AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Protestë kundër dhunës së policisë bashkiake ndaj komunitetit Rom dhe Egjiptian

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trëndelina, gruaja e Hekuranit, i cili u dhunua pak ditë më parë nga punonjës së policisë bashkiake teksa po mblidhte mbetje të riciklueshme

Paraditen e së premtes, aktivistë e anëtarë të  Komunitetit Rom dhe Egjiptian, së bashku me qytetarë dhe anëtarë të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër dhunës së ushtruar nga policia bashkiake pak ditë më parë ndaj një të riu rom që punonte si kolektor individual i mbetjeve.

Hekuran Shaqiri së bashku me gruan e tij Trëndelinën, pas protestës së sotshme

Nën thirrjet “jeni racista” dhe “hiqni kapelet”, apo “na lini të hamë”, qytetarë të komunitetit Rom dhe aktivistë u mblodhën sot përpara godinës së Bashkisë së Tiranës për të kërkuar pezullimin nga puna të policëve që ushtruan dhunë ndaj Hekuran Shaqirit – një i ri rom që punon si kolektor i mbetjeve të riciklueshme, fenomen i  cili  sipas tyre sa vjen e po shtohet dita-ditës.

Shaqiri shfaqet në një video duke u dhunuar dhe goditur nga dy efektive të policisë bashkiake në Tiranë, pranë një kazani mbetjesh, ndërsa ata kërkojnë ta fusin në makinë.

Bashkëshortja e Hekuranit, Trëndelina Shaqiri kujtoi se në mbrëmjen e 22 majit, rreth orës 20:30, ato po mblidhnin mbetje të riciklueshme pranë një kazani plehrash të lagjes së tyre. Ndërsa Trëndelina po i mbante thesin për t’a ndihmuar bashkëshortin, mbinë dy policë bashkiakë  të cilët tentuan ta fusin me dhunë në makinë Hekuranin.

Lexo më shumë:

  • Lufta për një kafshatë bukë: Mbledhësit e mbeturinave përndiqen në Tiranë

Aktivistët dhe qytetarët në mbrojtje të komunitetit Rom i bënë thirrje punonjësve të bashkisë t’i lënë të qetë këta familje pasi mbledhja e materialeve të riciklueshme është e vetmja mënyrë që ata kanë për të mbajtur frymën gjallë.

“As nuk e keni ndihmuar komunitetin…keni ndihmuar 10 familje, por keni lënë me qindra  të tjerë pa bukë. Nëse nuk jeni në gjendje t’i ndihmoni atëherë i lini të punojnë, të mbajnë shtëpitë e tyre me bukë. Stop dhunës!”, u shpreh i revoltuar Fatmir Zyberi, nga zyra për Advokim Social.

Aktivistja Romina Sefa tha se nuk mund të vazhdohet më kështu edhe për gjatë, pasi dhuna nga autoritetet ndaj shtresave të margjinalizuara po bëhet rrugë.

“Të varfëritë këtu po shtypen përditë dhe nuk do na bëjë më përshtypje as dhuna që po ushtrohet ndaj këtyre familjeve nëse vazhdohet kështu… kjo është e papranueshme”, reagoi ajo.

Të njëjtin mendim ndau edhe juristi Gentian Sejrani, i cili  u shpreh për mediat se kryetari i bashkisë Erion  Veliaj duhet të kërkojë falje për këtë akt të punonjësve të tij dhe t’i pezullojë ato nga detyra.

“Dhuna fillon gjithmonë ndaj të varfërve, fillimisht shtëpiat i prishen romëve dhe egjiptianëve, pastaj një ditë mund të kalojnë tek ju,” paralajmëroi Serjani gjatë protestës së sotshme, duke iu bërë thirrje qytetarëve për reagim.

Qytetarë dhe aktivistë gjatë protestës së sotshme kundra dhunës ndaj kolektorëve individual të komunitetit Rom ne Tiranë | Foto : Nensi Bogdani
Etiketa: aktivistAktivistëdhunaDhunëegjiptianFamiljeLuftambetjembrojtjeNensi BogdaniPoliciapolicia bashkiakePunaromromëRomina SefaTiranëvideo
Tjetri
Pas pandemisë banorët e Selitës i druhen ruspave të bashkisë

Pas pandemisë banorët e Selitës i druhen ruspave të bashkisë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.