AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj Shullazit, gjykata u jep avokatëve edhe dy javë kohë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të shumta policie rrethojnë Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë procesit “Shullazi”. Foto: BIRN

Avokatët mbrojtës të Emiljano Shullazit dhe katër të akuzuarve si pjesëtarë të grupit të tij kërkuan më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën dhe vendosi shtyrjen me dy javë të gjyqit.

Forca të shumta policie rrethuan Gjykatën e Krimeve të Rënda para seancës ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Foto:Edmond Hoxhaj.

Avokatët e Emiljano Shullazit dhe katër të akuzuarve të tjerë, i kërkuan gjatë seancës së të martës Gjykatës së Krimeve të Rënda më shumë kohë për të paraqitur konkluzionet e mbrojtjes. Avokatët thanë se nuk ia kishin arritur të mbyllnin konkluzionet duke kërkuar edhe një javë kohë për të bërë një “mbrojtje serioze”.

Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën dhe po ashtu ai i dha mbrojtjes edhe një javë ekstra, duke caktuar gjyqin më 23 tetor. Një javë më parë, pas një sërë problemesh dhe përplasjesh të brendshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda lexoi pretencën duke kërkuar 64 vite burg në total për pesë të akuzuarit.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen për shtrëngim për dhënie pasurie; shkatërrim të pronës me lëndë plasëse e kanosje ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, si edhe kërcënimin për t’u tërhequr nga gara për rektor të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, e kanosjen e rektorit Dhori Kule

Të martën avokatët duhej të paraqitnin konkluzionet e mbrojtjes. Ngjashëm si në seancat e tjera që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta të shumta policie krijuar një perimetër sigurie dhe qëndruan aty edhe pas përfundimit të seancës.

Gjatë kësaj seance, ka qenë e pranishme edhe drejtuesja e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila mungonte kur organi i akuzës i paraqiti gjykatës konkluzionet përfundimtare. Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm avokatët mbrojtës të katër prej të pandehurve, Vladimir Meçe, Ravik Gura, Denion Bogdani dhe avokatja e caktuar kryesisht Aida Metushi, por mungonte avokati Aldo Tabaku i cili kishte njoftuar se në këtë orar ishte në një tjetër çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ashtu si herën e kaluar, në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm përfaqësues të ambasadave amerikane dhe gjermane, të cilët po ndjekin nga afër gjykimin e këtij rasti.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Fran Prendi, ka bërë me dije se pesë të pandehurit kishin paraqitur nga një deklaratë ku bënin me dije se nuk do të paraqiteshin në këtë seancë gjyqësore dhe se kërkonin vazhdimin e gjykimit në prani të mbrojtësve të tyre.

Të pyetur nga gjykata, prokurorët kanë kërkuar që seanca të vazhdonte edhe pa praninë fizike të të pandehurve, duke qenë se vetë këta të fundit kishin dorëzuar deklaratë që të përfaqësoheshin nga mbrojtësit e tyre.

Por, mbrojtësit ligjorë të Shullazit, Qyqjat, Danit dhe  Zelës kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Ata janë shprehur se edhe seancën pararendëse që u zhvillua më datë 2 tetor, kanë kërkuar dy javë kohë. Avokatët kanë theksuar se pavarësisht se kishin punuar dhe kishin përgatitur një pjesë të konkluzioneve përfundimtare, ju nevojitej të paktën edhe një javë kohë për të kryer një punë serioze, kjo edhe për faktin se orari për t’u takuar me klientët e tyre ishte i kufizuar, deri në orën 14:00.

Gjykata ka dëgjuar pretendimet e mbrojtësve, ka vendosur të shtyjë seancën me dy javë të tjera, dhe të caktojë datën 23 tetor, për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të mbrojtësve.

Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në konkluzionet e saj që u lexuan të martën e kaluar më 2 tetor kërkoi dënimin e të pesë të pandehurve në total me 64 vite burg. Kështu, për Emiljano Shullazin u kërkua dënimi me 17 vite burg, të cilin e cilësuan edhe si krijues dhe drejtues i grupit të strukturuar kriminal. Për Gilmando Danin, që e cilësuan si krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 15 vjet heqje lirie, për Endrit Qyqjan e Endrit Zelën nga 11 vite burg për secilin dhe për Blerim Shullazin 10 vjet heqje lirie.

Prokurorët theksuan se për shkak të rrethanave të veçanta të kësaj çështjeje, gjykata duhet t’u japë rëndësi deklarimeve të dhëna gjatë hetimit paraprak dhe i cilësoi të pandehurit me rrezikshmëri të lartë dhe për shkak se kanë qenë të dënuar edhe më parë.

Procesi gjyqësor ndaj Shullazit, Danit dhe të tjerëve nisi pranverën e vitit 2017, por kur çështja mbërriti në pikën e leximit të pretencës në qershor, seancat u zvarritën fillimisht për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës dhe më pas nga mungesa e prokurorëve që e hetuan atë.

Në shtator Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për krime të Rënda, të cilët nuk pranonin të ishin pjesë e shortit për të marr përsipër çështjen. Pas debateve mes prokurorëve, u vendos që organi i akuzës të përfaqësohet në këtë proces gjyqësor nga prokurorët Donika Prela, Anton Martini, Gentjan Osmani dhe Besnik Muçi.

 

Etiketa: AdriatikAIDAAnton MartiniBiznesmenBurgDonika PrelaEmiljano ShullaziFran PrendiGentjan OsmaniGilmando DaniGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHetimkanosjeKrimembrojtjepaktParaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSeancashtatorShullaziVladimir Meçe
Tjetri
Rama beson se “Babalja” ishte një komplot për rrëzimin e qeverisë

Rama beson se "Babalja" ishte një komplot për rrëzimin e qeverisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.