AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në Kosovë rritet mosbesimi ndaj Gjykatës Speciale

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Vonesat në ngritjen e aktakuzave, kritikat nga liderët politikë dhe spekulimet për një  amnisti të mundshme, kanë bërë që shumë njerëz në Kosovë të jenë skeptikë  ndaj gjykatës së vendosur në Hagë që pritet të gjykojë ish guerilët e Kosovës.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë po vazhdon punën në akuzat kundër ish-guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime të kryera në luftë dhe pas luftës.

Gjykata e re do të përtërijë mandatin e saj fillestar pesë-vjeçar në fund të këtij muaji. Bazuar në  ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, mandati i saj do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet dhe procedurat gjyqësore kanë përfunduar – deri atëherë, nuk duhet të ndërmerren veprime specifike që mandati të rinovohet.

Në fund të prillit, prokurorët dërguan aktakuza për disa të dyshuar të papërmendur me emra tek një gjyqtar i procedurës paraprake, i cili ka gjashtë muaj kohë për të shqyrtuar akuzat. Një grup i parë aktakuzash iu dërgua gjykatës në shkurt dhe këto pritet të konfirmohen nga mesi i verës, ku pritet fillimi i gjykimeve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të pandehurit e mundshëm nuk janë përmendur ende publikisht, por më shumë se 150 ish-pjesëtarë të UÇK-së deri më tani janë thirrur për t’u marrë në pyetje si të dyshuar ose dëshmitarë, dhe besohet se njoftimet e para janë shumë afër.

Në mesin  e atyre që janë thirrur për t’u marrë në pyetje janë disa  nga figurat kryesore politike si Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që dha dorëheqje si kryeministër kur u thirr për intervistim, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë në Kosovë, ku Gjykata Speciale nuk ka qenë kurrë aq e popullarizuar për faktin se shihet si goditje mbi luftën e drejtë të UÇK-së, zhgënjimi ka vazhduar të rritet, duke e parë si një institucion i njëanshëm që do të gjykojë vetëm shqiptarët dhe  përjashton gjykimin e shumë krimeve të lufte të kryera nga serbët.

Për Bekim Gashin, nëna dhe katër motrat e të cilit u vranë nga forcat serbe në një masakër në fshatin e tyre Ternje më 25 mars 1999, eshtrat e të cilave nuk janë gjetur ende, gjykata speciale është “e padrejtë dhe farsë”.

“Do të ishte më mirë që kjo gjykatë t’i trajtojë në mënyrë të barabartë krimet kundër njerëzimit”, thotë Gashi për BIRN.

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive, siç është mandati i kësaj gjykate”, thotë ai.

Gashi ka pasur pak sukses për drejtësisë për familjen e tij të vrarë. Në vitin 2008, ai paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Luftës të Serbisë kundër Brigadës 549 të Ushtrisë Jugosllave. Në vitin 2019, Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi ish-oficerin e Ushtrisë Jugosllave, Rajko Kozlina me 15 vjet burg për vrasjen e 27 civilëve në Ternje, ndërkohë që liroi nga akuzat eprorin e tij, Pavle Gavriloviç.

Por për shumë krime të tjera të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë nuk ka pati kurrë dënime.

Gashi tha se “është e pamohueshme që pas luftës disa pjesëtarë të UÇK-së ishin përfshirë në krime kundër pakicave, ndonjëherë për t’u hakmarrë dhe në raste të tjera për të marrë pronat e tyre”.

Por ai argumentoi se ndjekjet penale nuk duhet të synojnë vetëm kryerësit nga një grup etnik: “Të gjitha krimet e kryera kundër civilëve duhet të ndëshkohen, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha ai.

Bekim Gashi, nëna dhe katër motrat e të cilit u vranë në një masakër në vitin 1999. Foto: BIRN

“Për shumë njerëz mandati i gjykatës është i padrejtë”

Kur Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 votoi për themelimin e Dhomave të Specializuara si një “gjykatë hibride” – pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por  e vendosur në Holandë – autoritetet në Prishtinës e arsyetuan atë si një mënyrë për të pastruar imazhin e Kosovës.

Themelimi i saj erdhi si përgjigje e akuzave të rënda të ngritura nga një raport i Këshillit të Evropës në 2010 , i hartuar nga senatori zviceran Dick Marty për krimet që dyshohet se janë kryer nga anëtarët e UÇK-së.

Mes viteve 2012 dhe 2014, një task forcë e BE-së më pas shqyrtoi pretendimet e Dick Marty dhe arriti në përfundimin se kishte prova të mjaftueshme për  ndjekje penale të veprave  të vrasjes, rrëmbimit, dëbimit dhe dhunë seksuale.

Nën  një presion të madh nga mbështetësit perëndimorë, liderët politikë në Kosovë u pajtuan për krijimin e gjykatës, por më pas, në dhjetor 2017, presidenti Hashim Thaçi mbështeti një nismë të ndërmarrë nga më shumë se 40 deputetë për ta shfuqizuar atë.

Ishte e paqartë pse Thaçi, një nga ish-drejtuesit e UÇK-së, e ndryshoi qëndrimin e tij pasi fillimisht e mbështeti gjykatën si një mjet për t’i provuar botës se lufta e UÇK-së ishte “e pastër”. Megjithatë, ka pati pohime që Thaçi, që përmendet në raportin e Dick Marty, mund të përballet me akuza, edhe pse ai mohoi vazhdimisht pretendimet e ngritura në raport.

Ndërkohë, shumë njerëz në Kosovë kanë kundërshtuar gjithnjë e më shumë gjykatën, sidomos pasi gjykata kaloi pesë vjet pa bërë publike asnjë aktakuzë.

Dyshimet e publikut për gjykatën janë nxitur edhe nga thashethemet e kohëve të fundit se ajo mund të shfuqizohet dhe se krimet e luftës mund të amnistohen si pjesë e një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë.

Kushtrim Koliqi, kreu i OJQ-së Integra në Prishtinë, fokusi i së cilës është  paqja, ballafaqimi me të kaluarën  dhe të drejtat e njeriut, thotë se keqinformimi dhe skepticizmi për Dhomat e Specializuara mbesin shumë të përhapura në Kosovë.

“Bazuar në studimin tonë për perceptimin publik rreth gjykatës, shqiptarët e shohin si të padrejtë mandatin e gjykatës për të ndjekur krimet e luftës të lidhura kryesisht me UÇK-në, ndërsa shumë serbë besojnë se nuk ka shumë gjasa që gjykata të mund të sjellë drejtësi”, tha Koliqi për BIRN.

“Qytetarët e Kosovës nuk janë kundër së vërtetës sa i takon asaj që ka ndodhur gjatë dhe pas luftës. Por Kosovës i mungojnë ende liderët politikë që janë të gatshëm të merren seriozisht me trashëgiminë e luftës dhe viktimat, dhe të mos promovojnë kriminelët e luftës”, shtoi ai.

Ndërkohë serbët e Kosovës janë skeptikë që Dhomat e Specializuara mund të ofrojnë drejtësi për rastet kur viktimat ishin kryesisht serbë.

Një raport i Amnesty International në vitin 2009 nxori se rreth 800 persona u vranë  në një valë të zgjatur dhunë ndaj serbëve dhe pakicave të tjera etnike pas luftës, në periudhën kur Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Shumica e njerëzve që dyshohet se u rrëmbyen nga pjesëtarë  të UÇK-së dhe u zhdukën në periudhën mes vitit 1998 e deri në 2000 ishin ose serbë ose shqiptarë të etiketuar si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Milorad Todorovic, bashkë-kryesues i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, vëllai i të cilit u rrëmbye së bashku me katër serbë të tjerë gjatë luftës dhe rezulton ende i zhdukur, thotë  se gjykata e ka humbur besueshmërinë e saj për shkak të vonesës së ngritjes së aktakuzave.

“Dëshmitarët po ndërrojnë jetë, por krimet e luftës nuk kanë një afat skadence. Herët a vonë, ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ka viktima nga të dyja palët, si dhe njerëz që i kryen ato krime”, tha Todoroviç.

Milorad Todoroviç, vëllai i të cilit u rrëmbue dhe rezulton ende i zhdukur. Foto: BIRN.

“Promovimi i një kulture mosndëshkimi”

Kryeministri në largim Albin Kurti, partia e të cilit Vetëvendosja,  ka kundërshtuar vazhdimisht Dhomat e Specializuara, së fundmi shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi ngase ky i fundit përsëriti se disa individë të UÇK-së kryen krime gjatë luftës së viteve 1998-1999 – komente që u përcollën me reagime të ashpra në vend.

Gazmend Bytyqi,  deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, tha se deklaratat e Gashit ishin një “përpjekje për të denigruar luftën e lavdishme për liri”.

Megjithatë, për disa, shkarkimi i Gashit tregoi se lidershipi politik i Kosovës dëshiron të përjetësojë një kulturë mosndëshkimi.

“Liderët politikë duhet të distancohen nga një narrativë e tillë… Duhet të ketë drejtësi për të gjithë viktimat”, tha Abit Hoxha, një hulumtues i çështjeve të drejtësisë tranzicionale.

Mundësia e minimit të çfarëdo ndikimi pozitiv që gjykata mund të ketë në shoqërinë kosovare ka bërë që Dhomat e Specializuara të bëjnë prioritet  fushatat informuese të publikut.

“Që nga fillimi, komunikimi ka qenë fokusi ynë. Ekipi ynë informues udhëton në Kosovë një herë në muaj për të informuar njerëzit në lidhje me aktivitetet e gjykatës, për të sqaruar keqkuptimet dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që kanë njerëzit, ” tha për BIRN, Michael Doyle, koordinatori për informim i Dhomave të Specializuara.

Por Hoxha tha se ka pak pritshmëri që Dhomat e Specializuara të pranohen gjerësisht në shoqërinë kosovare.

“Kur është fjala te krimet, ne nuk duhet të kërkojmë opinionin publik, por drejtësi”, tha ai.

Ai argumentoi se drejtësia është përdorur dhe abuzuar nga elitat politike në Kosovë për shumë kohë dhe se ka ardhur koha që “të kthehemi te baza e drejtësisë – që të gjithë janë të pafajshëm derisa të fajësia të provohet”.

Etiketa: AkuzaAlbin KurtiAmnesty InternationalBEBIRNBurgdeputetdëshmitarëDhomat e SpecializuaraDick MartyDrejtësiaGjykataGjykata SpecialeGjykatësGjyqgjyqtarHaradinajHashim ThaçiHetimetkadri veseliKosovaKosovëKrimekryetarKultureKuvendiLuftaLuftemarrëveshjenormalizimParaPartiaprokurorProkuroriaRamush HaradinajraportShellshkarkimitë zhdukurviktima
Tjetri
‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

Katër raste të reja dhe 876 persona të prekur nga COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.