AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Partia Socialiste shtyn votimin e Kodit Zgjedhor pas presionit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Ish deputeti, Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deputetët, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, ne tryezen e thirrur per reformen zgjedhore. Foto: LSA

Kuvendi i Shqipërisë bëri të ditur në një njoftim të shkurtër për shtyp se seanca plenare e 1 tetorit, në të cilin socialistët kishin shpallur se do të votonin në mënyrë të njëanshme ndryshimet në kodin zgjedhor, shtyhet me datë 5 tetor.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Ish deputeti, Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deputetët, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, ne tryezen e thirrur per reformen zgjedhore. Foto: LSA

Partia Socialiste duket se bëri një tërheqje nga kërcënimi se do të miratojë në mënyrë të njëanshme ndryshime në kodin zgjedhor, duke premtuar se do të lërë kohë për dialog me opozitën ndërsa faktori ndërkombëtar duket se u angazhua në masa presioni ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e kuvendit të martën, bëhet e ditur se kryetari Gramoz Ruçi ka porositur shtyrjen e seancës plenare të 1 tetorit për në 5 tetor. Sipas njoftimit, opozita parlamentare ka kërkuar heqje nga rendi i ditës të nismave për ndryshimin e kodit ligjor, gjë që është pranuar.

“Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00,” thuhet në njoftim.

Të hënën në mbrëmje, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ajo e SHBA-së Yuri Kim deklaruan publikisht se dëshirojnë që ndryshime në sistemin zgjedhor, si ato të kërkuara nga kryeministri Edi Rama, duket të realizohen vetëm përmes konsultimeve në Këshillin Politik duke i kërkuar Ramës që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit mes palëve kryesore politike parlamentare dhe jashtëparlamentare.

“Ne ripërsërisim qëndrimin tonë se marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet,” deklaroi Soreca në Tëitter. “Çdo propozim i mëtejshëm për amendime të tjera që shkojnë përtej marrëveshjes duhet të diskutohen siç duhet në kuadër të Këshillit Politik,” shtoi ai.

Edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila qershorin e kaluar tërhoqi vëmendjen e medias kur i kërkoi specifikisht kryetarit të PD-së Lulzim Basha të arrijë marrëveshje përmes shprehjes “topi është te Luli Basha”, duket se të hënën ia hoqi topin kryeministrit Edi Rama kur tha se çdo propozim për ndryshim duhet të jetë “në mirëbesim”.

Në veçanti, qëndrimi i Soreca se ndryshimet duhet të kryhen përmes bisedimeve në Këshillin Politik duket se bie ndesh me qëndrimin e Ramës, i cili thotë se parlamenti aktual është një realitet i ri dhe ka fuqi të bëjë ndryshime.

Opozita kryesore u largua nga parlamenti janarin e kaluar dhe filloi protesta në rrugë, në disa raste të dhunshme, deri në pikën kur Shtetet e Bashkuara duket se i kërcënuan të tërhiqen nga protestat e dhunshme ose mund të riklasifikohen si parti jozgjedhore. Që nga ajo kohë, ndërkombëtarët kanë tentuar të mbajnë opozitën jashtëparlamentare dhe maxhorancën të angazhuar në dialog, gjë që u konkretizua këtë janar me krijimin e Këshillit Politik, një grup negocimi ku marrin pjesë si opozita parlamentare ashtu edhe ajo jashtëparlamentare.

Pasi ky këshill arriti një marrëveshje më 5 qershor, kryeministri Edi Rama rihapi lojën duke deklaruar në fillim të korrikut se dëshironte ndryshime kushtetuese për të hequr sistemin e koalicioneve parazgjedhore, një hap që opozita e konsideron si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit.

Negociatat në këshillin politik pritet të rifillojnë më 1 tetor.

Etiketa: BashaBEbesimDamian GjiknurideputetdialogEdi RamaKryeministri Edi RamakryetarkushtetueseKuvendiLSILuigi SorecaLuliLulzim BashaMarrëveshjamarrëveshjeMasaOerd BylykbashiOpozitaPartiaPartia SocialistePDPetrit VasiliProtestaProtestatRamaSeancaSeanca plenareSHBAshqipShtetet e BashkuaraYuri Kim
Tjetri
Pjesëmarrja mbetet e ulët ndërsa politikanët luten për vota

Hapet thesi i premtimeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.