AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Holanda shqyrton përsëri rolin e saj të diskutueshëm në Srebrenicë

Marjolein KosterngaMarjolein Koster
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Paqeruajtës holandezë në Potocari pranë Srebrenicës në korrik 1995.

Aktivistë të rinj boshnjako-holandezë po bëjnë fushatë për shtuar njohurinë publike për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 199 dhe rolin e Holandës në misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara që nuk parandaloi vrasjet masive të boshnjakëve.

Paqeruajtës holandezë në Potocari pranë Srebrenicës në korrik 1995.

Është ende shumë e vështirë të flasësh për Srebrenicën”, tha Marc van Berkel, i cili hulumton tema historike dhe së fundmi botoi një raport mbi mënyrën se si masakrat e korrikut 1995 janë mbuluar nga librat shkollor të historisë në Holandë.

“Është e vështirë sepse ngjarjet që ndodhën në vitin 1995 dhe para kësaj janë relativisht të freskëta. Nuk janë bërë plotësisht tema historike. Kushdo që ka qenë dëshmitar okular i këtyre episodeve tragjike dëshiron të shprehë përvojat e tij ose të saj.”

Holanda ka një rol specifik në historinë e Srebrenicës sepse disa prej trupave të saj – një batalion i njohur si “Dutchbat III” – ishin vendosur si paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në një bazë aty pranë, në Potocari, kur mijëra burra dhe djem boshnjakë u përpoqën t’i shpëtonin forcave serbe të Bosnjës.

Trupat Dutchbat III janë akuzuar se nuk bënë mjaftueshëm për të mbrojtur boshnjakët dhe se dorëzuan 350 prej boshnjakë që kërkuan strehim në bazën e Kombeve të Bashkuara te trupat dhe policia serbe e Bosnjës, të cilët më pas i vranë ata.

Gjykata e Lartë Holandeze vendosi në korrik 2019 se Holanda ishte 10 për qind përgjegjëse për vdekjen e atyre 350 burrave dhe qeveria holandeze javën e kaluar ngriti një komision ekspertësh për të vendosur se sa kompensim duhet t’u jepet të afërmve të viktimave.

Van Berkel tha se në Holandë, diskursi publik ka të bëjë kryesisht me “grupe ushtarësh holandezë që mendojnë se po trajtohen padrejtësisht. Ata mendojnë se janë gjithashtu viktima.”

Trupat holandeze këmbëngulin se atyre iu dha një detyrë e pamundur – ruajtja e “zonës së sigurt” të shpallur nga Kombet e Bashkuara, e cila ishte rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës, pa përdorur forcë, përveçse në rast vetëmbrojtje, dhe pa mbështetje adekuate nga eprorët e tyre.

“Në anën tjetër është komunitetin boshnjak në Holandë që janë të mbijetuar nga gjenocidi. Ata duan drejtësi dhe njohje”, shpjegoi van Berkel.

Në hulumtimin e tij, van Berkel zbuloi se në Holandë tekstet shkollore të historisë i kushtojnë shumë pak vëmendje luftërave në ish-Jugosllavi dhe gjenocidit të boshnjakëve nga Srebrenica. Vetë fjala “gjenocid” nuk përdoret fare.

Kur Srebrenica përmendet në librat shkollorë, ajo shpesh shikohet nga perspektiva e ushtarëve holandezë dhe roli i Holandës në misionin e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mesazhi kryesor është që komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Kombet e Bashkuara dështuan, jo batalioni Dutchbat.

“Kjo është ajo që është në libra dhe nuk hulumtova konkretisht se çfarë po bëjnë mësuesit me këtë informacion. Por kam intervistuar edhe studentë që do të bëhen mësues historie. Dhe shumica e tyre nuk dinin asgjë për Srebrenicën”, tha ai.

Srebrenica është pjesë e Kanunit të Historisë Holandeze, një përmbledhje kronologjike e aprovuar zyrtarisht e historisë së Holandës që do të mësohet në shkolla. Por materialet mbështetëse të siguruara kryesisht përqendrohen në perspektivën e Dutchbat III.

Van Berkel argumenton në raportin e tij se burrat dhe djemtë që u vranë gjatë gjenocidit të Srebrenicës shpesh përshkruhen si një grup: myslimanët. Në këtë mënyrë, ata thjesht portretizohen si viktima, jo si njerëz të vërtetë që kishin jetë, familje, histori dhe kulturë.

“Nuk po them se duhen anashkaluar përvojat personale të ushtarëve holandezë, por mesazhi kryesor duhet të jetë që ka pasur një gjenocid në Europë. Dhe ka shumë pak vëmendje për llojin e impaktit që ai ka në komunitetin boshnjak, ndërkohë që në Holandë jetojnë shumë boshnjakë”, tha van Berkel.

Historia e Alma Mustafiç, babai i së cilës u vra në gjenocid dhe tani jeton në Holandë, tregohet në një vepër të re holandeze. Foto: Marjolein Koster.

“Njerëzit nga brezi ynë s’ia kanë idenë fare”

Mungesa e njohurisë për gjenocidin është gjithashtu një nga arsyet ose një grup i quajtur “Vajza boshnjake” nisi një fushatë të quajtur “Srebrenica është Nederlandse geschiedenis” (“Srebrenica është histori holandeze”). Grupi përbëhet nga katër gra boshnjako-holandeze, të gjitha në fillimin të të tridhjetave, dhe emri i tij frymëzohet nga vepra e njohur artistike e artistes boshnjake Selja Kameriç.

“Ndërsa flisnim për përvojat tona si gra boshnjako-holandeze, ne ndiheshim sikur çdo vit që kalon ka gjithnjë e më pak vëmendje për Srebrenicën, ndërsa në të njëjtën kohë Holanda luajti një rol shumë të rëndësishëm”, tha Daria Bukviç, një nga anëtaret e grupit.

“Njerëz nga brezi ynë s’ia kanë idenë fare për atë që ndodhi në Bosnjë. Është e dhimbshme që ndonjëherë madje më duhet të shpjegoj se përse po jetoj në Holandë”, shtoi Bukviç.

Fushata ka disa qëllime. E para është të përmirësohet mësimi i historisë dhe të përfshihen perspektivat e të mbijetuarve nga gjenocidi. Kjo përfshin krijimin e një faqeje në internet me një koleksion historish personale dhe materialesh të tjera.

“Është problematike që të rinjtë mendojnë se gjenocidi i fundit në Europë ishte në vitin 1945. Njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për vlerën e lirisë dhe se nuk është diçka që thjesht mund ta marrësh si të mirëqenë”, tha Bukviç.

Grupi dëshiron gjithashtu ndërtimin e një monumenti të përhershëm dhe financimin nga qeveria për një përkujtimore të përvitshme në Hagë. Deri më tani, grupi ka ngritur një monument të përkohshëm, ka hapur në internet një ekspozitë me fotografi e përbërë nga 25 portrete burrash dhe grash boshnjako-holandeze, të gjithë të moshës 25 vjeçare.

Edhe pse vetë nuk kanë kujtime të luftës, ata simbolizojnë lidhjen midis Holandës dhe Bosnjës dhe mishërojnë të kaluarën dhe të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.

Portretet do të vendosen në het Plein, një shesh në Hagë përpara hyrjes së parlamentit holandez, gjatë përkujtimores së Srebrenicës që do të mbahet më 11 korrik.

Këtë vit, ministri holandez i mbrojtjes, Ank Bijleveld, planifikoi të shkonte në përkujtimoren që do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Bosnjë, por u desh ta anulonte këtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Bijleveld do të marrë pjesë në përkujtimoren në Hagë në vend të kësaj dhe në emër të qeverisë holandeze, në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës do të shfaqet një video mesazh nga kryeministri holandez Mark Rutte.

Shoqata e veteranëve të Dutchbat III gjithashtu dëshironte të shkonte në Srebrenicë, por do t’i bashkohet eventit që do të zhvillohet në Hagë.

Ish-ushtari holandez Remko de Bruijne. Foto: Marjolein Koster

“Kur bëhet fjalë për gjenocidin, s’mund të jesh neutral”

Pas 25 vjetësh, është akoma e vështirë të bashkosh ushtarët holandezë dhe të mbijetuarit e Srebrenicës, por gjërat duket se po ndryshojnë. Një shembull është shfaqja teatrore “Gevaarlijke Namen” (“Emra të rrezikshëm”) që do të vihet në skenë më vonë këtë vit.

“Shumë herë ushtarët holandezë dhe të mbijetuarit ishin kundër njëri-tjetrit, për shembull në gjykatë”, tha regjisori i saj  Boy Jonkergouë, i cili gjithashtu krijoi një shfaqje me veteranët e luftës boshnjake në vitin 2017.

“Por ka shumë gjëra që i lidhin këto dy grupe. Ata ndajnë të njëjtën traumë, ndjenjë braktisjeje dhe gjithashtu të dy ndiejnë se bota nuk e kupton dot atë që ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995.”

Jonkergauë thotë se ai e nisi procesin si një regjisor tipik holandez. “Doja të tregoja shumë perspektiva, të isha sa më neutral dhe të mos gjykoja askënd”, tha ai.

“Por sa më shumë që mësoja për luftën në Bosnjë, aq më shumë e kuptoja se arsyeja pse më shumë se 8,000 njerëz u vranë në Srebrenicë është pikërisht ajo e ashtuquajtura paanshmëri morale. Dhe arrita në përfundimin se nuk mund të jesh neutral kur bëhet fjalë për gjenocid. Si regjisor duhej të mbaja një qëndrim.”

Vepra tregon historinë e Alma Mustafiç e cila u rrit në Srebrenicë dhe ishte 14 vjeçe në vitin në 1995. Pas luftës, ajo shkoi në Holandë dhe ka jetuar atje që nga ajo kohë. Babai i saj ishte Rizo Mustafiç, i cili punonte si elektricist për Dutchbat III.

Në 2013, ajo dhe familja e saj fituan një çështje kundër shtetit holandez. Babai i saj kishte të drejtën ligjore të qëndronte në bazën e trupave holandeze në korrik 1995, por ai u dërgua me të tjerët dhe forcat serbe të Bosnjës e vranë.

Tani Alma Mustafiç do të jetë në skenë, që është diçka krejt e re për të. Në jetën e saj të përditshme, ajo është mësuese dhe studiuese në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Utrecht.

“Dua të angazhohem për të përmirësuar një vizion të përbashkët mbi mënyrën si duhet përkujtuar gjenocidi”, tha Mustafiç.

“Ne të gjithë i qëndrojmë historive tona, pa folur vërtet me njëri-tjetrin. Për këtë shfaqje, u detyrova të flas me ushtarë holandezë. Kjo ishte shumë e vështirë dhe duhet të përgatitesh mirë për këtë. Por kjo më dha në këmbim edhe shumë gjëra të mira”, shtoi ajo.

Mustafiç gjithashtu i kërkoi veteranëve të Dutchbat III ta kontaktonin atë, nëse e njihnin babanë e saj Rizon, sepse ajo dëshiron të mbledhë histori për të.

“Vura re se shumë ushtarë holandezë hezitojnë të flasin me mua. Dëshirojnë ende të mbrohen dhe të shpjegojnë se sa të pafuqishëm ishin”, tha ajo.

“Unë e di këtë dhe nuk kam pse të dëgjoj përsëri. Tani dua thjesht të ndërtoj diçka pozitive. Sepse nëse punojmë së bashku, mund të sigurohemi që njerëzit të mos e harrojnë këtë gjenocid.”

Ish-ushtarët e Dutchbat III kanë shumë këndvështrime të ndryshme për atë që ndodhi në korrik 1995. Për njërin prej tyre, Remko de Bruijne, është e rëndësishme që njerëzit të dinë që ai i luftoi vërtet serbët.

“Kur serbët po hynin në enklavën e Srebrenicës, u urdhëruam nga komandanti ynë t’i qëllonim. Kjo për të mos i lejuar të afroheshin”, kujton de Bruijne.

“Por OKB-ja na tha se duhet ta ndalonim këtë, sepse të jesh paqeruajtës nënkupton se duhet të jesh neutral dhe e ke të ndaluar të qëllosh, vetëm në rast se të sulmojnë ty. Na thanë të qëllonim në ajër, por e dinim se kjo nuk do t’i ndalonte serbët.”

De Bruijne e di se nuk kishin as edhe një shans: “Vetëm 150 prej nesh ishin pjesë e këmbësorisë dhe dinin të qëllonin. Kishte më shumë se 3,000 serbë. Dhe pas disa ditësh, na mbaruan municionet.”

De Bruijne po lufton ende për njohje për ushtarët për të cilët ai thotë se u dërguan në një mision të pamundur. Ai ka folur për këtë me ministrin holandez të mbrojtjes dhe dëshiron që veteranët e Dutchbat dhe të mbijetuarit e Srebrenicës të luftojnë së bashku në betejën e tyre.

“Jemi të dyja palët viktima të politikës ndërkombëtare dhe nëse punojmë së bashku, mund të kemi një shans më të mirë për të arritur qëllimet tona”, argumentoi ai.

Mustafiç tha gjithashtu se shpreson që ajo të mund t’i bashkojë trupat holandeze dhe të mbijetuarit e gjenocidit për të nxjerrë në pah të vërtetën për atë që ndodhi 25 vjet më parë në Srebrenicë, sepse ajo mund t’i kuptojë të dy perspektivat e tyre.

“Babai im Rizo ishte gjithmonë një njeri që lidhte. Midis myslimanëve dhe serbëve dhe midis trupave Dutchbat dhe popullsisë lokale në Srebrenicë”, tha ajo. “Unë dua të vazhdoj punën që bënte ai.”

Etiketa: aktivistBosnje dhe HercegovinëDuchbatEmriFamiljefotografifushatagjenocidGjykatagraHolandëish-JugosllaviJugosllaviKEKombet e BashkuaraKomisionkompensimLokaleMark RuttembështetjembrojtjeOKBpaqeruajtesit holandezeParapervjetorPoliciaPotocariPunëQeveriaraportSHshkollaShpresONSrebrenicastudentvideoviktima
Tjetri
Mbyllen pa rezultate bisedimet Kosovë-Serbi në Paris

Mbyllen pa rezultate bisedimet Kosovë-Serbi në Paris

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.