AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Marshimi i Krenarisë do të fuqizojë të drejtat e njeriut në Bosnje

Mladen LakicngaMladen Lakic
7 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBTI në Beograd. 16 shtator 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një aktivist që ndihmon në organizimin e paradës së parë të krenarisë në Sarajevë të Bosnjes këtë vit, thotë se kjo do të ndihmojë në forcimin e luftës më të gjerë për të drejtat e njeriut në vend.

Branko Culibrk. Foto kortezi: Branko Culibrk/ Zamisli.ba

Branko Culibrk, një nga organizatorët e paradës së parë, që planifikohet të mbahet në shtator, i tha BIRN se ai beson se marshimi i krenarisë do të kalojë pa pengesa dhe do të kontribuojë në një luftë më të fortë për të drejtat e njeriut në vend.

“Kur flasim për të drejtat e njeriut në Bosnje, duhet të theksoj se situata është shumë keq dhe druhem se sa vjen e përkeqësohet “, tha aktivisti për BIRN.

Culibrk është pjesë e një grupi aktivistësh që qëndrojnë prapa idesë së marshimit të Krenarisë.

Megjithatë, ata po e mbështesin eventin individualisht dhe jo si përfaqësues të organizatave për të cilat punojnë.

Marshimi i krenarisë do të mbahet nën moton “Ima izac” që do të thotë “Mund t’ia thuash dikujt”, e cila është gjithashtu një frazë e përdorur dikur në autobusët e Bosnjës, kur pasagjerët i thoshin shoferit të ndalonte që të mund të zbrisnin.

“Marshimi i krenarisë do të zhvillohet në qendër të qytetit, ku mbahen të gjitha tubimet e tjera. Kemi paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Transportit në Kantonin e Sarajevës më 1 prill, por ka një rrugë të gjatë përpara për të planifikuar dhe për të përcaktuar të gjitha aktivitetet e mëtejshme,” tha Culibrk.

Megjithëse situata e të drejtave për LGBTI+ në përgjithësi në rajon mbetet e pakëndshme, komuniteti në Bosnjë ndodhet në një pozitë më të keqe se në shumicën e vendeve të tjera në rajon. Marshime të ngjashme të krenarisë kanë qenë rutinë në Kroaci, Serbi dhe Malin e Zi, për shembull, prej disa vitesh.

“Kroacia ka bërë përpara në rregullimin e disa të drejtave për personat LGBTI+, veçanërisht kur flitet për të drejtën për partnerë përmes Ligjit për Partneritetin e Jetës, i cili praktikisht ka të njëjtin kuptim si martesa, përveç mundësisë për adoptimin e fëmijëve,” vuri në dukje Culibrk.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës, më e madhja nga dy entitetet në Bosnje, miratoi kërkesën për legalizimin e martesave të gjinisë së njëjtë në tetor 2018.

Por është ende në pritje, për shkak të bllokimit të formimit të qeverive të reja pas zgjedhjeve të mbajtura në të njëjtin muaj.

“Ne presim që qeveria e re të organizojë në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme grupin e punës dhe hartimin e këtij ligji, ku do të kërkojmë të jemi pjesë e grupit të punës dhe të kontribuojmë në krijimin e kësaj zgjidhjeje ligjore,” tha Culibrk për BIRN.

Institucionet boshnjake nuk janë proaktive në mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI+, tha ai.

“Kryesisht, kur bëjnë diçka për këto çështje, bëhet me iniciativën e OJQ-ve ose presionin e tyre”, shpjegoi ai.

Pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBTI në Beograd. 16 shtator 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Ai përmendi zyrën e Avokatit të Popullit në këtë kontekst, “i cili është para institucioneve të tjera kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve LGBTI, por që akoma duhet të inkurajohet të hartojë Raportin Special për gjendjen e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Bosnje”, shpjegoi Culibrk.

Komiteti organizues i marshimit të krenarisë në Sarajevë nuk do të ftojë përfaqësues të qeverisë apo politikanëve të marrin pjesë, por “nëse ata mendojnë se duhet të jenë atje dhe të mbështesin këtë ngjarje, ata janë të lirë ta bëjnë këtë”, tha Culibrk.

Ndërsa shumica e partive politike në Bosnjën konservatore nuk kanë komentuar për marshimin e krenarisë, lideri kroat i Bosnjës ka thyer heshtjen për të thënë se është në favor të marshimit.

“Jam mbështetës i gjithë diversitetit, është një çështje personale. Gjithkush mendon ndryshe dhe kjo duhet të vlerësohet; ky është diversiteti”, tha të hënën Dragan Çoviç, kreu i partisë kryesore kroate të Bosnjës, Bashkimi Demokratik Kroat në Bosnje, HDZ BiH.

Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes përmbyti mediat sociale pas lajmit mbi marshimin e parë të krenarisë.

Zyra e Avokatit të Popullit në Bosnjë më 3 prill tha se dënoi çdo veprim që diskriminonte popullatën LGBTI.

Dhe shtoi se synonte të “merrte të gjitha masat e përcaktuara me ligj, përfshirë fillimin e hetimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut”, nëse gjente ndonjë provë për këtë.

“Ajo që na habiti më shumë janë mesazhet e mbështetjes dhe inkurajimit që janë shumë më të pranishme sesa mesazhet e urrejtjes në këtë moment, e cila na fuqizon më tej të bëjmë gjënë e duhur që do të kontribuojmë për të drejtat e njeriut në kontekstin më të gjerë në Bosnje”, komentoi Culibrik, me optimizëm lidhur me gjuhën e urrejtjes.

Ai u bëri thirrje institucioneve të veprojnë me përgjegjësi dhe të reagojnë ndaj këtyre fenomeneve në përputhje me kompetencat e tyre dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se dhuna nuk do të tolerohet.

Të qenit gej ishte një krim deri në vitin 1998 në entitetin e Federatës. Subjekti tjetër i Bosnjes, i dominuar nga serbët, Republika Srpska, e hoqi atë si një krim në vitin 1996.

Brcko District, një entitet i veçantë administrativ në Bosnjën verilindore, shfuqizoi këtë dispozitë në kodin e vet penal në 2003.

“Një nga ngjarjet kryesore për komunitetin LGBTI+ dhe aktivizmin në Bosnje ishte organizimi i Festivalit “Queer Sarajevo” nga Shoqata Q [në vitin 2008],” shtoi ai.

“Kjo ishte ngjarja e parë publike LGBTI+ që u sulmua nga grupet fetare të drejtave dhe ato radikale, duke çuar në ndërprerjen e saj me dhunë,” kujtoi ai.

Pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBTI në Beograd. 16 shtator 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Por në vitet pasuese të kësaj ngjarje të shëmtuar, Culibrk ka vërejtur ndryshime pozitive. Ai thotë se aktivitetet e organizatave të ndryshme janë bërë më të dukshme – ashtu si dhe prania e komunitetit LGBTI+.

Culibrk kujton se Festivali Merlinka u mbajt në Sarajevë dhe në Tuzël, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, ndërsa tubimet në Sarajevë përfshinë edhe marshimin “Dhuna nuk është normale”.

Duke pasur parasysh rrezikun e organizimit të një ngjarjeje të tillë për herë të parë, Culibrk thotë se ai i ka mbijetuar kërcënimeve të shumta, sulmeve, përpjekjeve për të diskredituar atë.

“Më shumë se frikë, ndjej një nxitje për t’i rezistuar dakordësisë me një situatë kaq shkatërrimtare në shoqërinë tonë. Kjo më shtyn të çoj deri në fund organizimin me sukses të Marshimit të Krenarisë,” përfundoi Culibrk.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBeogradBIRNBosnjedhunaGjuha e urrejtjesKrimKroaciKroaciaLigjMediat socialeParaPunëQeveriarajonRepublika SrpskaSarajevëSarajevoSerbiSHshtatorTuz
Tjetri
Rovena Gashi dhe e motra përplasen me KPA, pretendojnë shkelje të të drejtave

Rovena Gashi dhe e motra përplasen me KPA, pretendojnë shkelje të të drejtave

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.