AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pakti i OKB-së për emigracionin ndan shtetet ballkanike

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Elena Geroska

Bullgaria është anëtarja e fundit e BE-së që sqaroi se nuk do të mbështesë paktin e OKB-së mbi emigracionin, i cili pritet të nënshkruhet muajin e ardhshëm në Marrakesh, duke u shprehur se ai vë në rrezik interesat kombëtare.

Foto: Elena Geroska

Disa vende që ndodhen në të ashtuquajturën “rruga Ballkanike” do të bashkohen me Shtetet e Bashkuara, Austrinë dhe Hungarinë në kundërshtimin e marrëveshjes së planifikuar në nivel ndërkombëtar për lehtësimin e migracionit.

Bullgaria të hënën ishte e fundit që tha se nuk do të nënshkruante Paktin Global të Emigracionit të OKB-së, sepse “rrezikon interesin kombëtar të Bullgarisë”, tha kreu i grupit parlamentar të partisë GERB Tsetan Tsetanov një ditë pasi ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva tha se vendimi duhet të lihet në dorë të parlamentit.

Pasi një shtet i BE-së shpreh një mospajtim të tillë, BE-ja në tërësi nuk mund ta zbatojë konventën e OKB-së, tha ajo.

Policia kufitare bullgare njoftoi të dielën një kufizim të përkohshëm për njerëzit që hyjnë në një zonë përgjatë lumit Maritsa në kufirin bullgaro-grek pas një rritjeje të fundit të emigracionit të paligjshëm në zonë.

Njoftimi i Bullgarisë vjen pasi katër vende të tjera të BE-së, Hungaria, Austria, Polonia dhe Kroacia, njoftuan se nuk do të nënshkruajnë dokumentin e OKB-së në Marrakesh, Marok, më 11-12 dhjetor.

Kompakti Global për Emigracion të Sigurt dhe të Rregullt, i cili nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm, u finalizua nën kujdesin e OKB-së në korrik.

Pakti i OKB-së trajton çështje të tilla si mënyra për të mbrojtur njerëzit që emigrojnë, si t’i integrojë ata në vende të reja dhe si t’i kthejnë ata në vendet e tyre të origjinës, por marrëveshja nuk përcakton ndonjë numër të detyrueshëm të emigrantëve që duhet të pranohen nga një vend.

Në Kroaci, çështja e pa presidenten Kolinda Grabar Kitaroviç në mosmarrëveshje me qeverinë, duke e detyruar atë të lajmëronte se nuk do të merrte pjesë as në samitin në dhjetor.

“Mendova se Marrëveshja e Marrakeshit do të rregullonte një pjesë të këtyre çështjeve dhe në gusht i dërgova një mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se do të shkoja në Marrakesh,” tha Grabar Kitaroviç në fillim të nëntorit.

Ajo fajësoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Europiane të vendit për mos informimin e duhur të publikut për çështjen në fjalë.

Policia kroate tha në fund të tetorit se informacioni i rremë që vendi i BE-së do të hapte kufijtë e tij kishte çuar në mbledhjen e emigrantëve dhe refugjatëve në vendkalimet kufitare në Serbi dhe Bosnje, duke shpresuar të hynin në Kroaci.

Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sarec tha më 5 nëntor se ai gjithashtu nuk do të merrte pjesë në konferencën në Marrakesh.

Në Slloveni, kritikat më të ashpra për planin e OKB-së kanë ardhur nga Partia Demokratike Sllovene, SDS, e udhëhequr nga ish-kryeministri Janez Jansa.

Të martën e kaluar, grupi i Jansas i kërkoi parlamentit të thërriste një seancë të posaçme mbi emigracionin dhe Deklaratën e Marrakeshit.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, nga ana tjetër, tha për BIRN se ajo e mbështeti paktin e OKB-së. Ajo tha se ishte marrëveshja e parë e Kombeve të Bashkuara për miratimin e një qasjeje të përbashkët për emigracionin ndërkombëtar dhe të gjitha dimensioneve të tij.

Ministria e quajti marrëveshjen një hap përpara drejt promovimit dhe mbrojtjes së mëtejshme të të drejtave të emigrantëve.

“Mali i Zi mbështet një marrëveshje globale që synon të bëjë progres në këtë segment, duke marrë parasysh rreptësisht të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e promovuara brenda Kombeve të Bashkuara,” shtoi ministria.

Bosnja dhe Shqipëria e kanë nënshkruar tashmë dokumentin.

Qeveritë serbe dhe maqedonase nuk iu përgjigjën pyetjes së BIRN-it lidhur me marrëveshjen.

BIRN gjithashtu kontaktoi me presidencën dhe Ministrinë e Jashtme rumune, por nuk mori asnjë përgjigje lidhur me qëndrimet e tyre ndaj paktit të OKB-së deri në kohën e publikimit të lajmit.

Edhe pse nuk ndodhet në rrugën ballkanike të emigracionit, Rumania që nga viti 2017 ka përjetuar një shtim në kalimet kufitare nga grupet e emigrantëve dhe refugjatëve, sidomos pasi Hungaria ngriti një gardh në kufirin e saj me Serbinë.

Në mesin e vitit 2017, disa anije të mbushura me kurdë që largoheshin nga Iraku, refugjatë sirianë, por edhe disa iranianë, u kapën në Detin e Zi në rrugën e tyre drejt porteve rumune.

Në vitin 2015, Rumania votoi së bashku me Hungarinë dhe Sllovakinë kundër një plani të BE-së për të shpërndarë refugjatët nëpër vendet anëtare bazuar në kuota.

Pakti jo i detyrueshëm i Kombeve të Bashkuara mbi emigracionin u miratua në korrik nga mbi 190 shtete anëtare.

Por SHBA-ja nën drejtimin e Donald Trump u tërhoq vitin e kaluar. Hungaria anëtare e BE-së bëri të njëjtën gjë në korrik dhe Austri, e cila mban presidencën e këshillit të BE-së, njoftoi në fund të tetorit se nuk do të nënshkruajë. Vjena tha se druhej se ajo do ta bënte emigracionin një “të drejtë njerëzore”.

OKB-ja e ka quajtur lëvizjen nga Austria dhe Hungaria “të çuditshme dhe të gabuar”.

Etiketa: AnijeAustriAustriaBEBIRNBosnjaBosnjeBullgariaDonald TrumpemigracionJansaKroaciKroaciaLigjMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjeOKBPartiaPartia DemokratikePoliciaPoloniaprogresPunërrezikrruga ballkanikeRumaniaSerbiSHBAshqipShqipëriaShtetet e BashkuarasirianSlloveniTrumpVendimi
Tjetri
BE pengon planet e Maqedonisë për krijimin e një parajse fiskale

Ish-kryeministri Gruevski “kërkon azil në Hungari”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.