AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BIRN publikon raportin mbi sfidat për drejtësinë tranzicionale

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varret e viktimave të Srebrenicës. Foto: Wikicommons.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, publikoi një raport të rëndësishëm mbi drejtësinë pas konflikteve në ish-Jugosllavi, duke theksuar sfidat rajonale në trajtimin e çështjeve si ndjekjet penale të krimeve të luftës, personat e zhdukur dhe pjesëmarrja e viktimave në proceset gjyqësore.

Varret e viktimave të Srebrenicës. Foto: Wikicommons.

Raporti i sapo publikuar i BIRN, “Pas ICTY: Llogaridhënia, E Vërteta dhe Drejtësia në ish-Jugosllavi”, përshkruan sfidat aktuale në bashkëpunimin rajonal lidhur me ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe personat e zhdukur, thekson problemet që pengojnë pjesëmarrjen e viktimave të luftës në proceset gjyqësore dhe shqyrton rolin e arkivave, artit, mediave dhe muzeve në trajtimin e së kaluarës.

Raporti sugjeron që dy dekada pas konflikteve në rajon dhe një vit pas mbylljes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, llogaridhënia, e vërteta dhe drejtësia ende ngjajnë më shumë si ideale sesa si realitet.

Ai përfundon me rekomandime për qeveritë dhe institucionet gjyqësore në ish-vendet e Jugosllavisë për të ndërmarrë hapa kuptimplotë në procesin e trajtimit të së kaluarës dhe që Bashkimi Europianë të përfshijë politikat e drejtësisë tranzicionale si standarde të BE-së në të gjithë procesin e integrimit të këtyre vendeve, si edhe të sigurohet që drejtësia tranzicionale të jetë pjesë e ndërhyrjeve të tjera të politikës në rajon.

Raporti rrjedh nga një sërë ngjarjesh që u mbajtën në vitin 2018 në të gjithë rajonin për të diskutuar çështjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin, përpjekjet për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe dëmtojnë përpjekjet për dialog ndërkulturor.

Organizuar nën ombrellën e Nismës së Drejtësisë Tranzicionale të BIRN, eventet bashkuan pjesëmarrës nga shoqëria civile, komuniteti i ekspertëve, institucionet, akademia dhe media.

Edhe pse ekzistojnë disa protokolle që rregullojnë bashkëpunimin në fushën e ndjekjes penale të krimeve të luftës, zyrat e prokurorive kombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi ende nuk janë angazhuar në një bashkëpunim kuptimplotë për të trajtuar trashëgimitë e shkeljeve të rënda që ndodhën gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, thotë raporti.

Bashkëpunimi rajonal është në nivelin më të ulët në vite, ka një gjendje amullie në numrin e rasteve të reja të nisura – dhe në disa vende një rënie të konsiderueshme në numrin e rasteve të reja – ndërsa vetëm disa oficerë të rangut të mesëm dhe të rangut të lartë janë paditur. Prokuroritë kombëtare shpesh i nënshtrohen presionit politik dhe u mungojnë burimet dhe përkrahja e tyre institucionale.

Një tjetër sfidë kryesore në trajtimin e trashëgimisë së luftërave të viteve 1990 është pjesëmarrja dhe dëmshpërblimet e viktimave.

Shumica e viktimave që morën pjesë në procedurat gjyqësore si dëshmitarë morën mbështetje të kufizuar nëpërmjet njësive të viktimave dhe dëshmitarëve. Por në përgjithësi, pjesëmarrja e viktimave ishte e pakët dhe të mbijetuarit e luftës ishin thjesht vëzhgues pasivë, me hapësirë të kufizuar për të bërë kërkesa për kompensim.

Viktimat shpesh nuk janë të informuar në mënyrë adekuate për skemat e dëmshpërblimit, ndërsa proceset e dëmshpërblimit – nëse ekzistojnë – janë të gjata dhe të ngarkuara me burokraci dhe sfida ligjore. Ekziston një perceptim i përgjithshëm se sistemet e drejtësisë në ish-vendet jugosllave i kanë tradhtuar viktimat.

Të mbijetuarit e krimeve dhe familjet e personave të vrarë dhe të zhdukur thonë gjithashtu se e drejta për të vërtetën nuk është përmbushur. Ndërkohë që pothuajse të gjithë personat e zhdukur janë të listuar si të tilla, mungojnë listat me emrat e të gjithë personave të vrarë gjatë konflikteve.

Politikanët dhe institucionet shtetërore në rajon shpesh kanë treguar mungesë koordinimi dhe bashkëpunimi për çështjet që datojnë nga konfliktet, ndërsa qasja e tyre ndaj çështjes së personave të zhdukur ka qenë nga një këndvështrim strikt kombëtar dhe etnocentrik.

Edhe pse është grumbulluar dokumentacion i rëndësishëm në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë konflikteve nga Gjykata e Hagës dhe gjykatat vendore, shumë pak anëtarë të publikut të gjerë janë të vetëdijshëm për ekzistencën e kësaj.

Një problem tjetër është mungesa e hapjes së arkivave të institucioneve në shtetet e ish-Jugosllavisë. Atje ku arkivat janë të hapura, institucionet përballen me burime të kufizuara.

Pavarësisht dokumentacionit dhe burimeve që janë në dispozicion, ende nuk ka asnjë shenjë narrativash të bazuara në fakte mbi trashëgiminë e luftës që krijohet në vendet e rajonit, kryesisht për shkak të mbizotërimit të vazhdueshëm të diskursit nacionalist.

Përfaqësuesit zyrtarë të të gjitha vendeve të rajonit vazhdojnë të përdorin retorikën “ne dhe ata” në lidhje me krimet e kohës së luftës, ndërsa elitat politike dhe institucionet shtetërore kanë mbështetur vazhdimisht dhe madje kanë promovuar kriminelë të dënuar të luftës. Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut që sfidojnë narrativat zyrtare sulmohen dhe nganjëherë ndiqen penalisht.

Diskursi nacionalist prek edhe memoralizimin dhe arsimin. Proceset e memoralizimit në vendet post-jugosllave bëhen mbi baza etnike, me përkujtimore shtetërore që organizohen vetëm për viktimat e përkatësisë etnike dominuese. Nëpër shkolla, teksteve të historisë u mungon paanshmëria kur bëhet fjalë për luftërat në ish-Jugosllavi.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimi EuropianBEBIRNdëshmitarëdialogDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësGjyqish-JugosllaviJugosllavikompensimKroaciMal të ZimbështetjeMediarajonraportRaportiSerbishkollatë zhdukur
Tjetri
Natyra përballë infrastrukturës

Natyra përballë infrastrukturës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.