AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Riçelja e hetimit nuk ndryshon balancën negative për gjyqtaren Entela Shedula

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula u përball sërish me mungesa në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme për ndërtimin e një vile 3-katëshe. Subjekti kundërshtoi të dhënat e analizës financiare dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Riçelja e hetimit për pasurinë e kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula nuk solli ndryshime të analizës financiare, e cila konstaton mungesë burimesh financiare për  ndërtimin e një vile 3-katëshe.

Ashtu si edhe në seancën dëgjimore të zhvilluar më 30 janar 2019, Komisioni ka konkluduar se Shedula nuk ka arritur të provojë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur burime të ligjshme për ndërtimin e banesës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Shedula po kryhet për të tre kriteret nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Relatorja Suela Zhegu sqaroi se Komisioni e rihapi hetimin bazuar në provat e depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Sipas Zhegut, Komisioni ka tërhequr praktikën e plotë të legalizimit të banesës tre katëshe të gjyqtares Shedula, ku vetëm ndërtesa rezulton e regjistruar.

“Sipas zyrës së Kadastrës së Kavajës, kjo banesë pozicionohet në tokë shtet,” tha relatorja Zhegu. Ajo shtoi se me vendim të Komisionit të Kompesimit dhe Kthimit të Pronave, trualli prej 3600 metrash u është dhënë pronarëve.

Gjyqtarja Shedula shpjegoi në fjalën e saj se trualli ku është ndërtuar banesa tre katëshe u është kthyer katër bashkëpronarëve nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të pronave, ku një prej tyre është vjehrri i saj.

“Mosregjistrimi nuk e bën vendimin e Komisionit të Kthimit e Kompesimit të Pronave të pavlefshëm, por i heq vetëm të drejtën e tjetërsimit të pronës tek te tretët,” tha gjyqtarja.

Relatorja Zhegu sqaroi se për të kryer analizën financiare, Komisioni ka kërkuar nga Enti Kombëtar i Banesave referencat e kostove të ndërtimit dhe të çmimeve të materialeve të ndërtimit për periudhën 1995-2000.

Bazuar në të dhënat e servirura, kanë rezultuar balanca negative në periudhën kur është ndërtuar shtëpia tre katëshe. Për periudhën 1994-1999 ka rezultuar një balancë negative në vlerën e 5 milionë lekëve; për vitet 2000-2001 në shumën 802 mijë lekë; në vitin 2006 në shumën 1.6 milionë lekë; 468 mijë lekë në vitin 2008 dhe në vitin 2012 një balancë negative në vlerën 255 mijë lekë.

Gjyqtarja Shedula i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për mungesën e burimeve financiare të ligjshme për ndërtimin e shtëpisë tre katëshe. Ajo pretendoi se mungesa e burimeve financiare për investimet e konstatuar nga Komisioni për periudhën 1995-1999 është e ndryshme nga analiza e raportit të vitit 2019.

“Analiza nuk përputhet me provat e hetimit dhe të subjektit. Ndërkohë, nuk merren parasysh fakte të njohura botërisht që janë njohur për subjekte të tjera,” u ankua Shedula, e cila shpjegoi se i ishte drejtuar një eksperti vlerësues për të kryer saktë deklaratën veting.

Ajo tha se sipas vlerësuesit, vlera e shpenzimeve për ndërtimin e banesës është 8.2 milionë lekë. Shedula theksoi se në analizën e raportit të parë të KPK, ishin marrë parasysh deklarimet dhe provat e saj, ndërsa në të dytin nuk ishin konsideruar.

Sipas saj, ndërtimi i shtëpisë ka qenë informal e për pasojë kostoja ka qenë më e ulët. Duke iu referuar KPA, Shedula pretendoi se kostoja e ndërtimit informal është 26% më e ulët se ai i formalizuar. Ajo shtoi se në vitin 1999 kati i dytë kishte qenë karabina dhe nuk mund të vlerësohet si i përfunduar.

“Vlera totale e deklaruar nga unë ka qenë 8.4 milionë lekë. Ndërkohë, sipas llogaritjes rishtazi të Komisionit është 10.8 milionë lekë, por nuk është marrë parasysh se ndërtimi është informal,” tha Shedula, duke i quajtur të sakta deklaratat e saj për këtë pasuri.

Shedula tha gjithashtu se Komisioni nuk merrte në konsideratë të ardhurat e bashkëshortit të saj nga aktiviteti privat i importimit te rrobave të përdorura nga Italia gjatë periudhës 1995-1997.

Me tej, Shedula iu rikthye shpjegimeve të dhëna në seancën dëgjimore të mëparshme për kredinë e marrë nga Fondi Besa. Ajo tha se edhe pse kredia ishte marrë për ushtrim aktiviteti tregëtar, ishte përdorur për vazhdimin e ndërtimin e shtëpisë. Subjekti i rivlerësimit rishpjegoi se Fondi Besa në atë kohë jepte kredi vetëm per aktivitet tregëtar.

Gjyqtarja Shedula risolli gjithashtu në vëmendje të Komisionit mospërfshirjen në analizë të të ardhurave të përfituara nga bashkëshorti në vitin 2008 nga puna pranë një shoqërie private, për të cilën nuk ishin paguar sigurimet dhe tatimet. “Penalizohemi dy herë, një herë bashkëshorti që nuk i janë paguar kontributet nga punëdhënësi dhe një herë tani bashkëshortja si subjekt rivlerësimi,” tha gjyqtarja Shedula.

Relatorja Zhegu identifikoi gjetje edhe lidhur me aspektin profesional. Ajo tha se Komisioni kishte verifikuar edhe një rast të një vendimarrje të gjyqtares Shedula për një çështje penale të publikuar në median online për lirimin e shtetasit I.B. Zhegu shtoi se Shedula kishte dhënë shpjegime, të cilat do të vlerësohen gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.

Zhegu përmendi edhe një denoncim nga publiku ku ankuesi pretendon se gjyqtarja Shedula prej shtatorit 2017 po shqyrton një çështje civile ku ai është palë, të cilën nuk e ka përfunduar por e shtyn qëllimisht.

Për konstatimin e KPK-së lidhur me aspektin profesional, Shedula tha se për çështjen e bërë publike në media kishte zgjedhur të mos reagonte edhe ajo nëpërmjet mediave. Ajo tha se kishte vepruar në rrugë institucionale, duke sqaruar për vendimin e saj lidhur me çështjen penale në fjalë kishte njoftuar Presidentin e Republikës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe institucionet ndërkombëtare.

Shedula shpjegoi se në vitin 2013, prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për 10 ditë për I.B., në pritje të një akti ekspertimi për armën e ftohtë. “Gjatë gjykimit prokurori mori aktin dhe kërkoi ‘detyrim paraqitje’. Gjykata nuk mund të caktojë masë sigurie më të rëndë nga ajo që ka kërkuar prokuroria,” deklaroi gjyqtarja Shedula.

Lidhur me denoncimin e kryer nga një qytetar ajo shpjegoi se bëhej fjalë për një çështje që ka si objekt pjesëtimin e pasurisë. Ajo shtoi se kishte marrë një vendim për fazën e parë të pjesëtimit në vitin 2019 dhe se shqyrtimi po vazhdonte për fazën e dytë. Ajo mohoi që procesi të ishte shtyrë prej saj dhe deklaroi se një gjë e tillë kishte ndodhur për arsye proceduriale.

Përfaqësuesi ligjor i Shedulës, avokati Sokol Hazizaj tha se bazuar në gjithë provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe nga rezultatet e hetimit, nuk rezultonte që ajo të kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Ai nënvizoi se shtëpia ishte ndërtuar para se Shedula të lidhte kurorë me bashkëshortin e saj dhe prandaj sipas tij, ILDKPKI e kishte vlerësuar të drejtë deklarimin e pasurisë. “Duhet parë nëse ka ndonjë gënjeshtër… . Kjo e cënon besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë,” tha Hazizaj.

Kryesuesja Xhensila Pine konstatoi se ndërtimi i banesës kishte filluar para martesës, por kishte vazhduar edhe pas ardhjes së saj në familjen e bashkëshortit.

Në përfundim të seancës dëgjimore, gjyqtarja Shedula kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 13 mars, ora 09:30.

Etiketa: 1997AnalizëArmëArrestBashkëshortiBrunilda BekteshiBurgDenoncimdetyrimDrejtësiaEntela ShedulaFondi BesaGjykataGjykata e Rrethit KavajëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareILDKPKIItaliaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkredikrediaMASMediaParaPiSProcesi i vetingutProkuroriProkuroriaPunaPunërivlerësimiSokol HazizajSuela ZheguTregVendimVetingXhensila Pine
Tjetri
Vendet e Ballkanit marrin masa mes frikës së koronavirus

Çfarë është pandemia?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.