AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hungaria do të vazhdojë të kontrollojë hapësirën ajrore mbi Kosovë

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kulla e trafikut ajror në ANSA. Foto: BIRN.

Pasi pati nën kontroll shumicën e trafikut ajror mbi Kosovë që prej vitit 2014, Hungaria do të vazhdojë ta bëjë këtë për “një periudhë të pacaktuar” pasi prillit, kur skadon edhe marrëveshja aktuale pesë vjeçare, ka konfirmuar NATO.

Kulla e trafikut ajror në ANSA. Foto: BIRN.

Hapësira e sipërme ajrore mbi Kosovën – qielli mbi 3,048 metra nga sipërfaqja e Tokës – do të mbetet nën kontrollin e një kompanie shtetërore hungareze për “një periudhë të pacaktuar” pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të nënshkruar në vitin 2014 “për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe aktiviteteve të tjera relevante në hapësirën ajrore të caktuar mbi Kosovën” skadon më 3 prill.

Marrëveshja e nënshkruar midis Hungarisë dhe forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, në prill të vitit 2014, thotë se “ajo do të zgjatet automatikisht për një periudhë të pacaktuar, vetëm në rastet se secila palë ka paraqitur një njoftim me shkrim të paktën gjashtë muaj para përfundimit të periudhë fillestare “.

“Asnjë nga palët nuk ka paraqitur një njoftim me shkrim,” tha për BIRN një zyrtar i NATO-s të hënën në një përgjigje me shkrim. “Ekspertët po ndërmarrin hapat e domosdoshme për të ripërtërirë marrëveshjet operacionale dhe teknike,” thuhet në përgjigjen e NATO-s.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror e Kosovës, ANSA, kontrollon vetëm hapësirën ajrore më të ulët në vend, duke arritur në rreth 20 për qind të fluturimeve komerciale hyrëse dhe dalëse në vend. Pjesa e mbetur prej 80 për qind e trafikut ajror në hapësirën ajrore të sipërme kontrollohet nga Hungaria.

Një kompani shtetërore hungareze, HungaroControl, ofron shërbime të trafikut ajror për hapësirën ajrore të sipërme sipas marrëveshjes me NATO-n.

Të dhënat nga HungaroControl, nga maji i vitit 2018, thanë se aktiviteti në “hapësirën ajrore të lartë në Kosovë është rritur ndjeshëm me 33.85 për qind, krahasuar me të dhënat e majit 2017.” Vetëm gjatë majit 2018 grafikët tregojnë se pati 11,649 operacione në hapësirën ajrore të sipërme.

HungaroControl tha se trafiku ajror në hapësirën ajrore të Hungarisë ishte rritur pothuajse dhjetëfish, në përputhje me trendet globale, gjatë viteve. “Deri në fund të vitit 2018, kompania siguroi trafik të sigurt për më shumë se një milion avionë,” tha ajo.

“Kjo vlerë tepër e lartë përfshin gjithashtu hapësirën ajrore të sipërme mbi Kosovën,” thuhej në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të HungaroControl në janar.

Të ardhurat e fituara nga nisjet dhe ardhjet në aeroportin e Prishtinës, drejt dhe nga rreth 25 destinacione, shkojnë për ANSA-n e Kosovës.

“Vitin e kaluar ne fituam 4 milionë euro nga kjo, ndërsa hapësira ajrore e sipërme duhet të kishte gjeneruar rreth 6,7 deri 7,8 milionë euro, por nuk kemi të dhëna të sakta për këtë,” tha drejtori i ANSA-s, Bahri Nuredini, për BIRN.

Nëse Kosova do të kishte kontroll të plotë mbi hapësirën e saj ajrore të sipërme, vendi mund të fitonte miliona euro në vit. Kosova mund të krijojë “një minimum prej 100 vendesh të reja pune për qytetarët e saj, ndërsa nga aspekti financiar do të fitonte 6 deri në 8 milionë euro shtesë në vit,” tha Nuredini.

Ai shtoi se tarifat aktuale përcaktohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, i cili “ka të drejtën të ulë ose të rrisë tarifat kur vlerëson zhvillimin e politikës kombëtare”.

Sipas ANSA, viti 2018 pa mbi 16,000 operacione komerciale, një rritje prej 12 për qind nga viti i kaluar.

Një ilustrim i mënyrës si fluturimet që vijnë nga vendet perëndimore drejt Kosovës duhet të shmangin hapësirën ajrore të Serbisë. Foto: ANSA.

NATO ka kontrolluar hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, mbi 3,048 metra, që kur konflikti me Serbinë përfundoi në vitin 1999, kur aajo ia dorëzoi këtë detyrë Hungarisë anëtare të NATO-s.

Për shkak të marrëdhënieve aktuale të vështira të Kosovës me Serbinë, e cila nuk e njeh atë si një shtet, ka vetëm dy korridore të hapura përmes Maqedonisë për fluturime komerciale.

“Fluturimet nga vendet perëndimore që vijnë në drejtim të Kosovës duhet të shmangin hapësirën ajrore të Serbisë dhe Malit të Zi,” vuri në dukje Nuredini.

Etiketa: BIRNEuroKFORKosovaKosovëKullaMarrëveshjaNATOpaktParaSHTrafiktrafiku
Tjetri
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

Anulohet tenderi për mbikalimin te Unaza e Re

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.