AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama beson se “Babalja” ishte një komplot për rrëzimin e qeverisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku bene pulik identitetin e deshmitarit X qe quhet Albert Veliu, i cili ne audiopergjimin e publikuar nga PD bashkebisedon me Agron Xhafen per pazare droge./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, speaks during a press conference, publishing the identity of the X witness called Albert Veliu. Veliu made a audio registration with Agron Xhafaj the brother of Interior Minister, Fatmir Xhafaj talking for drug trafficking in the city of Vlora.

Në një konferencë për shtyp të martën, kryeministri Edi Rama deklaroi se elementë të krimit të organizuar, në bashkëpunim me opozitën politike dhe “skuta të shtetit shqiptar” kanë organizuar një komplot që synonte rrëzimin e qeverisë së tij.

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së Këshillit tëMinistrave | Foto : LSA 

Kryeministri Edi Rama del rrallë në konferenca për shtyp, por në një të tillë, të martën më 9 tetor, deklaroi se nga maji i këtij viti, një komplot është zhvilluar me synimin e rrëzimit të qeverisë së tij. Rama foli për historinë e denoncimit nga opozita të asaj që opozita pretendoi se ishin prova të përfshirjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e lëndëve narkotike. Ai përsëriti pretendimin e mëparshëm se përgjimi i pretenduar nga opozita i bisedës mes Albert Veizit, i njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt është i sajuar dhe se Agron Xhafaj nuk është i përfshirë në atë bisedë. Por të martën, Rama deklaroi se ngjarja është sajuar jo thjeshtë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe për të rrëzuar qeverinë e tij.

“Të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga a-ja deri te zh-ja se kush është përfshirë në një konspiracion të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë, sepse i tillë është”, tha Rama.

Sipas tij, “kemi bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar, të burgosur për krim të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar”. [Link]

Përmendja nga Rama e togfjalësisht [dy skuta të shtetit] nuk u kalua pa u vënë re nga gazetarët e pranishëm, të cilët ngritën pyetjen nëse ai i referohej Shërbimit Informativ Shqiptar. Rama refuzoi të shpjegonte se për çfarë skutash bëhej fjalë, por iu hakërrye gazetares që e pyeti duke thënë: “Jua kam lënë juve të bëni gazetari e të mos tundni dybekun në kazan”.

Gjuha fyese e Ramës ndaj gazetarëve dhe konotacioni mizogjen përballë gazetareve nuk është gjë e re. Por në këtë rast, Rama pretendoi gjithashtu se media nuk ka bërë sa duhet për të vërtetuar qëndrimin e tij mbi këtë çështje.

“Po të bëni gazetari, i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve dhe ia kishit dhënë përgjigjet shumë më përpara sesa prokuroria të arrinte në gjysmë konkluzionet që ka arritur deri më tani”, tha ai.

Rama mendon se Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hetuar çështjen, nuk ka arritur në konkluzionet e plota.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në mënyrë të papritur të shtunën e kaluar njoftoi se po heton tre persona për “kallëzim të rremë” mbi çështjen. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë Arrest me Burg për Albert Veliun dhe një person tjetër Fredi Alizoti, i cili raportohet se ka pranuar të luajë në përgjim rolin e Agron Xhafajt, i cili njihet edhe si Geron Xhafaj. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe masë sigurimi detyrim paraqitjeje për gazetarin Jetmir Olldashi. Sipas akuzës të tre janë përgjegjës për veprën penale Kallëzim të Rremë. Problemi është që Kallëzimi i Rremë nuk është vepër penale që shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas Çlirim Gjatës, avokat i Olldashit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda kanë kryer gabim procedural duke vijuar hetimin e çështjes, e nisur fillimisht me dyshimin e trafikut të narkotikëve, por e vijuar si “kallëzim i rremë”.

Gjata kërkoi para Gjykatës së Krimeve të Rënda të martën shpalljen e moskompetencës në këtë çështje, por Gjykata e refuzoi kërkesën. Olldashi është deklaruar i pafajshëm duke argumentuar se ai nuk ka kryer ndonjë kallëzim në autoritetet shqiptare dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë kryer veprën penale të kallëzimit të rremë.

“Kallëzimi i rremë është një vepër penale e dobët. Me të tilla vepra penale nuk merret Prokuroria e Krimeve të Rënda por prokuroritë e zakonshme,” argumentoi Gjata.

Në një njoftim për shtyp të shtunën, prokuroria tha se fillimisht nisi hetimin për “Trafikim të narkotikëve”, por se “Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit”  ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”.

Kreu i Partisë Demokratike, e cila publikoi audio-përgjimin, Lulzim Basha sulmoi prokurorinë si të varur nga qeveria, ndërsa tha se nuk mund të pritej diçka tjetër “nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela”. Basha tha se Rama i kishte vënë kështu zjarrin shtetit ligjorë dhe bëri thirrje për “rrëzimin me çdo mjet të mafias në pushtet”. PD sëfundmi bëri akuza të reja ndaj Agron Xhafës, duke e akuzuar për lidhje të dyshimta me kumarin.

Kryeministri Edi Rama është përballur me një numër të lartë akuzash për lidhje të drejtpërdrejta me elementë kriminalë, përfshirë disa deputetë socialistë dhe së paku një kryetari bashkie të zgjedhur prej tij. Por kjo është hera e parë që ai pretendon se një komplot është krijuar me synimin e rrëzimit të qeverisë së tij.

Etiketa: AkuzaAlfred VeliuArrestArrest me burgBabaleBashaBurgÇlirim GjatadeputetdetyrimEdi RamaFatmir XhafajgazetarGjykataGjykatëGjykatëskonferenceKorrupsionKrimKryeministri Edi RamaLulzim BashaMASMediaNarkotiknarkotikëOpozitaParaPartisë DemokratikePDProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëQeveriaRamaSHshqiptareSigurimi
Tjetri
Rama beson se “Babalja” ishte një komplot për rrëzimin e qeverisë

Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.