AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tregtarët e Zdrales protestojnë kundër mbylljes pa afat të tregut

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tregtarët duke protestuar para bashkisë Shkodër. Foto:Anila Dushi

Tregtarët e fruta-perimeve në tregun e mbyllur të Zdrales në Shkodër protestuar para bashkisë kundër vendimit për të shtyrë hapjen e tregut përtej dy javëve që ishte vendosur të mbahej mbyllur fillimisht.

Tregtarët duke protestuar para bashkisë Shkodër. Foto:Anila Dushi

Të mbetur pa zgjidhje gati dy javë pas mbylljes së tregut në Zdrale për shkak të mungesës së masave të sigurisë ndaj epidemisë, dhjetra tregtarë që punojnë aty shkelën rregulat e karantinimit dhe protestuan për mbi 30 minuta para Bashkisë Shkodër të hënën, por u detyruan të shpërndahen pa marrë përgjigje nëse do të kishte një zgjidhje.

Tregu i Zdrales u mbyll më 14 prill me urdhër të Bashkisë Shkodër pas zbulimit të një vale të infektuarish që e bëri atë qytetin e dytë më të prekur në vend. Por tregtarët që shisnin aty fruta dhe perime me pakicë thonë se janë lënë pa asnjë mundësi tjetër për të jetuar.

“Kaluan dy javë. Ne ishim dakord edhe pse do kishim humbje pasi malli ynë nuk pret dy javë prishet, por masat mbrojtëse në situatën që kalojmë  i gjykuam normale.Tani thonë do rrini mbyllur deri me 23 qershor. Kjo do thotë që ne të vdesim urie, pasi e kemi të vetmin burim jetese”, tha një nga tregtarët.

Shefi i policisë bashkiake që foli me tregtarët duke u kërkuar të shpërndaheshin, u tha atyre se vetëm mund të përcillte shqetësimet, por se nuk u premtonte dot zgjidhje.

“Të jeni të sigurt se çdo kërkesë tuajën do e përcjell tek kryetarja dhe administrata, por tregu do jetë i mbyllur deri në një urdhër tejtër ose do vazhdojë deri në afatin e përcaktuar”, tha Hasanpapaj.

Tregtarët us hprehën të zemëruar se afati i mbylljes së tregur, që ishte caktuar fillimisht për 2 javë, është zgjatur ndërsa atyre nuk është dhënë asnjë zgjidhje. “Mos na vini këmbën në fyt”,  thotë njëri prej protestuesve, duke iu drejtuar përfaqësuesit të Bashkisë. Tregtarët thanë se kishin humbur një pjesë të mallit pasi u mbyllën pa paralajmërim, ndërsa nuk janë të përfshirë as në listat e atyre që përfitojnë nga ndihmat financiare që shpërndan qeveria.

Bajram Hamiti, një prej shitësve, pranoi që tregu mund të mos hapej, por kërkoi një hapësirë ku mund të vijonte punën. “Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi”, tha Hamiti.

Pas më shumë se 30 minutash në protestë, tregtarët janë kthyer në shtëpi vetëm me premtimin se do gjendet një zgjidhje për problemin e tyre, por thanë se do të ktheheshin në protestë nëse nuk ndihmoheshin.

Etiketa: AdministrataAnila DushiBajramParaPunëQeveriaShkodërTregu
Tjetri
në të majtë ngrihet pallati 13 katësh i subjektit “jedas” dhe në të djathtë pallati 12 katësh i subjektit “kastrati”. foto geri emiri 600x400

Kullat e përkulura të Durrësit: Banorët përballen me ndërtuesit për cilësinë e punimeve

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.