AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria emeton bondet sovrane në euro me interes 3.55%

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Pixabay.

Procesi i emetimit të bondeve sovrane u mbyll të martën me shitjen e 500 milionë eurove me afat maturimi 7 vjeçar. Interesi i bondeve shqiptare është ndjeshëm më i lartë se sa ai i bondeve maqedonase apo malazeze.

Foto Pixabay.

Qeveria shqiptare arriti të shesë tituj borxhi në masën 500 milionë euro përkundrejt një interesi vjetor fiks prej 3.55% dhe afat maturimi 7 vjeçar, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale.

Interesi i marrë është ndjeshëm më i lartë se sa bondet e ngjashme të emetuara nga Maqedonia më herët këtë vit por shumë më i ulët se sa interesi i bondeve shqiptare të emetuara në vitin 2015.

Në janar 2018, pavarësisht se Maqedonia gjendej në një krizë të thellë qeverisëse, arriti të emetojë 500 milionë euro bonde shtatëvjeçare përkundrejt një kuponi vjetor prej 2.75%. Nga ana tjetër Mali i Zi emetoi 500 milionë euro bonde 7 vjeçare përkundrejt një kuponi prej 3.375% në vit.

Në vitin 2015, Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75% ndërsa në vitin 2010 bondet u emetuan me interesin 7.5%.

Kryeministri Rama shpalli se rënia e interesit është rezultat i asaj që e quajti rezultat i reformave të qeverisë së tij. “Sot paguajmë 3.5% bond 7-vjeçar. Shqipëria shihet si një investim i sigurt e premtues falë reformave transformuese,” tha Rama.

Interesat e bondeve sovrane të vendeve në zhvillim kanë ardhur në rënie të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit, kryesisht si pasojë e zgjidhjes së krizës greke dhe qetësimit të krizës në eurozonë.

Interesat e ulëta të bondeve të reja të emetuara nënkuptojnë gjithashtu një lajm të keq për Ministrinë e Financave, e cila ka shpallur planin që të përdorë rreth 200 milionë nga të 500 milionët për të blerë gradualisht dhe para afatit të maturimit një pjesë të bondeve të emetuara në vitin 2015. Primi mbi vlerën minimale që Ministria e Financave do të duhet të  paguajë për këto bonde pritet të jetë i lartë për shkak se këto bonde tashmë konsiderohen si asete me vlerë për shkak se vijojnë të japin interes neto prej 5.75%.

Etiketa: bondetBorxhiEdi RamaEuroEurobondeKryeministri Edi RamaMaliMali i ZiMaqedoniaMASMinistria e FinancaveParaQeveriaQeveria shqiptareRamaRrjetet socialeshqipShqipëriashqiptarezhvillim
Tjetri
Protesta për shkollën, prindër e fëmijë bllokojnë rrugën nacionale e përplasen me policinë

Protesta për shkollën, prindër e fëmijë bllokojnë rrugën nacionale e përplasen me policinë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.