AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kaosi kushtetues, Kuvendi shpall “nul” me rezolutë dekretin e Presidentit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie përkujtimore më 5 maj 2019. Foto: LSA

Në përpjekje për të deligjitimuar një dekret kontravers të Presidentit Ilir Meta mbi datën e zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe deputetët zëvendësues nga listat e PD dhe LSI, votuan me 100 vota një rezolutë që e shpall aktin e Metës “nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”. Presidenca këmbëngul se dekreti është i ligjshëm dhe KQZ duhej ta zbatonte.

Presidenti Ilir Meta (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie përkujtimore më 5 maj 2019. Foto: LSA

Pa hasur në ndonjë rezistencë në Kuvendin e braktisur nga PD dhe LSI prej muajsh,  Partia Socialiste miratoi të enjten një rezolutë e cila e cilëson “nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”, dekretin e disa ditëve më parë të Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve.

Rezoluta u miratua me 100 vota pro, duke përfshirë edhe deputetët zëvendësues që hyn nga listat e PD dhe LSI, 7 më shumë se shumica e cilësuar që i duhet Kuvendit për të filluar procedurën e shkarkimit të Presidentit. Megjithatë në të nuk përmendet fjala shkarkim që ishte lakuar nga përfaqësues të PS pas dekretit, por vetëm vihet në dukje se ai ishte i “kundraligjshëm” dhe se përgatitjet për zgjedhje më 30 qershor duhet të vijonin.

Menjëherë pas votimit në Kuvend, Presidenca reagoi duke riktheksuar se dekreti i Presidentit ishte në fuqi dhe KQZ duhej ta zbatonte. “Ky organ është i detyruar ta zbatojë. Çdo anashkalim i detyrave nga ky institucion është i patolerueshëm nga ligji”, tha në një konferencë për mediat këshilltari i Presidentit Bledar Dervishaj.

Kryeministri Edi Rama i cili mbajti një fjalë të gjatë në Kuvend rreth vendimit të Presidentit, që u zgjodh me votat e PS para zgjedhjeve të vitit 2017, e akuzoi atë për shkelje të Kushtetutës ndërsa ironizoi Metën. “Çfarë kërkon Meta më shumë nga Shqipëria? I cili pa mbushur 50 vjeç e ka bërë si askënd si askush në tjetër në histori. Kujt më shumë se Metës i janë falur hiletë e skandalet”, tha Rama, që e cilësoi dekretin për anullimin e zgjedhjeve si “akt brutal, të papërgjegjshëm dhe budallallëk”.

Nga ana tjetër presidenca e cilësoi seancën e kuvendit një shanc të humbur për reflektim. “Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një moment reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh”, tha Dervishaj duke iu referuar rezolutës.

Ashtu si vendimi i Presidentit Ilir Meta edhe rezoluta e miratuar në Kuvend janë me ligjshmëri të diskutueshme.

Kreu i Opozitës Lulëzim Basha e cilësoi rezolutën “Një farsë” dhe “teatër” të kryeministrit Edi Rama. “Mos kini asnjë iluzion se farsa e sotme përfundoi në rezolutë dhe po konsumon orët e pasdites për tu shndërruar në një pendim të Edi Ramës”, tha Basha para gazetarëve.

Meta vendosi të shtunën të dekretojë shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor më 30 qershor 2019 pa dhënë shpjegime. Rama deklaroi se dekreti për çdekretim është nul dhe se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Presidenti Meta njoftoi të shtunën e kaluar se kishte vendosur të anullonte datën e zgjedhjeve dhe të hënën në mëngjes argumentoi para gazetarëve vendimin e shfuqizimit të dekretit me të cilin kishte caktuar 30 qershorin.

“Pa patur një datë të caktuar nga presidenti i Republikës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë,” tha Meta duke shtuar se e kishte ndërmarrë vendimin në bazë të funksionit të tij si “përfaqësues i unitetit të popullit”.

Partitë politike të opozitës, ku bën pjesë edhe ish-partia e Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën në mënyrë të paprecedentë të mos marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor të këtij viti, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe duke pretenduar se qeveria përdor krimin e organizuar për të fituar zgjedhjet.

Maxhoranca pati shpresuar se do të arrinte të zhvillonte zgjedhje për pushtetin vendor edhe pa praninë e opozitës. Deri tani në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat për kryetar ndërsa në një pjesë konkurrojnë disa të pavarur dhe disa të partisë së re Bindja Demokratike.

Lëvizja e Metës duket se synon saktësisht të ulë edhe më tej legjitimitetin e zhvillimit të zgjedhjeve me një palë. Vendi gjendet aktualisht pa një gjykatë kushtetuese funksionale që të mund të zgjidhë mosmarrëveshjet e këtij niveli.

Etiketa: BashaBindja DemokratikeBledar DervishajDekretideputetEdi RamEdi RamagazetarIlir MetaKQZKryeministri Edi RamakryetarkushtetueseKuvendKuvendiLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMaxhorancaMetaParaPartiaPartia SocialistePDPresidencaPSQeveriaRamaRezolutaShkarkimshqipShqipëriaVendimiVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtari Kastriot Selita u përball në KPK me dyshime për konflikt interesi dhe favorizim

Gjyqtari Kastriot Selita u përball në KPK me dyshime për konflikt interesi dhe favorizim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.