AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Greqia vazhdon planin për kampe “të mbyllura” pas rastit të parë me COVID-19 në Moria

Apostolis FotiadisngaApostolis Fotiadis
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë duke shkuar drejt kufirit grek. Foto kortezi e nternet Haber.

Planet greke për të krijuar kampe “të mbyllura” për azilkërkuesit që mbërrijnë me anije nga Turqia kanë hasur rezistencën e banorëve të ishujve dhe të grupeve të të drejtave të njeriut, por qeveria po vazhdon para me planet e saj.

Refugjatë duke shkuar drejt kufirit grek. Foto kortezi e nternet Haber.

Rasti i parë i konfirmuar i COVID-19 midis mijëra azilkërkuesve në kampin Moria, i cili pothuajse u shkatërrua plotësisht nga zjarri, në ishullin grek të Lesbosit është shfrytëzuar nga qeveria konservatore e vendit për të ngritur çështjen e krijimit të kampeve “të mbyllura”.

Më shumë se 12,000 refugjatë dhe emigrantë të vendosur në kampin Moria u evakuuan brenda natës pasi një zjarr i madh përfshiu vendin. Pritet ende një deklaratë zyrtare për shkakun e zjarrit nga shërbimi zjarrfikës.

Kampi u vendos në karantinë javën e kaluar pasi u njoftua rasti i parë i konfirmuar i COVID-19. Një azilkërkues 40-vjeçar somalez në qendër doli pozitiv më 2 shtator, duke alarmuar kështu për përhapjen e mundshme të koronavirusit midis më shumë se 12,000 njerëzve në kamp, ​​shumë më tepër se kapaciteti i tij për 3,000 të tillë.

Deri të hënën në kamp u regjistruan 35 raste të tjera me COVID-19. Klinika shëndetësore e kampit, një donacion nga qeveria holandeze, thuhet se u dëmtua nga zjarri.

Ministri i emigracionit Notis Mitarachis ka hedhur vazhdimisht idenë e qendrave të mbyllura, por plani ka bërë progres të ngadaltë duke qenë se ka hasur kundërshtimin e banorëve lokalë të Lesbosit dhe ishujve të tjerë si Kiosi.

Të hënën, ministria e emigracionit vendosi në karantinë edhe tre qendra të tjera, pasi edhe atje u konfirmuan raste me koronavirus.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se përpjekja për të lidhur çështjen  e COVID-19 dhe nevojën për kampe të mbyllura ishte e gabuar.

“COVID-19 në Moria nuk demonstron një domosdoshmëri për qendra të mbyllura, por mungesën e një plani që respekton të drejtat e refugjatëve dhe të banorëve të ishujve dhe mund të sjellë dekongjestion, evakuim të atyre më të prekshëm, qasje në kujdes shëndetësor, ujë dhe kanalizime, mbështetje për integrim”, tha për BIRN Martha Roussou, zyrtare e lartë e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Qeveria hedh poshtë krahasimin me burgun

Pamje ajrore e kampit Moria në ishullin Lesbos. Foto: Getty Images.

Një ditë pas zjarrit, një zëdhënës i qeverisë tha për kanalin televiziv shtetëror ERT se autoritetet po hetonin raportet për zjarrin. Zjarrfikësit raportuan se kishin hasur në rezistencë nga disa banorë të kampit.

Kampi “duket sikur është bombarduar,” tha për BIRN një fotograf në vendngjarje.

Të njëjtën ditë që u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Moria, ministria e emigracionit e Greqisë njoftoi dy kontrata me vlerë totale prej pothuajse 1.8 milionë euro për punën fillestare për të rrethuar qendrat e pritjes në Lesbos dhe Kios.

Në një takim të këshillit lokal atë ditë në Kios, ministri Mitarachis përshkroi dy zona rrethimi gjashtë metra larg, karta biometrike për të kontrolluar hyrjen dhe daljen, monitorim CCTV, skanim të çantave si në aeroport dhe krijimin e një qendre paraburgimi brenda secilës qendër pritjeje.

“Ministri në thelb e ka përshkruar burgun si ndërtesa me një hendek të madh, skuadra patrullimi dhe zona sigurie”, tha për BIRN Dimitris Antonoglou, një këshilltar lokal i cili mori pjesë në takim si përfaqësues i grupit të pavarur komunal Chiaki Sympolitia.

“Pas ngritjes, nuk ka asnjë lloj garancie në lidhje me atë që ndodh brenda këtyre qendrave”, tha Antonoglou. “Pretendimi i ndonjë emergjence shëndetësore ose sigurie mund t’i kthejë ato në burgje të vërteta.”

Megjithatë, plani i Greqisë ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili ka dhënë 130 milionë euro për transformimin e kampeve në Samos, Leros dhe Kos në qendra të mbyllura.

Plani po përparon më shpejt në sterë, por ka hasur në rezistencë në ishujt, sidomos në Kios dhe Lesbos. Një përpjekje për ta vënë në zbatim këtë politikë në shkurt, çoi në përplasje të dhunshme midis banorëve të ishullit dhe policisë. Dhjetëra oficerë u plagosën para se policia të tërhiqej.

Shumica e banorëve të ishujve duan që azilkërkuesit të shpërngulen në sterë dhe kundërshtojnë çdo zhvillim të mëtejshëm të kampeve, qofshin ata të mbyllur ose ndryshe.

Qeveria e hodhi poshtë krahasimin me burgjet.

“Ne jemi një vend demokratik – nuk po ndërtojmë burgje”, u citua të ketë thënë George Koumoutsakos, ministër për politikën e migracionit nga The Guardian.

“Tani me pandeminë kemi një arsye tjetër të rëndësishme për të kontrolluar më mirë hyrjen dhe daljen nga kampet”, tha ai.

Në qershor, ministria e emigracionit kërkoi 19 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit për instalimin e pajisjeve biometrike për të kontrolluar hyrjet dhe daljet nëpër kampe në sterë. Në mars, ministria i deklaroi si konfidenciale detajet e procedurave të prokurimit për shkak të sigurisë kombëtare.

Etiketa: AeroportAnijeazilkërkuesAzilkërkuesitBanorëBIRNburgjebuxhetiBuxheti i ShtetitCOVIDCOVID-19donacionEmigranteEuroevakuimGreqiGreqiakampkampe refugjateshkoronaviruskujdes shëndetësorLesbosmbështetjeMoriaParaPoliciaprogresPunëQeveriaSHshtatorThe GuardianTurqiazhvillimZjarrZjarrfikës
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Pagesa 6 mijë euro për lirim nga burgu, SPAK ndalon gjyqtaren e Apelit Korçë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.