AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Presidenti i Rumanisë shkarkon kryeprokuroren e Anti-korrupsionit

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeprokurorja e anti-korrupsionit e Rumanisë. Foto: infopuls.ro

Presidenti rumun Klaus Iohannis të hënën u përul para presionit të qeverisë për të shkarkuar kryeprokuroren e Anti-Korrupsionit, Laura Codruta Kovesi, lufta e të cilës kundër korrupsionit në nivele të larta kishte zemëruar partinë në pushtet.

Kryeprokurorja e anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi. Foto: inonutzmovie/Wikimedia Commons

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis u përul para presionit të qeverisë dhe nënshkroi një dekret të hënën, duke shkarkuar kryeprokuroren e vendit kundër korrupsionit Laura Codruta Kovesi.

Ajo u shkarkua pas disa muajsh tensionesh politike në rritje midis saj, presidentit dhe qeverisë së udhëhequr nga Social Demokratët.

Largimi i saj erdhi pesë javë pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyroi presidentin ta shkarkonte aytë me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë Tudorel Toader.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen si nga presidenti ashtu edhe nga shumica në parlament,” tha të hënën zëdhënësja e e presidentit Madalina Dobrovoski.

“Por lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet. Cilido qoftë emri i kryeprokurorit të DNA-së (Drejtoria Kombëtare Anti-Korrupsion), ky institucion duhet të sigurohet që lufta kundër korrupsionit të bëhet në nivelin më të lartë të mundshëm,” shtoi Dobrovoski.

Toader i kërkoi presidentit në shkurt të shkarkonte Kovesin si kreun e Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsionit bazuar në një raport të kabinetit që e akuzonte atë për shfrytëzim pushteti dhe të vartësve të saj.

Iohannis fillimisht nuk pranoi ta shkarkonte atë, sepse ai tha se argumentet e ministrit nuk qëndronin.

Lidershipi i koalicionit të udhëhequr nga socialdemokratët ishte planifikuar të mblidhej të hënën për të vendosur nëse do të fillonte apo jo një procedurë për të pezulluar presidentin nëse ai nuk nënshkruante dekretin për shkarkimin e Kovesit.

Kovesi, 45 vjeçe, shërbeu si kryeprokurore e Rumanisë kundër korrupsionit që nga viti 2013. Më parë, ajo ishte edhe prokurorja më e re dhe prokurorja e përgjithshme e parë femër e Rumanisë, në vitin 2006.

Gjatë mandatit të saj, DNA-ja ndoqi penalisht me qindra punonjës publikë, si dhe zyrtarë publikë, përfshirë ish-kryeministra, ministra dhe deputetë.

Që kur Social Demokratët fituan zgjedhjet e dhjetorit 2016, partia ka nxitur qetësimin e luftës kundër korrupsionit që ka çuar në burg disa nga politikanët.

Kjo shtysë, nga ana tjetër, ka shkaktuar protesta të shumta në rrugë.

Shumë nga mbështetësit e Kovesit e kritikuan Iohannisin në rrjetet sociale të hënën, duke e akuzuar atë se i ishte dorëzuar shumë lehtë partisë në pushtet.

Kovesi ndërkohë u largua nga Drejtoria Anti-Kurrupsion të hënën mes duartrokitjesh nga prokurorët e tjerë.

Ajo u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se do të mbetet prokurore, edhe pse jo në Drejtori. “Episodi i sotëm nuk është një mposhtje,” tha Kovesi në konferencën për shtyp. “Korrupsioni mund të mposhtet,” shtoi ajo.

“Është e zakonshme të vërehet se vullneti politik është të bllokojë drejtësinë dhe hetimet,” tha ajo. “DNA-ja ka dëshmuar se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është aq i fuqishëm sa të mund t’i shpëtojë ligjit.”

Drejtoria Anti-Korrupsion do të drejtohet përkohësisht nga zv/kryeprokurori Marius Iacob.

Etiketa: BurgdeputetEmrigazetarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimetKorrupsionKorrupsionikushtetueseLaura Codruta KovesiLuftaParaparlamentPartiaprokurorProkuroreProtestaraportRrjetet socialeSHVendimVendimetZgjedhjet
Tjetri
Qindra protestojnë kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar (Foto)

Nuk do zhgënjehemi as këtë herë, teatri do të shembet!

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.