AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Kushtetuese në Kosovë thotë se qeveria mund të formohet pa zgjedhje

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Flickr/ Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se një qeveri e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe se presidenti Hashim Thaçi nuk shkeli Kushtetutën duke i dhënë një mandat një kryeministri të ri.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Flickr/ Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten vendosi që presidenti Hashim Thaçi nuk mori një vendim antikushtetues kur i dha mandatin një kryeministri të ri për të formuar një administratë të re pa mbajtur zgjedhje të reja.

Ai e ndërmori këtë hap pasi partia qeverisëse në largim, Vetëvendosja, nuk e emëroi askënd për postin e kryeministrit.

Vendimi i gjykatës shkaktoi zemërimin te Vetëvendosja, i cili ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që kur qeveria e saj u rrëzua në mars në një mocion mosbesimi dhe ka kërcënuar se do të organizojë protesta në rrugë.

Zv/kryeministri në largim Haki Abazi akuzoi Gjykatën Kushtetuese se dha një vendim politik dhe jo ligjor.

“Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit të Gjykatës është politik dhe antidemokratik dhe në asnjë mënyrë juridik apo kushtetues”, shkroi Abazi në Facebook të premten në mëngjes.

Avdullah Hoti, të cilin Thaçi e ngarkoi me formimin e qeverisë së re  të Kosovës, e përshëndeti vendimin. “Është koha që të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur”, shkroi Hoti në Facebook.

Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor i Kosovës, i bënë thirrje institucioneve shtetërore dhe partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne i kërkojmë të gjithë liderëve të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”, tha ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një deklaratë.

Hoti propozua për rolin e kryeministrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, parti që ishte pjesë e administratës së drejtuar nga Vetëvendosja nën drejtimin e Albin Kurtit, e cila gjithashtu nisi mocionin e mosbesimit në mars që rrëzoi qeverinë.

Pasi qeveria e Kurtit ra, Thaçi u këshillua me të gjitha partitë në parlament dhe shumica thanë se ata donin një qeveri të re dhe jo mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Thaçi tha se ai do t’i jepte një mandat cilësdo “parti ose koalicioni që vërteton se ka shumicë në parlament”.

Vetëvendosja, e cila ka shumicën e vendeve në parlament, por jo një shumicë absolute, nuk e emëroi një kryeministër të ri, por nuk refuzoi të emëronte një të tillë – një taktikë që ajo shpresonte se do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Por Thaçi vazhdoi me dekretimin e të kandiduarit të LDK-së Hoti si kryeministrin e ardhshëm.

Vetëvendosja e dërgoi dekretin presidencial në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Por gjykata ka vendosur tani që Thaçi ka ndjekur procedurën e saktë duke u konsultuar me të gjitha partitë politike dhe më pas duke pranuar emërimin për kryeministër nga partia e dytë më e madhe në parlament, LDK.

“Unë isha i bindur se çdo hap që bëra ishte në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës dhe jam i kënaqur që kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese”, shkroi Thaçi në Facebook të enjten në mbrëmje.

Kurti kishte kërkuar zgjedhje të reja, duke cituar praktikën e mëparshme pas një mocioni mosbesimi. Por gjykata tha se ky nuk ishte interpretimi i saktë i Kushtetutës dhe se situata aktuale ishte e ndryshme nga ato të mëparshmet.

Ajo tha se “një votim i suksesshëm mbi një mocion mosbesimi në një qeveri nga ana e Kuvendit nuk sjell shpërbërjen e detyrueshme të Kuvendit dhe në këtë mënyrë nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve për një qeveri të re”.

Kurti nuk ka bërë asnjë reagim publik deri më tani, por Vetëvendosja postoi një video në Facebook të asaj që ajo e quajti një “provë” për një protestë për zgjedhje të parakohshme dhe kundër asaj që e përshkroi si shkelje të kushtetutës.

E gjithë kjo mosmarrëveshje politike ka bërë që Gjykata Kushtetuese të akuzojë Thaçin dhe Kurtin për presion ndaj saj dhe për përdorim të “ligjërimit politik kërcënues”.

Etiketa: Ambasada e SHBAAvdullah HotiDepartamenti Amerikan i ShtetitFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHashim ThaçiHotiKosovëkushtetueseLDKLigjparlamentPartiaProtestaQeveriaSHBAShtetet e BashkuaraVendimVendimivideovotimzgjedhjezgjedhje të parakohshme
Tjetri
Protestë kundër dhunës së policisë bashkiake ndaj komunitetit Rom dhe Egjiptian

Protestë kundër dhunës së policisë bashkiake ndaj komunitetit Rom dhe Egjiptian

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.