AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Londra pret liderët e Ballkanit Perëndimor

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në takim me shefen e e politikës së jashtme dhe sigurisë për BE-në Federica Mogherini në Bruksel. 24 maj 2017. Foto: Këshilli i Europës/Chistos Dogas)

Duke vazhduar Procesin e Berlinit, liderët europianë dhe ata ballkanas do të takohen në Londër të hënën për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar zhvillimin në rajon, për të forcuar sigurinë dhe për të arritur pajtim.

Liderit e Ballkanit gjatë samitit të NATO-s | Foto nga : BIRN

Samiti i pestë i Ballkanit Perëndimor fillon të hënën në Londër me vendet kryesore anëtare të BE-së dhe liderët e Mbretërisë së Bashkuar që takojnë krerët e gjashtë qeverive ballkanike për “forcimin e axhendës së reformave në rajon” në mënyrë që ata të mund të përmbushin kriteret për pranimin në BE.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që nuk janë ende anëtarë të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, dhe siguria dhe ekonomia do të jenë në krye të axhendës së samitit të këtij viti.

Samiti po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, i cili u iniciua nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Procesi i Berlinit, i cili filloi në gusht 2014, është shënuar nga samite të përvitshme të mbajtura për të theksuar përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Vitin e kaluar këtë event e organizoi Italia.

Më 4 korrik, ministrat e ekonomisë nga rajoni u takuan në Vjenë, Austri, për të shqyrtuar mënyrën se si Procesi i Berlinit mund të mbështeste më së miri rritjen ekonomike në rajon, duke përfshirë qarkullimin pa pengesa të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punësimit të kualifikuar si edhe promovimit të investimit dhe tregtisë.

Përveç Ministrave të Brendshëm dhe Ministrave të Jashtëm, takimi i të hënës dhe të martës do të mbledhë edhe liderë, diplomatë dhe ekspertë të financave të BE-së dhe Ballkanit.

Ai mbahet në një sfond pikëpyetjesh serioze mbi të ardhmen e BE-së, pasi Britania vendosi të largohet nga BE-ja dhe ndërsa shtetet anëtare debatojnë keqazi mbi emigracionin.

Edhe pse zyrtarët britanikë këmbëngulin se Britania e Madhe do të mbetet e angazhuar në rajonin e Ballkanit në epokën pas Brexit, disa mendojnë se është paradoksale që Britania, e cila është në proces largimi nga Bashkimi, po organizon një samit që ka lidhje me zgjerimin e BE-së.

Por zyrtarët britanikë thonë se kjo thjesht vërteton pretendimin e tyre se Britania e Madhe është ende e interesuar në rajon.

Sipas njoftimit për shtyp të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, samiti i këtij viti do të përqendrohet në rritjen e stabilitetit ekonomik me qëllim përmirësimin e mjedisit të biznesit, inkurajimin e sipërmarrjes, trajtimin e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e ndërlidhjes rajonale.

Ai gjithashtu do të trajtojë forcimin e bashkëpunimit rajonal të sigurisë për të ndihmuar në trajtimin e kërcënimeve të përbashkëta, përfshirë korrupsionin, krimin e rëndë dhe të organizuar, trafikimin e njerëzve, drogës dhe armëve të zjarrit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Samiti do të synojë gjithashtu lehtësimin e bashkëpunimit politik – për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe për të kapërcyer çështjet e trashëgimisë që rrjedhin nga konfliktet e viteve 1990 dhe forcimin e demokracisë dhe barazisë gjinore.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar në mbajtjen e samitit të këtij viti është vetëm një pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron një rajon të fortë, të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Duke organizuar samitin në Londër, ne tregojmë interesimin dhe përfshirjen tonë të vazhdueshme në stabilitetin e rajonit pavarësisht daljes tonë nga BE-ja,” tha qeveria britanike.

 

Etiketa: Angela MerkelArmëAustriBEBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBrexitBritania e MadhediplomatEkonomiaItaliaKosovaLondërMaliMali i ZiMaqedoniaMbretëria e BashkuarMerkelMjedisitNATOProcesi i BerlinitPunëQeveriarajonrajonisamitSamitiSerbiaSHshqipShqipëriaSiguria
Tjetri
Shefja anti-korrupsion e Rumanisë kritikon Shërbimin e Inteligjencës

Presidenti i Rumanisë shkarkon kryeprokuroren e Anti-korrupsionit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.