AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Përgjimet e “dosjes 339”, prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Arben Çuko

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko gjatë një aktiviteti.

Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se kishte përfunduar hetimet për një pjesë të “dosjes 339” dhe ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj ish-deputetit të PS Arben Çuko dhe 4 personave të tjerë të akuzuar për korrupsion. Çuko i ka mohuar akuzat.

Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko gjatë një aktiviteti.

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë dosjen 339, e cila u bë e njohur pasi një sërë përgjimesh brenda saj lidhën funksionarë të lartë të Partisë Socialiste me një grup të dyshuar për trafik narkotikësh, të përfshirë në fushatën elektorale dhe blerje e frikësim votuesish, njoftuan dërgimin në gjykatë të një pjese të dosjes pagëzuar si “339/2” me të akuzuar ish-deputetin dhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.

Çuko dhe katër persona të  tjerë, përfshi të arrestuar për akuza të grupit kriminal dhe trafikut të narkotikëve, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve”, thuhet në një njoftim të prokurorisë. Veç Çukos nën akuzë janë edhe Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu.

BIRN nuk mundi të kontaktonte me avokatët e të akuzuarve. Pas arrestimit  avokati i Çukos, Maks Haxhia u tha mediave se i mbrojturi prej tij nuk e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Haxhia pretendoi atëherë se ish-deputetit socialist, Arben Çuko, nuk kishte pranuar transferimin e  të burgosurit nga burgu i Burrelit në atë të Peqinit.

Sipas prokurorisë kjo ka ndodhur, por trasferimi është bërë në një burg tjetër. “Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Një investigim i BIRN dhe Zërit të Amerikës më herët zbuloi nga përgjimet e Çukos edhe ndikimin politik në emërimet në burgje dhe falsitetin e konkurseve publike apo ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë dhe deputetë të Partisë Socialiste.  “Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” thotë Çuko në një prej transkripteve që BIRN ka parë.

Po ashtu përgjime të pjeshme të nxjerra po prej kësaj dosje zbuluan angazhimin e të akuzuarve për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal” në blerje votash e frikësim votuesish në zgjedhjet e vitit 2017 dhe lidhjet e tyre me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Dako i ka mohuar akuzat.

Të akuzuarit e tjerë në këtë pjesë të dosjes së dërguar për gjykim janë shoferi i Çukos, i burgosuri Karagjozi, një ndërmjetës dhe Denis Llaftiu që po ashtu është në akuzë për trafik narkotikësh dhe vepra të tjera penale.

Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Çuko dhe katër të tjerët u arrestuan në tetor të vitit të kaluar në një operacion të pagëzuar “Vol-Vo4”. Prokuroria njoftoi atëherë edhe arrestimin e ish-deputetit tjetër të PS Arben Ndoka vëllai të tij dhe të afërmve të tyre, të akuzuar për “tjetërsim pronash” kryesisht në bregdetin e Lezhës.

Bashkë me ta policia e prokuroria njoftuan se kishte ndaluar 27 anëtarë të një organizate trafiku narkotikësh të drejtuar nga vëllezërit nga Avdyli nga Shijaku, të dënuar edhe më parë për vepra të rënda penale.

Prokuroria ka njoftuar se dosja në fjalë është një nga dosjet më voluminoze. Në një dalje publike, pas akuzave nga opozita se nuk po hetohej ndikimi në zgjedhjet e vitit 2017 e të dyshuarve për trafik narkotikësh dhe as lidhjet e tyre me kryebashkiakun në detyrë të Durrësit Vangjush Dako, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, njoftoi se për këtë dosje ishin 74 persona në hetim.

Deri tani në gjykim, veç Çukos dhe 4 të akuzuarve të tjera, janë dërguar për gjykim edhe 12 të akuzuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pjesa e parë e dosjes dërguar për gjykim ka të pandehur nipat e ish-deputetit Arben Ndoka. Prokuroria ka bërë me dije se të pandehur për këtë çështje janë “Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça”.

Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka nipat e ish-deputetit Arben Ndoka, janë dënuar ndërkohë më herët nga Gjykata e Shkodrës e Shkallës së Parë për akuzën e tentativës së vrasjes. Vetë ish-depueti dhe të afërm të tjerë janë në akuzë për tjetërsim pronash, ndërsa vëllai i tij veç akuzës për tjetërsimin e pronave në bregdet, akuzohet edhe për përfshirje në trafik narkotikësh.

Prokuroria bën me dije se vijon hetimet edhe për fakte të tjera penale që kanë dalë nga hetimi i kësaj çështje. Pjesët e kësaj dosje që kanë të bëjnë me ndikimin e grupeve kriminale në zgjedhjet e vitit 2017, janë ende pa të akuzuar zyrtarisht. Opozita, që dogji mandatet bazuar mbi përgjimet në këtë dosje, akuzon prokurorinë se nuk po heton.

 

Etiketa: AkuzaArben CukoArben NdokaArtur BallaavdyliBIRNblerjebregdetBurgburgjeDakodeputetDosjadosjeDrogë AvdyliFierGjykataGjykatësgjykimheroineHetimHetimetInvestigimKodit PenalkokaineKorrupsionKrimeLezhëmandatetoperacionOpozitaPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPSSHShijakuTrafiktrafikuVangjush DakoVladimir MaraVOL-VO4vuajtjeZgjedhjet
Tjetri
Ekspertët paralajmërojnë se tarifat e importit po rrisin çmimet në Kosovë

Ekspertët paralajmërojnë se tarifat e importit po rrisin çmimet në Kosovë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.