AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Votat e pavlefshme shtohen shumëfish në zgjedhjet shqiptare

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua duke votuar në mjediset e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ne Kamez, per zgjedhjet vendore. Foto: Malton Dibra/LSA

Në zgjedhjet e së dielës, kandidatët ishin fitues që para se kutitë e votimit të hapeshin, por votat e pavlefshme duket se ishin lajmi kryesor i rezultatit, i cili, ndonëse numërimi ka përfunduar, nuk është publikuar ende nga KQZ në nivel të detajuar.

Një grua duke votuar në mjediset e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ne Kamez, per zgjedhjet vendore. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se 812 mijë shqiptarë hodhën votë të dielën, por sistemi i raportimit statistikor të këtij institucioni duket se është në nivelin më të keq në shumë zgjedhje.

Në një njoftim të shkurtër mëngjesin e së mërkurës, KQZ, e cila është e ndarë mes shumicës së anëtarëve të emëruar nga socialistët dhe pakicës demokrate, bëri të ditur se numërimi ka përfunduar mbrëmjen e kaluar dhe rezultati është 812 mijë vota të hedhura me pjesëmarrje 23%. Siç dihet, socialistët fituan 60 bashki nga 61 dhe kandidatët e tyre si dhe kundërshtarët e paktë morën bashkërisht 766 mijë vota. Ndërkohë, bashkia e Finiqit u fitua nga partia minoritare MEGA në aleancë me socialistët.

Diferenca prej 45 mijë votash, janë vota të pavfeflshme, ose 5.5% e totalit të votave të hedhura. Në votat për këshillat bashkiake, të pavflefshmet ishin 50 mijë. Ndarja e votave të pavlefshme sipas bashkive apo sipas qendrave të votimit është për momentin e pamundur sepse KQZ nuk ka raportuar rezultate të tilla. Por në nivel kombëtar, këto janë zgjedhjet rekord për sa i përket numrit të votave të pavlefshme.

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2017, votat e pavlefshme ishin 32 mijë ose më pak se 2% e të gjithë votave të hedhura në ato zgjedhje, ndërsa në vitin 2013, votat e pavlefshme ishin 24 mijë ose 1.4%.

Në zgjedhjet e vitit 2015, kishte 38 mijë vota të pavlefshme ose 2.4% të totalit.

Shqiptarët votuan të dielën formalisht për të zgjedhur kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë, por në thelb ata zgjodhën kryetarë bashkish pa garë dhe u ftuan të votonin ose të bojkotonin në një formë referendumi mbi qëndrimet e ndryshme të qeverisë dhe opozitës, me aspak lidhje me çështje të pushtetit vendor.

Nga ana tjetër, këto ishin edhe zgjedhjet me raportimin më të keq të rezultateve nga KQZ prej shumë kohësh.

Shqiptarët janë mësuar së paku që nga viti 2011 që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të raportojë në mënyrë të detajuar rezultatet e zgjedhjeve ndërsa ato dilnin nga grupet e numërimit në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.

Në zgjedhjet e vitit 2017 për pushtetin qendror, shqiptarët kishin mundësi të shikonin rezultatin e votave në çdo kuti votimi pak minuta pasi numërimi i saj përfundonte [link]. Por në zgjedhjet e vitit 2019, kjo gjë nuk ishte e mundur.

Të dhënat e publikuara nga KQZ në një hartë të titulluar “Të Dhëna Paraprake” [link], paraqisnin të dhëna të agreguara në nivel bashkish, por jo në nivel njësish administrative apo qendrash votimi. Ndërsa përkeqësimi i raportimit të rezultateve mund të jetë një rastësi, në kushtet kur opozita ankohet për kuti të mbushura, ky raportim ndjeshëm më i keq se në zgjedhjet e kaluara ka gjasa do të rrisë mosbesimin e përgjithshëm të shqiptarëve ndaj sistemit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kritikuar jo vetëm nga opozita por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë për shkak të asaj që vëzhguesit e cilësuan si “interpretim jokonsistent të ligjeve” si dhe “interpretim të ligjit në mënyrë krijuese”.

Kritika më e madhe ndaj KQZ-së ishte lejimi i krijimit të komisioneve të qendrave të votimit, të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor dhe të grupeve të numërimit në mënyrë të njëanshme me militantë socialistë, gjë që e bën të gjithë procesin e administrimit zgjedhor të pabesueshëm.

Prokuroria nga hapur hetime për të paktën një rast dhe po verifikon disa kallëzime të tjera, por prokuroria ka një histori të gjatë të mosndëshkimit të krimeve zgjedhore në Shqipëri [Link].

Etiketa: AdministrativebashkiBashkiademokrateDibraGrupet e NumërimithetimeIbrahim RugovakandidatëtKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZkryetarOpozitapaktParaPartiaProkuroriaSHshqipShqipërishqiptareVëzhguesitVotaVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”

Seanca në KPA, relatorja Natasha Mulaj përplaset me gjyqtaren Kosova

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.