AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Turqia në prag të udhëkryqeve

Carl BildtngaCarl Bildt
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hagia Sophia, Stamboll. Foto: Wikipedia.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po shfrytëzon përsëri spektaklet publike për të larguar vëmendjen nga humbja e mbështetjes për të dhe keqmenaxhimi ekonomik. Por në një mënyrë apo një tjetër, ndryshimi rrënjësor në vend tashmë është bërë diçka e pashmangshme.

Hagia Sophia, Stamboll. Foto: Wikipedia.

Duke kthyer Hagia Sophian në një xhami dhe duke mbajtur atje lutje festive në praninë e kamerave, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se ka dëshirë të largojë vëmendjen nga fakti se vendi i tij po hyn në një fazë të re trazirash politike dhe financiare.

Sofia Hagia daton në shekullin e gjashtë dhe për pothuajse një mijëvjeçar ishte një nga kishat më të mrekullueshme dhe më të njohura të botës së krishterë, duke çuar para traditat e Perandorisë Romake dhe Bizantine. Ajo u shndërrua fillimisht në një xhami kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, por më pas u modifikuan në një muze nga ati themelues i Turqisë moderne, Kemal Ataturk, pas rënies së Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore.

Ataturku u përpoq të krijonte një Turqi laike që mund të lulëzonte në botën moderne. Kjo kërkonte kapërcimin e ndasive historike, që nënkuptonte se Hagia Sofia nuk do të ishte as kishë, as xhami. Si një muze, ajo do të tërhiqte vizitorë nga e gjithë bota, duke shërbyer si një mishërim i historisë turke, ashtu edhe si një simbol i kozmopolitizmit të ardhshëm.

Duke rrëzuar vizionin e Ataturkut në këtë drejtim, Erdogani po përpiqet të sinjalizojë një ndryshim thelbësor në drejtim për vendin. Mbi të gjitha, nuk është se Stambolli duket se vuan nga mungesa e xhamive të mëdha, të mrekullueshme dhe historikisht të rëndësishme. Ato të dizajnuara nga arkitekti i madh otoman Sinan ndodhen pranë saj.

Për më shumë se një dekadë, Turqia ishte në rrugën e duhur për të miratuar reforma demokratike dhe të afrohej akoma më shumë me pjesën tjetër të Europës, madje edhe duke ndrequr kushtetutën e saj dhe duke filluar negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Europian në vitin 2005. Transformimi i vendit në atë kohë ishte edhe mbresëlënës dhe thellësisht frymëzues për ata prej nesh që e shikonin këtë nga jashtë.

Por ato ditë shpresëdhënëse kanë marrë fund. Në vend që të modernizohej dhe të afrohej pranë pjesës tjetër të Europës, Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit është zhytur edhe më shumë në baltën e Lindjes së Mesme. Ky ndryshim thelbësor ka shumë shkaqe. Dialogu zyrtar i vendit rreth çështjes kurdë ka kolapsuar dhe në verën e vitit 2016, segmente të ushtrisë, pjesë të lëvizjes së fshehtë Gylen, u përpoqën të organizonin një grusht shteti.

Dikur një aleat kyç i Erdoganit, përpjekja për marrjen e pushtetit nga ana e Gylenistëve e çoi vendin në një drejtim vërtet autoritar. Erdogani shumë shpejt filloi të centralizonte funksionet e qeverisë dhe të konsolidonte pushtetin e tij me një spastrim të gjerë të shtetit dhe shoqërisë, pasuar nga një amendament kushtetues që krijon një sistem politik presidencial. Duke i komplikuar edhe më tej çështjet, lufta civile që po vazhdon në Siri që nga viti 2011 e kapërceu kufirin, duke e tërhequr Turqinë në konflikt në mënyra të shumta shkatërruese.

Por, pavarësisht të gjitha gabimeve dhe zhgënjimeve të saj të kohëve të fundit, Turqia është ende një vend ku zgjedhjet kanë rëndësi, dhe Partia Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) gradualisht ka pësuar humbje të mbështetjes popullore. Në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, partia humbi kontrollin e të gjitha qyteteve kryesore të vendit. Dhe liderët politikë të respektuar, të cilët dikur Erdogani mund t’i konsideronte si aleatë – përfshirë ish-presidentin Abdullah Gyl, ish-zv/kryeministrin Ali Babacan dhe ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu – të gjithë e kanë braktisur atë dhe kanë ngritur parti të reja politike për të sfiduar AKP-në.

Tashmë që po humb të gjithë mbështetjen e tij, nuk ka gjasa që Erdogani të mund t’i mbijetojë një zgjedhje tjetër, madje edhe me ndihmën e partnerit aktual të koalicionit të AKP-së, Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP). Mbrojtja e bazës nacionaliste fetare konservatore me gjeste të tilla si shndërrimi i Hagia Sophias në një xhami nuk ka gjasa të ndihmojë shumë. As inkursionet e mëtejshme në Siri ose aventurat në Libi, të cilat kanë të gjitha një afat të kufizuar për të forcuar mbështetjen popullore. Votuesit urban dhe të rinjtë janë larguar ose janë duke u larguar nga AKP-ja.

Përfundimi është se një pushim politik është bërë i pashmangshëm. Kjo mund të nënkuptojë një tranzicion të qetë drejt një qeverisje më pak të përqendruar dhe një rikthim në rrugën e modernizimit dhe afrimit me Europën, gjë për të cilën duhet të këmbëngulin miqtë e Turqisë. Por, tani që Erdogani e di se ditët e regjimit të tij janë të numëruara, Turqia gjithashtu mund të shkojë drejt një skenari më dramatik dhe shqetësues. Nuk mund të përjashtohet mundësia që Erdogan thjesht të refuzojë të pranojë një vendim jo në favor të tij nga elektorati.

Përveç rritjes së tensioneve politike, Turqia po kalon edhe një krizë ekonomike, për shkak të deficiteve fiskale në rritje, të cilat po mbështeten me shuma të mëdha kredish nga bankat në pronësi të shtetit. Barra e borxhit ishte tashmë një problem i madh përpara pandemisë së COVID-19 dhe sigurisht që tani do të përkeqësohet edhe më shumë. Një hua e fundit prej 15 miliardë dollarësh nga Katari, do të ndihmojë për një farë kohe. Por situata aktuale nuk mundet dhe nuk do të zgjasë shumë.

Përveç këtyre burimeve të menjëhershme të paqëndrueshmërisë, procesi i pranimit në BE mbetet i ngrirë dhe marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar gjithnjë e më shumë. Megjithatë, është e qartë se shoqëria turke është e gatshme për një ndryshim dhe një ndryshim i madh, dramatik nuk do të ishte i paprecedent në historinë moderne të vendit.

Turqia është ende një shoqëri me potencial të pamasë njerëzore. Askush nuk mund ta shpërfillë rëndësinë e saj gjeopolitike, duke pasur parasysh pozicionin e saj në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Tani për tani, është e qartë se vendi po shkon drejt një krize politike dhe financiare. Përkundër sfondit të viteve të fundit, ky është në fakt një lajm i mirë. Herët ose vonë, diçka do ta çojë politikën e Turqisë në një rrugë më të mirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Turkey’s Approaching Crossroads

Etiketa: AKPBankatBECOVIDCOVID-19Erdogangrusht shtetiGylenHagia SophiahuakonfliktKrijonkrizeLibiLuftaMbrojtjaParaPartiaPartia DrejtësiProject SyndicateRecep Tayyip ErdoganReformaRexhep Tajip ErdoganSHShtetet e BashkuaraSiriStambollTurqiTurqiaVendimvotuesitWikipediaxhamizgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Probleme në të tri kriteret për kryetarin e gjykatës së Matit, Artan Çupi

Probleme në të tri kriteret për kryetarin e gjykatës së Matit, Artan Çupi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.