AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hapet thesi i premtimeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Basha (djathtas) dhe Edi Rama duke hedhur votën e tyre në dy qendra të ndryshme votimi në Tiranë. Foto Kolazh

Kryetari i opozitës Lulzim Basha propozoi që qeveria të ndajë nga paratë e taksapaguesve rreth 300 milionë euro paketë anti-COVID. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke premtuar një mrekulli ekonomike përmes paketës po 300 milionë euro të rindërtimit nga tërmeti i vitit të kaluar ndërsa të dyja palët premtuan rritje të pagës minimale, por pa shpjeguar se nga dalin paratë.

Lulzim Basha (djathtas) dhe Edi Rama duke hedhur votën e tyre në dy qendra të ndryshme votimi në Tiranë. Foto Kolazh

Kryeministri Edi Rama dhe kundërshtari i tij kryesor Lulzim Basha hynë në një garë premtimesh dhe propozimesh financiare të martën më 29 shtator, në dy fjalime të gjata të mbajtura veçmas, ndërkohë që vendi duket se ka hyrë në fushatë elektorale pavarësisht se zgjedhjet janë ende edhe shtatë muaj larg.

Duke folur para gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi atë që e quajti paketa kundër krizës së shkaktuar nga pandemia, me një shtyllë themelore pagesa 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, shoqëruar me dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe shpërblim 1 mijë euro për çdo mjek e 500 euro për çdo infermier në vend.

Sipas Bashës, kjo paketë kushton 312 milionë euro dhe ai këshilloi që qeveria ta zbatojë në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai tha se ky nuk është programi elektoral i Partisë Demokratike, për të cilin premtoi pagë minimale 40 mijë lekë në muaj dhe pagë mjekësh 1,200 euro në muaj.

Basha ishte jo shumë origjinal kur, i pyetur se ku do të gjenden këto para në kushtet kur kriza ka goditur të ardhurat buxhetore, Basha deklaroi se paratë do t’i gjejë duke luftuar korrupsionin. Ai përmendi rastin e një tenderi të hapur së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e katër kilometrave rrugë rajonale në zonën e Korçës me një kosto të llogaritur prej 2.3 miliardë lekësh si dhe u ankua se media po cenzuron denoncimet që kjo parti po bën ndaj koncesioneve kontroverse të Ramës për ndërtim incineratorësh.

Edi Rama nga ana e tij i quajti premtime të paarsyeshme propozimet e Bashës, ndërsa deklaroi se vendi do të përfitojë nga ajo që ai e quajti “paketa më e madhe e investimeve” në historinë e Shqipërisë. Ai iu referua një pakete që sipas tij arrin në 300 milionë euro dhe që do të shërbejë për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama premtoi gjithashtu që paga minimale do të rritet në 26 mijë lekë ndërsa sugjeroi se biznesi në Shqipëri ka rezerva.

Por dukshëm duke kuptuar se paketat e investimeve nuk po arrijnë të impresionojnë votuesit, Rama shau kritikët si injorantë.

“Këto investime rëndom i hedhim poshtë me përqeshje si fasada si zbukurime si ndërhyrje shpenzimesh të kota për atë që bëjmë për të bukurën në vend. Është dritshkurtësi e madhe është injorancë,” deklaroi ai, ndërkohë që ministri i tij i rindërtimit Arben Ahmetaj komentoi mbi grafikë dhe tabela numrin e shkollave dhe të shtëpive dhe të objekteve të tjera që do të rindërtohen, shoqëruar me shpjegime se pse, për ato që Rama i quajti “shkaqe objektive”, një vit pas tërmetit, të gjithë ata që mbetën të pastrehë një vit më parë, vijojnë të mbeten të pastrehë.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajAutoriteti Rrugor ShqiptarBashaCOVIDEdi RamaEurogazetarIncineratorinvestimeKorçëkostoKrizaKryeministri Edi RamaLulzim BashaMASMediaMjekmjekëmrekullipaga minimalepandemiaParaPartisë DemokratikeQeveriaRamaSHshqipShqipërishtatorVotimivotuesitZgjedhjet
Tjetri
Ujësjellësi i Tiranës kërkon rritje dramatike të çmimit ndërsa mban të larta shpenzimet operative

Bashkitë shtojnë me qindra punëtorë, kryeson Tirana

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.