Vënë në provë nga pandemia e koronavirusit, qeveria slovake është detyruar të ngrejë stekën në luftën kundër dizinformimit dhe kërcënimeve hibride. Por beteja duket se vetëm sa ka filluar.
, BIRN, Bratislavë
Duke qëndruar në një skenë të veshur me blu në Forumin Globsec në Bratislavë më 7 tetor, veshur me një maskë elegante të zezë të kombinuar me fustanin e saj, presidentja e Slovakisë Zuzana Caputova foli për sfidat kryesore që pandemia përbën për botën dhe shtetin e së drejtës.
“Ajo ekspozoi kapacitetet dhe të metat e menaxhimit të krizave nga ana jonë, menaxhim që është mbështetur te paqja që prej shumë vitesh,” tha ajo. “Edhe një herë ne po shohim se përhapja e disinformimit dhe humoreve mashtruese mund të jenë vdekjeprurëse,” shtoi ajo, duke e konsideruar këtë si problemi më urgjent i shekullit.
Slovakia ka qenë duke luftuar kërcënimet hibride dhe dizinformimin që prej shumë vitesh, ku shumica e luftimeve ka rënë në shpatullat e aktivistëve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të informatikës dhe sigurisë. Gjithsesi, këtë vit, fuqia shkatërrimtare e dizinformimit e demonstroi veten haptazi për herë të parë.
“Slovakia nuk po punon mjaftueshëm mirë në luftën kundër pandemisë në këto kohë,” pranoi Marek Krajci, ministri slovak i shëndetësisë më 9 tetor, duke komentuar rritjen e vazhdueshme të numrit të të prekurve nga COVID-19 në vend. “Unë mendoj se një fushatë e stërmadhe dizinformimi reflektohet në rezultatet e këqija që ne po shohim aktualisht.”
Në një manifestim tjetër të lodhjes dhe zemërimit të shkaktuar nga dizinformimi mbi COVID, qindra njerëz u bashkuan në një protestë të panjoftuar dhe ilegale në Bratislavë, organizuar nga huliganët e futbollit dhe grupet neonaziste. Duke sulmuar derën e hekurt të oborrit të zyrave të qeverisë, ata hodhën slogane vulgare kundër kryeministres, hodhën gurë kundër policisë dhe i bënë thirrje njerëzve të injorojnë masat e reja kufizuese të ideuara për të luftuar virusin.
Gjatë valës së parë të pandemisë, Slovakia u klasifikua si vend fitimtar në krizë, gjerësisht falë sjelljes së përgjegjshme të publikut të gjerë, masave të rrepta dhe mbajtjes së maskave me detyrim. Por vjeshta ka sjellë një valë të dytë shumë më të fortë nga sa kishin menduar slovakët.
Sipas sondazheve, Slovakët janë të pasigurt se çfarë informacioni duhet të ndjekin mbi koronavirusin ndërsa mbështetja për masat kufizuese të urdhëruara nga qeveria janë reduktuar ndjeshëm dhe po kështu ka rënë edhe besimi te udhëheqësit.
“Është e lehtë t’ia hedhësh fajin medias apo sistemeve arsimore apo internetit për gërryerjen e besimit të qytetarëve, por a projektojnë udhëheqësit politikë besim sot?” pyeti presidentja Caputova në mënyrë retorike te Globsec.
Fillim i mirë por rrugë e gjatë
Qeveria e re slovake që erdhi në pushtet në mars shpalli dizinformimin dhe kërcënimet hibride si një nga problemet e vendit dhe një nga pikat e axhendës së saj për katër vitet e ardhshme. Në manifestin e tij, qeveria e Igor Matovic cilësoi luftën kundër dizinformimit si një prioritet në politikën e jashtme, mbrojtje, arsim dhe media.
“Përhapja e dizinformimit dhe rrengjeve në internet vë në rrezik zhvillimin e një shoqërie të mbështetur te dija,” thuhet në programin e qeverisë së re. “Qeveria e Republikës së Slovakisë do të përgatisë një plan veprimi për koordinimin e luftës kundër kërcënimeve hibride dhe përhapjes së dizinformimit dhe do të ndërtojë kapacitetet e përshtatshme të centralizuara për ta bërë këtë.”
Pothuajse shattë muaj më vonë, ky “plan veprimi” është ende punë në progres ndërsa qendra e koordinimit nuk është krijuar ende dhe axhenda kundër dizinformimit është e shpërndarë në disa ministri, pa një strategji të qartë dhe të unifikuar.
“Gjëja e parë kyçe që i ndodhi kësaj teme është që ajo më në fund po trajtohet politikisht dhe asaj po i jepet vëmendja e duhur,” thotë Daniel Milo, analist në Institutin Globsec.
“Në vitet e mëparshme, ka pasur disa luftëtarë vetmitarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme apo në polici, por nuk kishte mbështetje sistematike,” tha ai, duke shtuar se ndërsa është mirë që qeveria e re ka vendosur një objektiv zyrtar në programin e vet për të shënjestruar disinformimin, ajo ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Një nga përpjekjet më të dukshme erdhi këtë verë kur Ministria e Shëndetësisë punësoi Jakub Goda, një gazetar të njohur të fokusuar te dizinformimi, për të ndihmuar komunikimet strategjike të saj.
Duke reaguar nga “infodemia” në rritje përreth koronavirusit, ministria filloi të përqendrohet në përgënjeshtrimin e rrengjeve me mesazhe përmes publikimit të informacioneve të verifikuara nga ekspertë të mjekësisë përmes rrjeteve sociale. “Në mes të mandemisë, urgjenca e këtij problemi është bërë gjithnjë e më e qartë,” tha Goda në një intervistë me BIRN më herët këtë muaj.
Ministria e Shëndetësisë përgatiti një guidë të shkurtër se si ne duhet të dallojmë dizinformimin përreth COVID-19 si dhe iu bashkua një fushate të televizionit publik në të cilin një ekspert i njohur mbi sëmundjet infektive flet mbi sigurinë e mbajtjes së maskës.
Ndërsa programi pati 600 mijë shikime dhe mbi 3,300 ndarje deri më 19 tetor, shumica e postimeve virale nga politikanë të ekstremit që ngrenë pikëpyetje mbi krizën e koronavirusit janë parë shumë herë më shumë se sa kaq, falë një rrjeti të zhvilluar faqesh në Facebook që përhap dizinformim mbi bazë të rregullt. Lufta kundër dizinformimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka mbaruar ende, thotë Goda, duke shtuar se minstria ka zgjeruar sakaq kapacitetet dhe më shumë njerëz do të punësohen së shpejti.
Megjithëse puna e Godës në ministri është thelbësore, ky është vetëm hapi i parë, mendojnë ekspertët.
“Është një hap i mirë, por mendoj se një person i vetëm nuk mjafton për të shpëtuar komunikimet strategjike të një ministrie të tërë,” tha Milo.
“Jakub është marrë me këto tema për shumë vite dhe unë e vlerësoj atë si koleg, por kjo nuk mjafton dhe nuk ka shans të ndalojë ortekun e stërmadh të gënjeshtrave mbi COVID-19 që ndahen online dhe në rrjetet sociale çdo ditë,” shpjegoi ai. “Gjithsesi, ai mund ta bëjë punën e tij e ndoshta mund të bindë menaxhmentin në minsitri se komunikimi dhe informimi janë pjesë po aq e rëndësishme sot sa edhe masat mjekësore.”
Një mjet tjjetër i dukshëm dhe popullor në luftën kundër dizinformimit është forca policore slovake në Facebook, e cila punon specifikisht për të zbuluar rrengjet. Gjatë pandemisë, ekspertë të policisë kanë zbërthyer dhjetëra gënjeshtra dhe postime manipuluese mbi virusin, duke shpërndarë informacion të verifikuar mes 85 mijë ndjekësve të saj. Videot më popullore që zbërthenin gënjeshtra janë ndjekur nga 100 mijë deri në 200 mijë njerëz.
Të shpëtosh demokracinë
Përgjatë viteve të fundit, Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën ka marrë udhëheqësinë në luftën kundër dizinformimit në Slovaki, duke u përqendruar në zhvillimin e komunikimeve strategjike me publikun. Këtë vit ajo hapi një departament të ri për t’u përballur me kërcënimet hibride dhe për të “forcuar reziztencën” në sistem.
“Ne në thelb kemi provokuar më shumë aktivitet të qeverisë në këtë fushë,” thotë Imrich Babic, kreu i komunikimeve strategjike në departamentin në fjalë në ministrinë e jashtme. “Tani, ka shumë shprsë se kjo do të bëhet sistematike. Është në planet e shumë ministrive sakaq.”
Ministria e Jashtme, duket, mund të jetë një pjesë e qeverisë ku shumica e njerëzve, përfshirë udhëheqësit politikë, kuptojnë rëndësinë e të pasurit të një mesazhi të qartë në komunikim. Ministri i Jashtëm Ivan Korcok, ish-ambasador i Slovakisë në Uashington dhe Bruksel, tha në konferencën e tij të parë në mars se nuk ka dyshim mbi vendin e Slovakisë në Europë dhe në botë: aleatët e vendit janë në Perëndim dhe synimi i tij është mbrojtja e unitetit dhe vlerave të Europës.
“Është një çështje me rëndësi strategjike për mbrojtjen e një demokracie të shëndetshme,” thotë Marcel Pesko, ambasador special që po drejton departamentin për kërcënimet hibride në Ministrinë e Jashtme.
“Slovakia është shumë vulnerabël në këtë kuptim,” shtoi ai duke shpjeguar se ai mendon se kjo ndodh për shkak të kombinimit të historisë, komunikimeve politike dhe trashëgimisë së dobët demokratike. “Bazuar në gjithë këtë, Slovakët janë më të prirur nga dizinformimi.”
Ekspertët në minstri janë dakord se Slovakia ka nevojë të përshkallëzojë në mënyrë domethënëse luftën e vet kundër kërcënimeve hibride. Dhe kjo do të thotë që të zbatohet përqasja e “të gjithë shoqërisë”, pra që të reformohet kurrikulla e sistemit arsimor, të shtyhet për më shumë kontroll për rrjetet sociale dhe të formohet një mekanizëm i centralizuar koordinues brenda qeverisë.
“Procesi ka nisur sakaq; ne duhet vetëm ta kuadrojmë atë. Do të na pëlqejë të krijojmë mekanizmin e koordinimit brenda këtij viti,” tha Pesko për BIRN.
Mekanizmi i propozuar duhet të krijojë një sistem për trajtimin e kërcënimeve hibride, të cilat përfshijnë të gjitha ministritë si dhe zyrat e qeverisë. Gjithsesi, forma e këtij mekanizmi nuk është përcaktuar ende.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme po organizon programe arsimore nëpër universitete dhe shkolla; duke organizuar grupe pune për diplomatët kroatë dhe të punësuarit e ministrisë; duke koordinuar politikat e tyre dhe komunikimin në fushat strategjike; duke luftuar dizinformimin online, në media dhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga udhëheqësit politikë.
Edhe para përhapjes së COVID-19 nëpër Europë, Slovakia ka qenë shënjestër fushatave propaganduese nga Rusia dhe Kina, përfshirë forma të ndryshme të luftës hibride, sipas shërbimeve sekrete slovake.
Në gusht, Slovakia u bë vendi i 28 i BE-së që i bashkohet Qendrës Europiane të Eksepencës për Përballjen me Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe Ministria e Mbrojtjes së Slovakisë është bërë një nga udhëheqësit e luftës kundër dizinformimit brenda qeverisë së re.
“Ministria e Mbrojtjes dëshiron të jetë shumë aktive në këtë fushë,” thotë Martina Koval Kakascikova, zëdhënëse për ministrinë. “NJë nga arsyet është se kërcënimet hibride do të bëhen pjesë domethënëse e operacioneve ushtarake në të ardhmen.”
Në tetor, ministria punësoi një këshilltar special në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe departamenti i komunikimit ka marrë një rol më të madh në çmontimin e dizinformimit dhe rrengjeve.
“Për më shumë, pandemia ka riforcuar narrativat dizinformuese, dhe po kështu Ministria e Mbrojtjes ka intensifikuar komunikimet e veta strategjike, qoftë në median sociale, qoftë në terren,” th Koval Kakascikova. “Ne gjithashtu mendojmë të shkëmbejmë informacion dhe eksperiencë në fushën e luftimit kundër kërcënimeve hibride dhe dizinformimit me partnerët tanë si një çështje thelbësore.”
Megjithëse komunikimet publike nga politikanët kryesorë në qeverinë e mëparshme mund të përshkruhen si kaotike dhe kontradiktore, ka pasur disa prova se aktivitetet e ekspertëve të caktuar në ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes kanë fuqizuar mbështetjen e publikut për anëtarësinë e Slovakisë në NATO dhe në BE përgjatë tri viteve të fundit. Ndërsa më 2017 vetëm 43% e slovakëve mbështesnin anëtarësinë në NATO, në viti 2019 mbështetja u rrit në 56% sipas Vrojtimit të Tendencave nga Globsec.
Eurobarometi, i cili monitoron evolucionin e opinionit publik në vendet anëtare të BE-së, konformoi se një shumicë solide e slovakëve mbështesin BE-në. Gjithsesi, niveli i besimi në demokracinë liberale dhe në aleatët Perëndimorë të Slovakisë, veçanërisht te SHBA, mbetet i ulët.
Një sfidë shtesë do të vijë më vonë këtë muaj pasi qeveria e slovakisë njoftoi qëllimin e vet për të kryer një program testimi masiv nëpër të gjithë kombin, me synimin që të bëhet vendi i parë në Europë që ndërmerr një hap të tillë.
Ekspertët e dizinformimit kanë paralajmëruar sakaq se fushatat anti-COVID dhe kundër sistemit shëndetësor do të shfaqen me synimin për të penguar përpjekjet e qeverisë në nindjen e popullsisë mbi testimin e përgjithshën. “Përgjatë dy javëve të ardhshme, e ashtuquajtura agjitprop do të fillojë – një tambure e shpejtë, sa më absurde të jetë e mundshme,” parashikoi Infosecurity.sk. “Vëmendja e njerëzve është shumë e lartë në këtë histori dhe puna e tyre është e lehtë.”
Për të kundërshtuar këtë kërcënim, Marcel Pesko, personi që drejton departamentin e kërcënimeve hibride në Ministrinë e Jashtme pranoi se, “ka ende shumë punë për të bërë.”
Megjithëse të gjithë ekspertët e qeverisë janë dakord që aktivistët dhe organizatat, deri më sot kanë bërë punë të mirë në luftën kundër dizinformimit, ata thonë se është koha që shteti të kapë shkopin. “Roli i shtetit nuk mund të zëvendësohet nga organizatat apo nga media,” tha Pesko. “Është e rëndësishme të kesh vullnetin politik për të trajtuar tema të tilla.”.