AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pakëz optimizëm për 2019

Kaushik BasungaKaushik Basu
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Mes konflikteve globale të ditëve të sotme, prishjes së debatit publik, sulmeve ndaj institucioneve demokratike dhe përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike, është e vështirë të gjesh shumë arsye për shpresë. Por është ende e mundur të rivendosim besimin në njerëzimin tonë të përbashkët.

Foto ilustruese Pixabay.

Në fund të këtij viti të mbushur me trauma politike dhe konflikte, e gjeta veten duke ndjerë një lloj ndjeje të papritur shprese, teksa rritja ulur në Mumbai, ku mund të shikoja Detin Arabik që shtrihej në perëndim drejt Gjirit të Adenit dhe Afrikës, si edhe nënkontinentin e madh indian që shtrihet në lindje drejt Gjirit të Bengalit dhe në tokat përtej.

Në fakt, nuk duhen anashkaluar katastrofat e vazhdueshme të vitit 2018. Në Jemen, miliona civilë, përfshirë fëmijë, po vuajnë nga uria dhe dhuna pa dallim. Në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, refugjatët që i largohen mjerimit dhe konfliktit nuk e dinë nëse do të gjejnë një strehë apo porta të mbyllura dhe gaz lotsjellës. Në mbarë botën, politikanët hiper-nacionalistë dhe egomaniakë po fillojnë luftëra tregtare, nxisin urrejtje dhe zvarriten drejt fashizmit.

Nëse ndihem optimist, duhet të jetë sepse gjatë muajit të fundit kam qenë në rrugë dhe disi i mbrojtur nga lajmet, nga SHBA-ja në Meksikë, Kinë dhe tani në Indi. Në të gjitha vendet kam biseduar me shitës rruge, studentë dhe me të panjohur nëpër kafene dhe kur dikush e bën këtë, është e pamundur të mos habitesh nga sa të ngjashëm janë njerëzit në të gjithë planetin. Ne mund të mos dukemi, vishemi apo flasim njësoj, por njerëzimi ynë i përbashkët bëhet i dukshëm nëpërmjet bisedës dhe bashkëveprimit. Në një kohë kur urrejtja ndaj “tjetrit” është në rritje, kjo është ngushëlluese.

Udhëtimi na kujton edhe historinë tonë të përbashkët. Duke ecur në zonën Roma Norte të Meksikës, mes shtëpive të vjetra koloniale me ballkone prej hekuri të punuar dhe muraleve të Alfred Hitchcock, Sigmund Freud dhe të tjerëve, dallova një tabelë ku shkruhej “M.N. Roy”. Ishte një klub nate që mbante emrin e revolucionarit indian M.N. Roy, i cili jetoi në Meksikë bashkë me gruan e tij amerikane, aktivisten Evelyn Trent, në fillim të shekullit të njëzetë.

Meksika në atë kohë ishte një qendër intelektualësh, artistësh dhe radikalësh me vizione bohemiane të një bote të re. Edhe pse Roy lindi në Arbelia, një fshat i vogël jashtë Kalkutës, ai ishte një shpirt i trazuar me fuqi intelektuale fenomenale, që jetoi në të gjithë botën, duke shkruar dhe duke folur. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Meksikës. Më vonë në jetën e tij ai ndërroi mendje, duke u bërë një humanist radikal. Dëshiroja të mësoja më shumë për klubin e natës, por ai ka orare disi revolucionare, duke u hapur në orën 23:15 dhe mbyllet në orën katër të mëngjesit.

Nga Meksika, udhëtova në anën tjetër të botës, ku drejtova një kongres në Xiamen, në Provincën Fujian të Kinës. Isha i shqetësuar, pasi së fundmi kisha dëgjuar një histori për një ekonomist amerikan i cili dyshoi që një shaka që ai do të tregonte në një leksion publik do t’i mbijetonte përkthimit. Ai u gëzua shumë kur publiku shpërtheu në të qeshura. Gjatë darkës ai mësoi se shakaja ishte përkthyer si: “Ekonomisti amerikan po tregon një shaka. Ju lutem, qeshni.”

Fatmirësisht për mua, nuk pati nevojë për përkthim sepse të gjitha leksionet në Universitetin Xiamen tani bahen në gjuhën angleze. Po pritesha në Kinën e re dhe pragmatike, ku anglishtja po përvetësohet jo për hir të saj, por për ta pozicionuar Kinën si një fuqi globale. Ndërsa SHBA-ja nën drejtimin e presidentin Donald Trump tërhiqet pas një muri të pa ndërtuar, pragmatizmi i Kinës po e shtyn atë përpara.

Nga dritarja e hotelit tim në Xiamen, mund të shikoja “ishullin piano”, Gulangyu, një hapësirë e mrekullueshme vetëm për këmbësorët, e cila shërben si një përzierje kulturash. Emri vjen nga fakti që shumë europianë dikur u vendosën atje nëpër shtëpi të mëdha me piano. Dhe ligji dhe rendi garantohej nga policë Sikh nga Raji Britanik.

Pas Xiamenit, udhëtova në Quanzhou, një vend akoma më i lashtë kulturor. Ky nuk qe vetëm shtëpia e Lao Tzu për pak kohë, themeluesi i Taoizmit, por gjithashtu edhe një port ku ka ndaluar Marko Polo.

Gjatë kohës që isha në rrugë, hasa shumë lajme dhe jo të gjitha ishin të këqija. Në Meksikë, më pëlqeu presidenti i ri, Andres Manuel López Obrador, dhe vizioni i tij për një shoqëri më të paanshme. Ka rreziqe që ai do të bëjë gabime politikash. Por në një botë që sundohet gjithnjë e më shumë nga mashtrimi, një lider me qëllime të mira është një shtesë e mirëpritur.

Gjeta pak shpresë gjithashtu edhe në gjasat në rritje që Trumpi do të rrëzohet nga pushteti dhe në fitoret e fundit mbi nacionalizmin dhe populizmin e viteve të fundit. Në zgjedhjet rajonale të Indisë në nëntor dhe dhjetor, njerëz të zakonshëm – përfshirë edhe hindutë – refuzuan me vendosmëri ideologjinë shinististe Hindutva të shitur nga politikanë nacionalistë si Yogi Adityanath. Edhe një nga urdhrat hindu më të spikatur e refuzoi fundamentalizmin. Në prag të Krishtlindjes, Swami Suparnananda, një figurë kryesore në Misionin Ramakrishna, qëndroi së bashku me kryepeshkopin katolik të Kalkutës dhe u kujtoi njerëzve “mesazhin e madh të Swami Vivekananda se një hindu i mirë është një i krishterë i mirë, një i krishterë i mirë është një hindu i mirë, një mysliman i mirë është një i krishterë i mirë”.

Në fund, gjeta shpresë duke lexuar “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”, 443 faqet e historianit Yuval Noah Harari për 2.5 milionë vitet e fundit në Tokë. Fillova ta lexoja me skepticizëm, por shumë shpejt më bëri për veten. I shkruar me dhuntinë e një filozofi dhe i ndërthurur me humor, ai më solli në mendje takimin tim në adoleshencë me “Një Histori e Filozofisë Perëndimore” i Bertrand Russell. Duke na kujtuar që njerëzit zënë një vend shumë të vogël në univers, ai arrin atë që shumë pak libra e bëjnë: Na vendos ne në vendin që na takon.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Thimbleful of Optimism for 2019

Etiketa: botedhunaDonald TrumpEmrigazIndikongreslajmeMeksikaProject SyndicateRomaSHSHBAstudenttraumaTrumpZgjedhjet
Tjetri
Debati mbi “mohimin e gjenocidit” do të mbizotërojë zgjedhjet në Srebrenicë

BIRN publikon raportin mbi sfidat për drejtësinë tranzicionale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.