AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Tërmet Peçi-kryetar i Bashkisë Tepelenë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi. Foto: Facebook.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi deklaron pasuri me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërkohë që vetëm nga shitja e një makine ka siguruar fitime prej 2.3 milionë lekësh ose 23% e të ardhurave totale.Tërmet Peçi u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Tepelenës në vitin 2011 dhe mori një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Ai është përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërkohë që do të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet e pritshme të 30 qershorit.

Kryebashkiaku Peçi nuk ka publikuar një CV në faqen zyrtare të Bashkisë së Tepelenës, por referuar të dhënave në formularin e tij të dekriminalizimit, ai ka qenë emigrant ekonomik në Greqi gjatë viteve 1991-1993 dhe në Itali në vitet 2007-2008.

Ai deklaron gjithashtu se në vitin 2004 është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tepelenës për veprën penale të “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi per vitet 2011-2017.

Kryebashkiaku Peçi deklaronte si pronë të vetme një apartament me vlerë 700 mijë lekë në vitin 2011; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 2.6 milionë lekëve. Përveç apartamentit të deklaruar në vitin 2011, Z. Peçi e ka shtuar pasurinë e patundshme edhe me një sipërfaqe toke të blerë për 600 mijë lekë.

Ai deklaron gjithashtu likujditete bankare me vlerë 1.39 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën 2011-2017 janë 9.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i kryebashkiakut zë 43% të të ardhurave, ndërsa paga e bashkëshortes si mësuese 33%. Ndërkohë, 23% të të ardhurave familjare janë siguruar nga fitimi i shitjes së një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, në analizën cilësore të deklaratave të pasurisë u identifikua si “flamur i kuq” fitimi i lartë i siguruar nga shitja e një automjeti. Zoti Peçi deklaron se ka blerë një automjet në vitin 2012 për 800 mijë lekë, ndërkohë që e njëjta pasuri është shitur tre vjet më vonë për 23 mijë euro. Fitimi i llogaritur nga shitja e pronës është rreth 2.3 milionë lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu se subjekti nuk ka deklaruar të ardhura nga funksioni i kryebashkiakut në vitin 2011.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEuroflamur i kuqGjykataGreqiILDKPKIItaliKontrollikryetarLokaleParaPartisë Socialistepasuriaraportreporterreporter.alSHshqipSkedatërmetZgjedhjet
Tjetri
Kolegji urdhëron analizë të re financiare për gjyqtarin Edmond Islamaj

Kolegji shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.