AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tragjedia e dyfishtë e Libisë

Amin SaikalngaAmin Saikal
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Libisë dhe detit Mesdhe. Foto kortezi: Olga Berrios/Flickr

Tragjedia e Libisë është e ngjashme me atë të shumë vendeve të tjera të shkatërruara nga lufta në zonën e Gjerë të Lindjes së Mesme: një konflikt i brendshëm i dalë jashtë kontrollit për shkak të ndërhyrjeve të këqija nga jashtë. Tani që Turqia dhe Egjipti po përballen në këtë vend, agonia e Libisë ka akoma më pak gjasa që të zgjidhet në bisedimet që po zhvillohen nga OKB në Gjenevë.

Harta e Libisë dhe detit Mesdhe. Foto kortezi: Olga Berrios/Flickr

Tragjedia e Libisë, një vend i pasur ne naftë dhe i ndarë mes fiseve i ngjan shumë tragjedive të tilla në vende të shkatërruara i ngjan shumë tragjedive të vendeve të tjera, të tilla si Afganistani, Siria dhe Jemeni. Në secilin rast, një kombinim i përplasjeve të brendshme me ndërhyrjet nga jashtë ka ushqyer një konflikt afatgjatë.

Duke rikujtuar pushtimin e Afganistanit nga koalicioni i udhëhequr nga amerikanët më 2001 dhe të Irakut më 2003, ish-sekretari i Mbrojtjes Robert Gates në kujtimet e tij argumenton se SHBA ishte e suksesshme në rrëzimin e një regjimi por nuk ia kishte idenë se çfarë duhej ta zëvendësonte atë. Arsyeja, argumentoi Gates, ishte se SHBA dështoi të merrte parasysh kompleksitetet kombëtare dhe raonale. E njëjta gjë duket se është e vërtetë edhe për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga NATO më 2011 në Libi. Kriza aktuale në Libi ka si origjina të brendshme ashtu edhe të jashtme. Kolonel muamar el-Gadafi u rrëzua në tetor 2011 në një kryengritje popullore gjatë të ashtuquajturës Pranverë Arabe. Dhe Gadafi ra si rezultat i një ndërhyrjeje të armatosur anglo-franceze të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të cilën Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e autorizoi në bazë të parimit “Përgjegjësia për të Mbrojtur” popullin e Libisë.

Por as forcat rebele dhe as fuqitë ndërhyrëse nuk kishin asnjë plan për të farkëtuar një rend politik post-Gadafi në një vend thellësisht të përçarë. Fraksionet revolucionare nuk kishin axhendë bashkuese përtej heqjes qafe të sundimit vrasës të Gedafit, ndërsa ndërhyrësit nuk kishin strategji për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë një rend të ri të qëndrueshëm.

Fuqitë ndërhyrëse mposhtën me shpejtësi forcat e Gedafit, por dështuan të trajtojnë pasojat e qëllimta apo të paqëllimta që shkaktuan. Duke i bërë jehonë gabimeve të mëhershme të Amerikës në Afganistan dhe Irak, ata nënvlerësuan natyrën tribale të shoqërisë së Libisë dhe rëndësinë gjeostrategjike të vendit në rajonin e Afrikës së Veriut dhe Mesdheut. Fuqitë e huaja dukeshin më të përqendruara në mbrojtjen e rezervave joshëse të naftës të Libisë se sa në ndihmesën e popullit të këtij vendi për të rifituar një ndjesi uniteti kombëtar dhe për të ndërtuar një rend të brendshëm përfaqësues.

Ndërsa Libia u zhyt me shpejtësi në kaos, me grupe të ndryshme të armatosura që kontrollojnë pjesë të ndryshme të vendit, fuqitë ndërhyrëse shprehën dëshirën për t’u tërhequr sa më parë nga angazhimi i tyre. Mbi të gjitha, ata dëshiruan të shmangnin rrezikun e përfshirjes në një lloj moçalishteje që SHBA-të vuajtën në Irak dhe vijojnë të vuajnë në Afganistan. Ai vendim lejoi fuqitë rajonale dhe ato më të lartëga të ndiqnin interesat e veta në Libi duke hyrë në sherr në krah të grupeve të ndryshme.

Që nga viti 2015, të dy fraksionet luftuese janë përplasur një një betejë gjithnjë e më të përgjakshme për kontrollin e vendit: Qeveria e njohur nga OKB e Pajtimit Kombëtar me bazë në Tripoli dhe Ushtria Kombëtare e Libisë me bazë në Tripoli, udhëhequr nga gjenerali renegad Khalifa Haftar. Dhe palët kanë qenë në gjendje të ushqejnë konfliktin e tyre – me një kosto të lartë njerëzore dhe ekonomike për popullin e Libisë – kryesisht për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë. Turqia, Katari dhe Italia kanë ndërhyrë në mbështetje të qeverisë së Tripolit ndërsa Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia dhe Franca kanë ndihmuar grupin e Tobrukut. SHBA-të janë luhatur med të dyve, megjithëse presidenti Donald Trump duket se ka shprehur pëlqimin e vet për Haftarin.

Në një zhvillim shqetësues të kohëve të fundit, presidenti i Egjiptit Abdel Fatah el-Sisi paralajmëroi Turqinë dhe forcat e saj aleate kundër kapjes së qytetit strategjik të Sirtes, të cilin Ushtria KOmbëtare e Libisë e kontrollon aktualisht (krahas një territori të madh që vijon përgjatë kufirit të Libisë me Egjiptin). Megjithëse as Turqia dhe as Egjipti nuk pëlqejnë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak, veçanërisht duke marrë parasysh problemet e rënda ekonomike të brendshme të tyre, përballja mes tyre mund të sjellë një përplasje që seriozisht destabilizon të gjithë rajonin e Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Në mungesë të një konsensusi kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga OKB në Gjenevë deri më sot kanë dështuar të prodhojnë ndonjë rezultat të prekshëm, ku njëra palë ose tjetra kanë sjellë bllokimin e bisedimeve. Konflikti pa rrugëzgjidhje ka lënë Libinë në një gjendje afatgjatë destabiliteti dhe mungese sigurie strukturore me pak shanse për rikthim në normalitet dhe me vuajtje që vijojnë për popullin.

Dalja nga kjo situatë kërkon që forcat e jashtme të tërhiqen dhe të lënë popullin e Libisë të përcaktojnë të ardhmen e vet. Për fat të keq, burimet e naftës të Libisë dhe rëndësia gjeopolitike e vendit janë bërë magnet për ndërhyrje të jashtme dhe mallkim për shtetasit e saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Libya’s Double Tragedy

Etiketa: AfganistanAfganistaniDonald TrumpEmiratet e Bashkuara ArabeFrancaIrakItaliakonfliktkostoKrizaLibilibiaLuftambështetjeNATOOKBpaqeProject SyndicateQeveriaRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSiriaTrumpTurqiaUshtriaVendimvuajtjezhvillim
Tjetri
Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi përballet me vetingun

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.