AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mbyllen pa rezultate bisedimet Kosovë-Serbi në Paris

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga video-konferenca midis kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit serb Vuçiç,, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Serbia dhe Kosova mbajtën qëndrimet e tyre të mëparshme në forumin virtual të organizuar nga Gjermania dhe Franca në Paris, para rifillimit zyrtar të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja të cilat u shtynë për javën e ardhshme.

Foto nga video-konferenca midis kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit serb Vuçiç,, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Rifillimi zyrtar i bisedimeve në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës, i planifikuar për të dielën, është shtyrë për javën e ardhshme pasi një samit i ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca në Paris për dialogun nuk dha shumë fryte.

Samiti u realizua nëpërmjet një video-konference, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në fjalën e tij, Hoti tha se dialogu duhet të udhëhiqet nga parimi se tërësia territoriale e Kosovës ishte e panegociueshme, se organizimi i saj kushtetues nuk do të preket dhe se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës. Hoti tha se njohja e ndërsjellë me Serbinë ishte rezultati i vetëm i pranueshëm i dialogut për Kosovën.

Ai renditi pesë objektiva të dialogut për palën e Kosovës.

“Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të sjellë një njohje reciproke”, tha Hoti.

Rezultatet e tjera ishin njohja e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së që nuk e kanë bërë këtë, anëtarësimi në OKB dhe anëtarësimi në “organizatat e tjera ndërkombëtare dhe shfaqja e një hapjeje të qartë të perspektivës europiane për Kosovën”.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, personat e zhdukur nga lufta e viteve 1990 dhe viktimat e të gjitha formave të dhunës, dëmet e luftës, viktimat, janë çështje me shqetësimin tonë maksimal në këtë proces”, tha Hoti.

Pas takimit, presidenti i Serbisë tha se kishte qenë një “bisedë e vështirë”.

“Thashë se nëse ky është thelbi i çdo gjëje për të cilën ata duan të diskutojnë, atëherë gjithçka është plotësisht e pakuptimtë”, u tha Vuçiç gazetarëve pas takimit, pasi lexoi kërkesat e Kosovës.

Ai njoftoi gjithashtu se rifillimi i dialogut, i planifikuar për të dielën, ishte shtyrë për të enjten e javës së ardhshme.

“Tani çdo gjë ka ndryshuar. Do të kemi një video-konferencë të dielën dhe vazhdimi  i dialogut është planifikuar për të enjten në Bruksel, me pjesëmarrjen e të dy delegacioneve”, tha Vuçiç.

Takimi erdhi pasi një tjetër nismë për të rifilluar bisedimet dështoi, kur një takim i planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor u shty.

Kjo erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me qendër në Hagë publikoi një aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po planifikonte të përfaqësonte Kosovën në takim.

Etiketa: Angela MerkelAvdullah HotiBEBrukselDhunëdialogEmmanuel MacronFacebookFrancagazetarGjermaniaHashim ThaçiHotikonferenceKosovaKosovëKosovë-SerbiKrimekrime lufteLuftaLufteMacronMarrëveshjamarrëveshjeMerkelOKBParasamitSamitiSerbiSerbiavideovuçiç
Tjetri
Hendeku gjinor i korrupsionit, vetingu shkarkon më shumë burra se gra

Hendeku gjinor i korrupsionit, vetingu shkarkon më shumë burra se gra

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.