AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryebashkiakët boshnjakë do të protestojnë kundër qendrave të refugjatëve

Danijel KovacevicngaDanijel Kovacevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Sigurisë i Bosnjes Dragan Mektiç. Foto: Anadolu.

Kryebashkiakët boshnjakë po planifikojnë të mbajnë një protestë të enjten kundër planeve për të ngritur qendra emigrantësh dhe refugjatësh në komunat e tyre.

Ministri i Sigurisë i Bosnjes Dragan Mektiç. Foto: Anadolu.

Një grup prej rreth 50 këshilltarësh lokalë dhe kryetarësh komunash nga Bosnja veriore thanë se do të protestojnë të enjten në Sarajevë përpara institucioneve shtetërore për ato që ata i quajnë përpjekje të gabuara për të zgjidhur krizën në rritje të emigracionit.

“Ne duam të paralajmërojmë për situatën e vështirë në këtë pjesë të vendit, sidomos në qytetin e Bihacit, për shkak të emigrantëve,” tha për televizionin N1 Suhret Fazliç, kryetari i Bihacit, qyteti më i madh në kantonin Una-Sana në Bosnjën Perëndimore.

“Ne do të jemi 50. Nuk kemi dashur të thërrasim më shumë qytetarë për të marrë pjesë, pasi qëllimi ynë është të shkojmë atje në mënyrë paqësore dhe në mënyrë dinjitoze për të bërë thirrje që problemi të zgjidhet,” shtoi Fazliç.

Fazliç vuri në dukje se i kishte kërkuar Ministrit të Sigurisë të Bosnjës, Dragan Mekiç, dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiç, që t’i presin, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Bosnja Perëndimore është përballur prej muajsh me një numër në rritje të emigrantëve që kërkojnë strehim të përkohshëm këtu, afër kufirit kroat, në rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore.

“Deri tani, kemi regjistruar rreth 9,000 emigrantë që kanë hyrë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në këtë moment, rreth 3,000 prej tyre qëndrojnë në vend. Të tjerët janë larguar. Disa prej tyre paraqitën kërkesë për azil. Nuk kemi miratuar azil për asnjërin,” shpjegoi Mektiç të mërkurën.

Ministri pranoi se kishte një problem në Kantonin Una-Sana, por tha se kishte rënë dakord me autoritetet vendore për të krijuar tre qendra të përkohshme pritëse në Bihac, Velika Kladusa dhe Cazin – ndërsa kërkojnë një qendër pritjeje në Bosanski Petrovac.

Megjithatë, Zlatko Hujiç, kryetari i komunës së Bosanski Petrovacit, tha të hënën pas takimit me Mektiçin se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje e tillë për ngritjen e një qendre pritëse për emigrantët në komunën e tij.

Ndërkohë, anëtar i presidencës boshnjake Mladen Ivaniç tha të martën se Bosnja nevojitet të sigurojë kufijtë e saj për të parandaluar ardhjen e mëtejshme të emigrantëve.

Ata që kanë hyrë deri më tani duhet të kthehen nga vendi ku kanë ardhur, në përputhje me marrëveshjet e ripranimit, shtoi ai.

“Bosnja nuk mund ta mbështesë politikisht këtë numër emigrantësh. Ata nuk janë të mirëpritur në asnjë mjedis. Kjo nuk ka të bëjë me kombësinë e tyre apo ndonjë gjë të tillë. Njerëzit kanë frikë,” tha Ivaniç.

“Midis emigrantëve që hynë në Bosnje, ne identifikuam rreth 30 njerëz që ishin me interes sigurie për ne. I kemi ndarë këta njerëz. Ata janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme në qendrën e emigracionit në Sarajevë,” tha Mektiç.

Ministri i Sigurisë ka njoftuar se së shpejti do të paraqesë një nismë për të ndryshuar ligjin me qëllim që të mundësojë forcat e armatosura të marrin pjesë në kontrollin e kufirit shtetëror.

Etiketa: azilBosnjaBosnjeforcat e armatosuraKëshillit të MinistraveKryebashkiakkryetarmarrëveshjeMjedisSH
Tjetri
Slogane anti-qeveritare në koncertin e Massive Attack në Bukuresht

Slogane anti-qeveritare në koncertin e Massive Attack në Bukuresht

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.