cili është korrigjuar në deklaratën e vitit 2004”.

Mendimi i pakicës

Anëtarja e KPK-së Valbona Sanxhaktari nuk ka qenë dakord me arsyetimin e dy anëtareve të tjera të trupës gjykuese. Sanxhaktari në mendimin e pakicës argumenton se Fatmir Hoxha duhej të ishte rikonfirmuar dhe sipas saj ai përmbush të treja kriteret.

Sanxhaktari thotë se mosdeklarimi i huasë në “deklaratën vetting” nuk ishte arsye për penalizim, pasi huaja ishte shlyer dhe se ajo kishte qenë e deklaruar më parë në deklarimet vjetore të pasurisë. Sipas saj mungesa e saj në deklaratën për llogari të vetingut “nuk përbën shkak për fshehje të pasurisë apo deklarim të pasaktë”.

Ajo po ashtu thotë se kunati i Hoxhës kishte depozituar dokumente që vërtetonin se paratë e dhëna hua ishin tërhequr nga llogari bankare.  Ajo nuk bie dakord edhe me gjetjet e shumicës sa i përket të ardhurave për vitet 2003 dhe 2011. Mosdeklarimin e shumës prej 330 mijë lekë ajo e cilëson “irrelevante”, ndërsa nuk bie dakord me qëndrimin e shumicës edhe për mosmarrjen në konsideratë të parave të fituara nga shitja e mobiljeve e sendeve shtëpiake, ndërsa thotë se ligji nuk kërkon që për to të paguhet tatim.

Sipas saj mosmbulimi i shpenzimeve nuk është arsye për shkarkim pasi ligji “parashikon si shkak kalimin e dyfishit të pasurisë së ligjshme”.

Sanxhaktari thotë se KPK duhej të kishte rikonfirmuar Fatmir Hoxhën dhe vlerëson se ai ka “ushtruar detyrën me përkushtim”.

Etiketa: Alma FaskajAnalizëdosjeEuroFatmir HoxhaGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarhuaILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkryetarkushtetueseLigjPiSProcesi i vetingutSHShkarkimShkodërshpenzimeTatimeTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVettingXhensila Pine
Tjetri
Plani i pronarëve të mediave për fonde publike kundërshtohet nga RTSH dhe opozita

Plani i pronarëve të mediave për fonde publike kundërshtohet nga RTSH dhe opozita

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.