AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KLGJ, konfuz dhe i ndarë për mandatin e Dvoranit në Gjykatën e Lartë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë gjatë seancës së Komisionit Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë | Foto : Nensi Bogdani

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu vendimmarrjen mbi mbarimin apo jo të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, për të kërkuar mendim nga ndërkombëtarët; por detajet e dy mbledhjeve mbi këtë çështje tregojnë se trupa është e ndarë dhe se ka paqartësi.

Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë gjatë seancës së Komisionit Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë | Foto : Nensi Bogdani

Me dy votime që mbaruan 6 me 5, Këshilli i Lartë Gjyqësorë shtyu vendimmarrjen mbi mbarimin apo jo të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani njëkohësisht edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KLGJ vendosi të mërkurën të njohë Dvoranin me materiale shtesë mbi mënyrën e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë dhe po ashtu të kërkojë mendim nga OPDAT dhe EURALIUS mbi çështjen.

Mbledhja që u transmetua online në një platformë elektronike, dëshmoi se 5 nga anëtarët e Këshillit mendonin që mandati i Dvoranit duhej të cilësohej i përfunduar dhe se këtij të fundit duhej t’i jepej e drejta për të marrë një vend në Gjykatën e Apeli.

Ndërkohë 6 anëtarë në shumicë vendosën që të kërkonin këshillim dhe po ashtu që Dvorani vetë të njihej me mënyrën se si KLGJ kishte vepruar për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, para se të jepte shpjegimin e tij para Këshillit.

Por mbledhja e 27 prillit, regjistrimi audio i të cilës ndodhet në faqen e KLGJ, tregon se Këshilli është i paqartë për mënyrën se si duhet të veprojë për këtë rast, ndërsa anëtarët e tij pranojnë se nuk kanë hapësira ligjore për të marrë një vendim.

Dvorani është  emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Alfred Moisiu në vitin 2005. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës së vitit 1998 ishte nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i Dvoranit ka përfunduar në vitin 2014, por ai nuk wshtw zwvendwsuar akoma.

Përplasja për KED u trasferua në KLGJ

KLGJ u vu në lëvizje për këtë çështje nga Presidenti Ilir Meta, konflikti i të cilit me anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vijon prej gati 8 muajsh.

Meta i kërkon KLGJ që të shprehet ose të njoftojë përfundimin e mandatit të Dvoranit, pasi sipas tij me zgjidhje e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë ai ishte zëvendësuar. Meta thotë se Dvorani është zëvendësuar nga anëtari Sokol Sadushi.

Vetë Dvorani është shprehur në një letër për KLGJ – të publikuar në media të cilën ia konfirmoi BIRN si qëndrim zyrtar të tij, se nuk mendon që është zëvendësuar nga tre të zgjedhurit sëfundmi dhe se i takon të largohet nga detyra vetëm me zgjidhjen e anëtarit të katërt.

Dvorani në letrën dërguar KLGJ-së e cilëson kërkesën e Presidentit si ndërhyrje në gjyqësor dhe ekstraligjore, ndërsa këmbëngul se Këshilli nuk duhet ta të “investohet në këtë rrugë”.

“Po u nise nga një premisë e gabuar, të gjithë arsyetimet janë të gabuara,” tha Dvorani në një bisedë telefonike.

Konflikti, më shumë se sa për postin në Gjykatën e Lartë – e cila pavarësisht qëndrimit të Dvoranit mbetet e paplotë në shumicën e saj, duket se ka të bëjë me pozicionin e tij në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti e ka kallëzuar penalisht Dvoranin për rolin e tij në këtë institucion, kryesisht mbi radhën e ndjekur nga KED për njoftimin e kandidaturave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që futën në përplasje presidencën me shumicën parlamentare.

Meta pretendon se Dvorani i hoqi mundësinë presidentit të zgjidhte anëtarin e tij në Kushtetuese, duke i imponuar emrin.  Mbi të nijetin motiv, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej t’i merrte kompetencat kushtetuese, Meta organizoi një protestë në fillim të marsit.

Qëndrimet e Metës ndaj Dvoranit janë mbështetur edhe nga opozita që nga ana e saj nuk i ka kursyer akuzat për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

Nga ana e tij gjyqtari ka kundërshtuar akuzat dhe ka cilësuar deklarimet e Metës si jo etike dhe si shantazh ndaj institucioneve të pavarura. Të njëjtin qëndrim mban Dvorani edhe në letrën për KLGJ, në të cilën shprehet se ndërhyrjet e presidentit nuk kishte asnjë bazë ligjore.

“Gjithsesi, nisma e Presidentit të Republikës duket se qëllimin e ka të qartë: të ndërhyjë dhe ndikojë në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të pavarura siç është KLGJ-ja dhe të arrijë të ndikojë në karrierën gjyqësore të një gjyqtari konkret”, thuhet në letrën drejtuar Këshillit.

Këshilli i paqartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor dëgjoi më 27 prill një relacion të përpiluar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Karrierës brenda KLGJ-së mbi kërkesën e Presidentit të Republikës në lidhje me vijimin apo jo të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Por relacioni i lexuar nga anëtarja Marçela Shehu bën të qartë se vetë Këshilli nuk ka bazë ligjore për të vendosur mbi kërkesë e presidentit dhe as të shprehet në mënyrë deklarative mbi mbarimin apo jo të mandatit të Dvoranit. “Këshilli nuk ka një rol të caktuar, as vendimmarrës as deklarativ”, thuhet në relacion.

Qëndrimet në relacion janë kontradiktore. Në të thuhet se KLGJ nuk ka kompetencë të shprehet për kërkesën e Presidentit Meta dhe të mbarojë apo deklarojë përfundimin e mandatit të Dvoranit.

“Problematika e adresuar në shkresën e Presidentit, nuk lidhet me kompetencat që KLGJ ushtron në mbledhje plenare apo përmes vendimeve”, thuhet në relacion e lexuar në seancë.

Por nw tw njëjtin dokument i kërkohet KLGJ-së që të mbajë një qëndrim.

“I përket Këshillit të vlerësojë nëse duhet të mbajë një qëndrim në lidhje me ligjshmërinë e vijimit të ushtrimit të detyrës (së gjyqtarit Ardian Dvorani)”.

Fjalitë e relacionit në vetvete janë kontradiktore. Ndërsa i referohet emërimit të tre gjyqtarëve të rinj, Komisioni i Vlerësimit të Karrierës shprehet se ishte në “kushtet ku asnjëri prej tyre nuk zëvendëson nominalisht Ardian Dvoranin, por potencialisht secili prej tyre mund të zëvendësojë çdo mandat të mëparshëm”.

Komisioni referon se Dvorani, pavarësisht se e kishte përfunduar mandatin në vitin 2014, kishte qenë i detyruar fillimisht nga ligji dhe më pas edhe prej kushtetutës për të mbajtur detyrën deri në momentin që do të zëvendësohej.

Relatimi ngre në fund një sërë pikëpyetjesh, të cilave kërkohet t’u japë përgjigje Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sipas relacionit KLGJ duhet të vendosë ndër të tjera nëse është apo jo i ligjshëm vijimi i detyrës nga Dvorani dhe nëse këtij të fundit i ka përfunduar detyrimi që rrjedh prej Kushtetutës për të vijuar në detyrë. Por relacioni bën të qartë se KLGJ-së i duhet të vendosë në fillim nëse ajo vetë mund të ndërhyjë në ngërçin e krijuar.

Qëndrimet e ndara

Brenda KLGJ-së ndërkohë ka mendime të ndryshme. Anëtarët Marçela Shehu, Brunilda Kadi, Alban Toro, Maksim Qoku dhe Fatmira Luli, mendojnë që mandati i Dvoranit duhet të cilësohet i përfunduar dhe ai duhet të ftohet nga KLGJ për të zgjedhur një vend në Gjykatat e Apelit siç kërkohet prej ligjit.

Shehu tha gjatë mbledhjes së 27 prillit se vlerësonte që një nga tre gjyqtarët e zgjedhur potencialisht zëvendësonte mandatin e Dvoranit dhe se me këtë atij i mbaronte detyrimi kushtetues për të qëndruar  në detyrë. Pavarësisht kësaj Shehu pranoi se KLGJ nuk mund të dilte me ndonjë vendim, pasi jo nuk “parashikohet në asnjë dispozitë ligjore apo kushtetuese”.

Sipas saj i vetmi “veprim institucional dhe ligjor që duhet të ndërmarrë Këshilli, është t’i kërkojë z. Dvorani të shprehë vullnetin lidhur me të drejtën për tu caktuar në apel”. Ngjashëm anëtaret Brunilda Kadi dhe Fatmira Luli konsideruan se rasti ishte i njëjtë me daljen ne pension apo me përfundimin e mandateve të anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë.

Përkundër këtij qëndrimi Brikena Ukperaj dhe shumica e anëtarëve u rezervuan të shpreheshin. Ukperaj tha se KLGJ ishte në një proces administrativ dhe se duhej të ftonte Dvoranin të jepte qëndrimin e tij, për derisa cildo që të ishte vendimmarrja e Këshillit ky do të afektonte karrierën e gjyqtarit.

Ukperaj vuri në dukje se ajo nuk kishte ende një qëndrim mbi thelbin e çështjes. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe anëtari tjetër Ilir Toska, duke theksuar se procesi ishte në thelb administrativ dhe se nëse nuk dëgjohej Dvorani, Këshilli do të ishte në shkelje.

Pjesa tjetër e anëtarëve nuk mbajtën qëndrim, por në votim Medi Bici, Erjon Muharremaj, Dritan Hallunaj, Ilir Toska dhe kryetarja Naureda Llagami mbështetën propozimin e Ukperaj duke vendosur shtyrjen e seancës. KLGJ nga ana tjetër nuk votoi një propozim të Marçela Shehut për t’u shprehur nëse kishin apo jo kompetencë për tu shprehur me vendim mbi rastin.

Në seancën pasuese të zhvilluar të mërkurën, Këshilli u nda në të njëjtën mënyrë. Gjashtë anëtarë votuan në favor të kërkimit të mendimit të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa pesë u shprehën kundër duke arsyetuar se vendimmarrja në këtë rast ishte e qartë.

Shtyrja duket më shumë se i blen kohë KLGJ-së e cila vetë është e paqartë nëse mund të vendosë apo nëse duhet të vendosë në këtë rast.

Etiketa: Alban ToroAlfred MoisiuApelApeliArdian DvoraniBIRNBrunilda KadiDritan HallunajEuraliusGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarIlir MetaIlir ToskaKEDKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJkryetarkushtetueseLuliMaksim QokuMarçela ShehuMbledhjeMedi BiciMediaMetaNaureda LlagamiNensi BogdaninismaOPDATOpozitaParashantazhshqipSokol SadushiVendimvotim
Tjetri
Kthim te themelet, pse shteti nuk lejohet të rregullojë median

Shqipëria udhëheq rënien nga standardet demokratike në Ballkan

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.