AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Deputetet maqedonas thirrje për “referendumin e emrit”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kundërshtarë të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të vendit “Maqedonia e Veriut” ndezin fishekzjarrë duke protestuar jashtë parlamentit në Shkup. Foto: Boris Grdanoski/AP.

Parlamenti i Maqedonisë të hënën pritet të bëjë thirrje zyrtarisht për mbajtjen e një referendumi për marrëveshjen historike të emrit me Greqinë, i cili duhet të mbahet jo më vonë se 30 shtatori.

Kundërshtarë të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri të vendit “Maqedonia e Veriut” ndezin fishekzjarrë duke protestuar jashtë parlamentit në Shkup në qershor 2018. Foto: Boris Grdanoski/AP.

Një thirrje zyrtare për një referendum në Maqedoni, e mbështetur nga deputetët e shumicës qeverisëse, por gjithashtu ndoshta edhe nga disa deputetë të opozitës, do t’i dorëzohet zyrtarisht të hënën kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi, i cili pritet ta vendosë atë në votim në një seancë plenare.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për BIRN të dielën se shumica do të lërë hapësirë ​​për një marrëveshje të mundshme të minutës së fundit me partinë kryesore opozitare VMRO DPMNE, në mënyrë që ata të bëjnë thirrje së bashku që votuesit të marrin pjesë në referendum, duke rritur kështu shanset e suksesit.

“Megjithatë, kjo mundësi do të skadojë ndoshta nesër (e martë) pasi nuk kemi ndërmend ta shtyjmë referendumin akoma më tej,” tha zyrtari, në kushte anonimiteti.

Gjatë dy javëve të fundit, qeveria e kryeministrit Zoran Zaev dhe partia kryesore e opozitës, e udhëhequr nga Hristijan Mickovski, parashtruan disa nga pakënaqësitë kryesore në lidhje me plebishitin, suksesi i të cilit është çelësi për rrugën euroatlantike të Maqedonisë.

Si rezultat, parlamenti javën e kaluar, pas disa javësh të një bllokade nga ana e opozitës, më në fund caktoi anëtarët e komisionit zgjedhor që do të ngarkohen me mbajtjen e referendumit.

Por opozita ende e kundërshton pyetjen e referendumit, e cila ka gjasa të jetë: “E mbështesni anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen me Greqinë?”

Opozita këmbëngul që pyetja duhet të jetë më e thjeshtë dhe se marrëveshja “e emrit” me Greqinë nuk duhet të lidhet me ofertat e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

“Pyetja duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë… Ajo duhet të citojë: “A e mbështesni apo e kundërshtoni marrëveshjen me Greqinë e cila parashikon ndryshimin e emrit?” tha të dielën për Radio Europa e Lirë zv/kryetari i VMRO DPMNE Aleksandar Nikolovski.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen me Greqinë, duke e quajtur atë një akt tradhtie, pasi ajo përfshin ndryshimin e emrit të vendit.

Por vëzhguesit thonë se pjesëmarrja e opozitës mund të jetë vendimtare për suksesin e referendumit, edhe nëse ata kundërshtojnë marrëveshjen “e emrit”.

Pa të, shumë vëzhgues thonë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një pjesëmarrje prej më shumë se 50 për qind e të gjithë votuesve, që është pragu i vendosur.

Një synim kryesor i marrëveshjes me Greqinë, nënshkruar më 17 qershor, është të sigurojë që Greqia t’i japë fund bllokadës së saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Megjithatë, që marrëveshja të vihet plotësisht në zbatim, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum.

Etiketa: BEBIRNbllokadedeputetEuropaGreqiaMaqedoniMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëveshjamarrëveshjeNATOOpozitaPartiaQeveriaReferendumSHShkupVëzhguesitVMRO DPMNEvotimvotuesitZoran Zaev
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Hallunaj-gjyqtar i Krimeve të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Hallunaj-gjyqtar i Krimeve të Rënda

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.