AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtari Faqolli u konfirmua në detyrë pasi raporti i DSIK u rrëzua si “i pasaktë”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Astrit Faqolli gjatë një seance gjyqësore.

Gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli arriti të shpjegonte pasurinë e tij dhe po ashtu u gjet i aftë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa raporti i DSIK që kërkonte shkarkimin e tij duke e shpallur të papërshtatshëm u rrëzua nga KPK për mungesë provash.

Gjyqtari Astrit Faqolli gjatë një seance gjyqësore.

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Astrit Faqolli tregon se këtij të fundit iu kërkuan nga Komisioni shpjegime për burimin e pasurisë së tij dhe po ashtu, vetë treshja gjykuese kreu hetim të zgjeruar mbi një shtëpi në Tiranë dhe një ndërtesë në Librazhd, që në fund rezultuan të ligjshme.

Por ndërsa gjyqtari qe në gjendje të dokumentonte pasurinë e tij dhe shpjegonte disa pasaktësi në deklarimet vjetore të interesave, përfshi ngatërresa me lekë të vjetra e lekë të reja, ishte raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që u duk se mund të cënonte karrierën e tij.

Vendimi i zbardhur së fundmi shpjegon se gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, i cili është përzgjedhur si pjesë e listës prioriate të vetingut për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor ishte konsideruar i papërshtatshëm nga DSIK me pretendimin e “përfshirjes në korrupsion pasiv”.

Por treshja gjykuese e KPK-së, e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Roland Ilia e rrëzoi këtë pretendim, duke vendosur se informacioni i DSIK ishte i pabazuar në prova dhe fakte dhe se ai i përkiste periudhës para asaj që ishte caktuar nga ligji si kohë për verifikimin e figurës.

Rasti i gjyqtarit Faqolli përbën herën e dytë që KPK përmbys një raport të DSIK si të pabazuar në prova, pas atij të gjyqtarit të Apelit të Tiranës,Ilir Toska. Më herët, në përgjigje të një kërkese për informim prej Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, DSIK që është bashkë me Inspektoratin  e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), institucion ndihmës i vetingut, njoftoi se nga 800 subjekte gjyqtarë dhe prokurorë, 200 rezultonin me probleme.

Megjithatë KPK ka treguar se vendimet e saj pak ndikohen nga raportet e institucioneve ndihmëse, ndërsa shpesh vendimi për shkarkim ose konfirmim është marrë pas verifikimeve dhe hetimeve të vetë Komisionit.

Sipas vendimit të zbardhur, DSIK konstatoi se gjykatësi ishte i papërshtatshëm. KPK nuk jep detaje të raportit në vendimin e zbardhur. Megjithatë, DSIK pretendonte se informacioni që ajo i referoi KPK-së ishte para janarit 2012, kohë prej të cilës ligji për vetingun ka kërkuar verifikimin e këtyre kontakteve, por këmbëngulte se gjykatësi duhej të shpallej i papërshtatshëm.

Raporti i Grupit të Punës së DSIK-së (informacioni që përmbante) iu nënshtrua sipas vendimit të zbardhur një hetimi administrativ të thelluar, “i cili konsistonte në verifikimin e rrethanave që merren parasysh në konstatim, si dhe rrethanave lehtësuese, të rrjedhura nga informacioni që kishte marrë Grupi i Punës dhe kishin çuar në konstatimin e papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës, si dhe vërtetësisë së ngjarjes konkrete, me qëllim gjetjen e provave, për realizimin e një procesi të rregullt ligjor”.

KPK thotë se pas këtij hetimi gjeti se informacioni ishte i paplotë dhe nuk përmbante elementet e kërkuara nga ligji, i cili kërkon një verifikim të plotë. Sipas KPK-së, në këtë rast “Grupi i Punës nuk ka kryer verifikime të mëtejshme, duke arritur në konkluzion vetëm mbi bazën e informacionit të paverifikuar”.  Po ashtu, KPK theksoi se duke qenë se verifikimi i figurës kryhet për periudhën pas 1 janarit 2012 në këtë rast informacioni nuk i përmbahej as këtij përcaktimi.

Megjithatë KPK vendosi të shqyrtonte procesin për të cilin Faqolli dyshohej. Të dhënat rreth këtij procesi janë censuruar në vendimin e zbardhur. KPK thotë megjithatë se pasi analizoi edhe këtë dosje gjeti se të dhënat e referuar nga DSIK nuk ishin të sakta. “Në këto kushte, duke analizuar raportin e ardhur nga DSIK-ja dhe organet ligjzbatuese, duke bërë një studim të thelluar të tyre, duke administruar provat e tjera në lidhje me çështjen, Komisioni çmon se informacioni mbi të cilin ka ardhur rekomandimi i DSIK-së rezulton i pasaktë dhe i pabazuar në prova dhe fakte, për pasojë subjekti Astrit Faqolli konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, konkludoi KPK.

KPK thotë se pas një hetimi të thelluar, nuk gjeti më shumë se sa një deklarim të pasaktë të pakësimit të gjendjes cash në deklarimin e vitit 2006 nga gjyqtari Faqolli dhe  deklarimin në “lekë të vjetër” në vitet 2004 dhe 2005 të kursimeve cash.

Por sipas vendimit të zbardhur, Komisioni nuk gjeti “prova apo indice që këto pasaktësi në deklarime të ishin bërë me qëllim fshehjen e burimit, të ardhurave apo pasurisë”.  Në vendimin e zbardhur theksohet se këto pasaktësi nuk ndikonin në vlerësimin e plotë të pasurisë së subjektit dha as mund të cënojnë figurën e gjyqtarit apo besimin e publikut te drejtësia.

“Në përfundim, Komisioni vlerëson se subjekti nuk ka në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht, si dhe i ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tij dhe personave të lidhur me të, ashtu siç parashikohet në pikën 1 të nenit D të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e zbardhur.  Ndërsa po aty shohet se Faqolli “ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë së tij”.

Po ashtu, KPK arriti në përfundimin se Faqolli ishte gjyqtar i aftë. Komisioni vlerësoi se nuk kishte “indice apo elemente që mund të ngrenë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtarit”, ndërsa vlerësoi se nuk kishte pasur ankesa ndaj tij.

Etiketa: Astrit FaqollidosjeDrejtësiaDSIKFirdes ShuliGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimILDKPKIIlir ToskaKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKorrupsionkorrupsion pasivKPKLibrazhdLigjligjzbatueseParaprokurorPunëraportRaportiRoland IliaShkarkimTiranëVendimetVendimiverifikim
Tjetri
Konflikti politik në Maqedoni rrezikon të destabilizojë vendin

A duhet ta paguajë Kosova çmimin e gabimeve të BE-së?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.