AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

COVID-19 dhe beteja e ideve të reja e Europës

Daniel GrosngaDaniel Gros
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Në pamje të parë, shtetet anëtare të Bashkimit Europian po debatojnë mbi faktin nëse blloku duhet të lëshojë “koronabono” të ndërsjella për të ndihmuar vendet e goditura më rëndë të përballen me pandeminë CVODI-19. Megjithatë, lufta e vërtetë ka të bëjë me drejtimin e ardhshëm të politikës fiskale dhe madje edhe të vetë euros.

Foto ilustruese: Pixabay.

Europa mund të fillojë të shohë pak dritë në fund të tunelit COVID-19, pasi numri i infeksioneve të përditshme dhe vdekjeve nga virusi bien gradualisht në të gjithë kontinentin. Por pasojat ekonomike nga “Izolimi i Madh” priten ende të vijnë. Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon që eurozona do të pësojë një rënie të PBB-së reale me më shumë se 7% këtë vit dhe do ta marrë veten vetëm pjesërisht në vitin 2021, duke e bërë këtë rënien më të madhe edhe se Recesioni i Madh i 2008-2009.

Europa, ose më saktë Bashkimi Europian, nuk ka vepruar gjatë krizës më të rëndë që ka kaluar ky kontinent në breza. Shtetet anëtare jo vetëm që janë angazhuar në një përballje për të siguruar furnizime të pakta mjekësore, por gjithashtu kanë bërë një përparim të vogël në lidhje me kontributin e BE-së në kostot ekonomike dhe financiare të krizës.

Banka Qendrore Europiane ka bërë me të drejtë gjithçka që mundet për të qetësuar tregjet financiare. Por vendet anëtare të BE-së vazhdojnë të kenë dyshime mbi faktin nëse blloku mund dhe do të ndihmojë vërtet vendet e prekura.

Në pamje të parë, mosmarrëveshja kryesore ka të bëjë me faktin nëse BE-ja duhet të lëshojë “koronabono” të ndërsjella për të financuar shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe shpenzime të tjera të lidhura me krizën në vendet më të goditura. Megjithatë, lufta e vërtetë nuk ka të bëjë me “instrumentet inovative financiarë”, siç thanë ministrat e eurozonës në takimin e tyre më të fundit, por më tepër për drejtimin e ardhshëm të politikës fiskale dhe madje edhe vetë euros.

Në librin e tyre “The Euro and the Battle of Ideas”, ekonomistët Markus Brunnermeier, Harold James dhe Jean-Pierre Landau analizuan rolin që quajtën idetë në vitet 2010-2014, kur eurozona shpesh dukej në rrezik shpërbërjeje. Ata argumentuan se menaxhimi i krizës së euros mbizotërohej nga përplasjet midis Francës dhe Gjermanisë, dhe se qëndrimet e të dy këtyre vendeve përcaktoheshin kryesisht nga idetë themelore ekonomike që mbizotëruan në debatet e tyre të brendshme.

Këtë herë, megjithatë, përplasja kryesore është qartë midis Gjermanisë dhe Italisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron është në një pozitë relativisht komode, sepse shumica e votuesve francezë nuk kanë një mendim të fortë për Eurobonot apo koronabonot. Këto instrumente janë në qendër të debatit të brendshëm si në Itali ashtu edhe në Gjermani, por vlerësohen shumë ndryshe në secilin vend.

Në Itali, koronabonot shihen si shprehje natyrore e solidaritetit europian. Qeveria argumenton se kriza COVID-19 nuk mund ishte parashikuar, se Italia prandaj meriton ndihmë nga partnerët e saj evropian dhe se koronabonot janë zgjidhja e vetme e pranueshme.

Shumë gjermanë, nga ana tjetër, i konsiderojnë koronabonot si një rrezik vdekjeprurës, sepse ato do t’i hapnin derën Eurobonove të frikshme, që do të nënkuptonte se taksapaguesit gjermanë të bëheshin përgjegjës për borxhin italian.

Mbështetësit e arsyeshëm të koronabonove në Francë, Spanjë dhe Itali nuk e kuptojnë këtë kundërshtim. Mbi të gjitha, argumentojnë ata, ata nuk po kërkojnë garanci gjermane për borxhin ekzistues italian, vetëm që shpenzimet shtesë që rrjedhin nga kjo krizë duhet të financohen nga një instrument i përbashkët europian. Por politikanët holandezë dhe gjermanë i druhen këtij misioni, sepse mendojnë se koronabonot do t’i hapnin rrugë shumave të mëdha dhe të pakontrollueshme të instrumenteve të tjerë.

Nuk ndihmon shumë as fakti që shumë njerëz në Itali dhe gjetkë në të vërtetë të ëndërrojnë që koronabonot do t’i hapin dyert Eurbonove. Ata kanë menduar prej kohësh se eurozona ka nevojë për instrumente të përbashkëta borxhi për të qenë një bashkim monetar “i plotë” dhe ata e konsiderojnë krizën aktuale si momentin ideal për të arritur këtë qëllim.

Arsyeja kryesore për këtë mosbesim të ndërsjellë është mungesa e një vizioni të përbashkët lidhur me parimet themelore fiskale. Dhe për shkak se njerëzit shohin në kriza ato që ata duan të shohin, gjë që, siç theksoi Dani Rodrik së fundmi, shpesh është një pohim i bindjeve të tyre, kjo thjesht ka forcuar pozicionet e palëve kundërshtare.

Kështu, gjermanët shohin te kjo krizë justifikimin e qasjes së tyre të kujdesshme ndaj politikës fiskale, sepse vite të tëra buxhetesh të ekuilibruara nënkupton se tani qeveria e tyre mund të shpenzojë shumë më tepër për të ndihmuar punëtorët dhe ndërmarrjet gjermane që të kapërcejnë krizën. Por kritikët e “masave shtrënguese” shohin te konfirmimi i deficitit buxhetor të Gjermanisë konfirmimin e qëndrimit të tyre. Mbi të gjitha, askush nuk mund t’i kundërshtojë deficitet e mëdha për momentin.

Për fat të keq, ky dialog të shurdhish largon vëmendjen nga problemi real, përkatësisht drejtimi i politikës fiskale pasi të jetë kapërcyer kriza e menjëhershme. A duhet që qeveritë të përpiqen të balancojnë sa më shpejt buxhetet e tyre dhe të fillojnë përsëri të ulin borxhin? Apo duhet të vazhdojnë të mbajnë deficite për aq kohë sa normat e interesit mbeten të ulëta? Rezultati eventual i kësaj beteje idesh fiskale do të jetë vendimtar për të ardhmen e euros.

Kjo nuk është një çështje që do të bëhet e rëndësishme vetëm në një të ardhme të largët kur ekonomia të rimëkëmbet. Tani afër, për sa kohë që kjo betejë mbetet e pazgjidhur, vendet anëtare do ta kenë të vështirë të bien dakord ndonjëherë për një strategji të përbashkët europiane për të kapërcyer krizën aktuale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. COVID-19 and Europe’s New Battle of Ideas

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBorxhiCOVIDCOVID-19dialogEkonomiaEmmanuel MacronEuroEuropaGjermaniHarold JamesItaliItaliaKrizaLuftaMacronMjekmjekëPBBProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëQeveriarrezikSHshpenzime
Tjetri
Tregtarët e Zdrales protestojnë kundër mbylljes pa afat të tregut

Tregtarët e Zdrales protestojnë kundër mbylljes pa afat të tregut

nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.