AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Maqedonia nis përgatitjet për referendumin e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkivë nga zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA

Maqedonia ka nisur punën për përgatitjet për plebishitin e ardhshëm për marrëveshjen e emrit me Greqinë, një mundësi historike që vendi të zhbllokojë kërkesat e tij për pranim në BE dhe NATO.

Foto arkivë nga zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA

Nëse përgatitjet shkojnë sipas planit, data më e afërt e mundshme për referendumin e rëndësishëm për emrin e Maqedonisë do të jetë më 16 shtator ose ndoshta më 23 shtator, tha për BINR në kushte anonimiteti një burim i mirëformuar nga Social Demokratët në pushtet.

“Ne do të ngutemi për një datë sa më herët që është e mundur në mënyrë që nëse referendumi e aprovon marrëveshjen e emrit, parlamenti do të ketë kohë të mjaftueshme për ta vënë në zbatim marrëveshjen në fund të vitit siç është planifikuar,” tha burimi.

Partitë politike në fillim duhet të emërojnë anëtarë të rinj në Komisionin Zgjedhor Shtetëror, i cili do të mbajë referendumin në vjeshtë.

Më pas palët do të duhet të zgjidhin pyetjen e saktë të referendumit dhe të bien dakord për datën e saktë.

Burimi i Social Demokratëve tha se partitë në pushtet tashmë kanë paraqitur propozimet e tyre për anëtarët e rinj të Komisionit Zgjedhor Shtetëror.

Nëse opozita, nga radhët e të cilës duhet të vijë kreu i komisionit, bën të njëjtën gjë së shpejti, burimi pret që një seancë parlamentare që do të caktojë anëtarët e komisionit të lihet deri në fund të kësaj jave.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha për mediat të martën se ai pret që kjo të ndodhë së shpejti.

Zaev tha se detajet e sakta mbi referendumin do të dakordohen pas samitit të 11-12 korrikut të NATO-s, në të cilin vendi pret të marrë një ftesë për t’iu bashkuar aleancës.

“Menjëherë pas kësaj ne do të hapim debatin, ndoshta do të përcaktojmë datën e referendumit, pyetjen e referendumit dhe llojin e referendumit (konsultativ apo detyrues),” tha Zaev.

Sipas marrëveshjes historike të nënshkruar nga ministrat e jashtëm maqedonas dhe grekë më 17 qershor, Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbim të perspektivës për një hyrje të shpejtë në NATO dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

Që ajo të zbatohet plotësisht, marrëveshja duhet të mbështetet nga një shumicë votash në Maqedoni në një referendum të planifikuar për në fillim të shtatorit ose në fund të tetorit.

Kjo do të thotë se një minimum prej 900,000 njerëzish do të duhet të shkojnë dhe të votojnë dhe më shumë se gjysma e tyre do të duhet ta mbështesin marrëveshjen.

Deri më tani, partia e djathtë opozitare VMRO DPMNE, e cila kundërshton marrëveshjen me Greqinë, duke e përshkruar atë si tradhti, tha se do të këmbëngulë për një referendum të detyrueshëm.

Edhe partia e Zaevit tha gjithashtu se pavarësisht llojit të plebishit, rezultati i tij do të respektohet nga qeveria.

Duke iu përgjigjur çështjes së pyetjes së mundshme të referendumit, Zaev tha se ajo do t’i drejtohet patjetër marrëveshjes me Greqinë, si dhe perspektivës së vendit për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në.

 

Etiketa: BEMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjaNATOOpozitaPartiaPunëQeveriaReferendumshtatorVMRO DPMNEZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Tregu i pasurive të paluajtshme, “lavatriçe” e parave të gjyqtarëve në Shqipëri

Kompania “fantazmë” e italianëve hetohet për pastrim parash në Shqipëri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.