AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Planeti pas pandemisë

André HoffmannngaAndré Hoffmann
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Ndryshe nga shpërthimet e sëmundjeve të mëparshme, COVID-19 ka nxitur ndërhyrjen pashembullt të shtetit, me qeveritë në të gjithë botën që po zhvillojnë dhe vënë në zbatim strategji gjithëpërfshirëse rimëkëmbjeje. Kjo na ofron një mundësi të artë për të përfshirë mbrojtjen e mjedisit në sistemet tona ekonomike.

Foto ilustruese: Pixabay.

Shkencëtarët kanë pak dyshime: shkatërrimi i natyrës e bën njerëzimin gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të sëmundjeve si pandemia e COVID-19, e cila ka prekur miliona, ka vrarë qindra mijëra dhe ka shkatërruar ekonomi në të gjithë botën. Ajo do të pengojë gjithashtu rikuperimin ekonomik afatgjatë, sepse më shumë se gjysma e PBB-së së botës varet në një farë mënyre nga natyra. A mundet që kriza COVID-19 të jetë një thirrje zgjimi – dhe po ashtu mundësia – që ne duhet të ndryshojmë kurs?

Ndërkohë që disa politikanë kanë pohuar se një pandemi e kësaj shkalle ishte e paparashikuar, shumë ekspertë besonin se ajo nuk ishte aspak e pashmangshme, duke pasur parasysh përhapjen e sëmundjeve zoonotike (të shkaktuara nga patogjenët që kalojnë te njerëzit nga kafshët e tjera). Më shumë se 60% e sëmundjeve të reja infektive kanë origjinë nga kafshët.

Kjo prirje është e lidhur drejtpërdrejt me aktivitetet njerëzore. Nga bujqësia intensive dhe shpyllëzimi deri te minierat dhe shfrytëzimi i kafshëve të egra, praktika shkatërruese që ne i cilësojmë si “biznes” na vendosin në kontakte gjithnjë e më të afërt me kafshët, duke krijuar kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve. Në këtë kuptim, Ebola, HIV, SARS dhe MERS – të gjitha me origjinë zoonotike – ishin paralajmërime të cilave bota nuk ua vuri veshin.

Por COVID-19 mund të ishte ndryshe. Në fund të fundit, ai ka treguar më shumë se secili nga paraardhësit e tij se sa të lidhur janë shëndeti dhe prosperiteti i njeriut me mirëqenien e planetit tonë – dhe sa të prekshëm na lë kjo gjë. Pretendimet se mbrojtja e mjedisit do të shkatërronte ekonomitë nuk ishin vetëm dritëshkurtra, por edhe kundërproduktive. Është shkatërrimi i mjedisit ai që mund ta ndalë ekonominë botërore.

Për më tepër, ndryshe nga shpërthimet e sëmundjeve të mëparshme, COVID-19 ka nxitur ndërhyrje të pashembullta shtetërore, me qeveritë në të gjithë botën që po zhvillojnë dhe vënë në zbatim strategji gjithëpërfshirëse rimëkëmbjeje. Kjo ofron një mundësi të artë për të përfshirë mbrojtjen e mjedisit në sistemet tona ekonomike.

Dy parime duhet të formësojnë strategjitë e rimëkëmbjes. Së pari, nuk mjafton vetëm stimuli. Rregullore më të mira mjedisore, të krijuara me pjesëmarrjen aktive të biznesit dhe investitorëve, janë gjithashtu thelbësore. Së dyti, shpenzimet publike duhet të ndahen në mënyra që mbështesin një ekuilibër më të mirë midis shëndetit të shoqërive, ekonomive dhe mjedisit. Kjo do të thotë të investohet në industri të gjelbra, veçanërisht ato që na afrojnë më shumë drejt një ekonomie rrethore.

Ekonomistë të rëndësishëm si laureati për Nobel Joseph Stiglitz dhe Nicholas Stern kanë zbuluar që paketat e gjelbra të rimëkëmbjes do të ofronin norma shumë më të larta kthimit, më shumë punë afatshkurtra dhe kursime më të larta për kosto afatgjata sesa stimulimi tradicional fiskal. Për shembull, ndërtimi i një infrastrukture me energji të pastër do të krijonte dy herë më shumë vende pune sesa investimet për lëndë djegëse fosile.

Prioritete të tjera përfshijnë investimet në kapital natyror, siç është restaurimi në shkallë të gjerë i ekosistemeve pyjore. Kjo do të sillte shumë përfitime të vlefshme, duke filluar nga forcimi i biodiversitetit dhe zbutja e përmbytjeve deri në thithjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Për të plotësuar përpjekje të tilla, bankat dhe entitetet e tjera financiare duhet të mbajnë përgjegjësi për praktikat e huadhënies që ushqejnë krizat e natyrës dhe ato klimatike.

Disa vendimmarrës e njohin këtë imperativ. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka botuar udhëzime të gjera për një rimëkëmbje të gjelbër dhe drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva ka bërë thirrje që kushtet mjedisore të merren parasysh në paratë që u jepen korporatave për t’i shpëtuar nga falimentimet. Qeveria franceze tashmë po ndjek një qasje të tillë.

Për më tepër, Bashkimi Europian po harton një plan të gjelbër rimëkëmbjeje nga COVID-19 që do të plotësonte Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, e cila synon të restaurojë biodiversitetin dhe të përshpejtojë zhvendosjen në një ekonomi me karbon zero. Një grup prej 180 politikanësh europianë, ndërmarrjesh, sindikatash, grupe aktivistësh dhe organizatash publikuan kohët e fundit një letër ku u kërkohej liderëve të BE-së që të miratonin masa stimuluese të gjelbra.

Por, për të arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme globale, do të duhej që edhe shumë qeveri të tjera të përqafojnë politikat e rimëkëmbjes së gjelbër. Dhe, deri më tani, shumë po bëjnë të kundërtën, duke i drejtuar burimet drejt industrive dhe aktiviteteve që shkatërrojnë mjedisin.

Për shembull, sipas hulumtimit nga Stiglitz dhe Stern, financimet e ndihmës së pakushtëzuar për linjat ajrore janë më të këqijat në aspektin e ndikimit ekonomik, shpejtësisë dhe metrikës së klimës. E megjithatë, miliarda para po kanalizohen drejt linjave ajrore, shpesh me shumë pak kushte dhe kufizime.

Në fakt, sipas një raporti të fundit të Indeksit të Stimulit të Gjelbër, më shumë se një e katërta e shpenzimeve të zbatuara deri më tani në 16 ekonomi të mëdha ka të ngjarë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe të qëndrueshme mjedisore. Disa, siç është administrata e presidentit amerikan Donald Trump, gjithashtu kanë lehtësuar rregullat ekzistuese mjedisore, me qëllim që të ndihmojnë ndotësit e mëdhenj të rimarrin veten.

Kjo qasje është gjithnjë e më e vështirë të justifikohet. Të mos harrojmë, pak para pandemisë, vendet po përjetonin zjarre të mëdhenj dhe përmbytje shkatërruese. Ndërkohë që ndryshimet klimatike përparojnë, kushtet ekstreme të motit që shkaktojnë fatkeqësi të tilla do të bëhen më të shpeshta dhe të rënda.

Politikanët dhe interesat vetjake mund të përpiqen të largojnë vëmendjen nga sfidat e ardhshme. Por kjo nuk do të parandalojë krizat në të ardhmen. Sigurisht që nuk do t’i bëjë ata të presin derisa të përfundojë rikuperimi nga kriza e COVID-19. Përkundrazi, një kthim në punë si zakonisht mund të shpejtojë ardhjen e tyre.

Në vend që të vazhdojmë të kalojmë nga njëra kriza në një tjetër, ne duhet të ndërtojmë sisteme më elastike sot. Vendosja e ruajtjes dhe restaurimit të mjedisit në qendër të rimëkëmbjes nga COVID-19 është pika e përsosur nga mund t’ia nisim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Planet After the Pandemic

Etiketa: AdministrataaktivistAktivistëBankatBashkimi EuropianBECOVIDCOVID-19Donald TrumpekonomiFMNHIVkostoKrizakufizimeMasaMbrojtjaMbrojtja e mjedisitMjedisitNdryshimet klimatikepandemipandemiaPandemia e COVID-19ParaPBBpërmbytjeProject SyndicateQeveriaRaportiRestaurimiSHTrumpzjarre
Tjetri
Amerika më e pak e prirur se kurrë të ndihmojë Ballkanin

Amerika më e pak e prirur se kurrë të ndihmojë Ballkanin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.