AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor: I papajtueshëm me Kushtetutën

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti argumenton se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin ndryshime të njëanshme të rregullave të lojës pasi ajo ka filluar si dhe synonin pengimin e koalicioneve. PS paralajmëron rrëzimin e dekretit.

Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti Ilir Meta njoftoi të premten kthimin pas të ndryshime në Kodin Zgjedhor të miratuara vetëm me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe një pjese të depuetetëve të opozitës, të cilët hynë në Kuvend pas braktisjes së tij nga Partia Demokratike dhe LSI.

Ndryshimet janë sipas Presidentit të papajtueshme me Kushtetutën dhe cënojnë liritë themelore të njeriut, ndërsa miratimi i njëanshëm i tyre shkeli mbi marrëveshjen e mëparshme mes partive kryesore në vend.

Presidenti akuzon shumicën se përpiloi rregulla që e favorizojnë atë në garën e ardhshme. “Por përkundër këtij angazhimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë kriter kryesor i Kopenhagës, rezulton se në Shqipëri, nën kushtet aktuale, për mungesë përgjegjshmërie të Kryeministrit, dhe në thyerje të të gjitha standarteve europiane, vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet”, thuhet në dekretin për kthimin pas të ligjit për “Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.

Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla la të kuptohej se dekreti do të rrëzohej. Ai e cilësoi atë të vonuar për të penguar procedurat parlamentare, ndërsa e cilësoi Metën “president mistrec dhe hileqar”. Balla tha se Kodi Zgjedhor ishte tashmë i plotë.

Në krahun tjetër, Partia Demokratike në një reagim në emër të opozitës së bashkuar përshëndeti vendimin e presidentit.

“Mundësi për rikthimin e konsensusit politik në vend të minimit të klimës parazgjedhore dhe deformimit të rezultatit zgjedhor në tavolinë,” tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, pas dështimit të disa takimeve mes palëve, u kritikua ashpër nga opozita dhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë, që ishin angazhuar më herët në arritjen e marrëveshjes mes palëve. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë shprehu “keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament”.

Ndryshimet me të cilat ishte dakord vetëm Partia Socialiste dhe një pjesë e deputetëve nga listat që u përfshinë në Kuvend pas largimit të PD dhe LSI, synojnë sipas presidencës kryesisht të bëjnë të vështirë koalicionet parazgjedhore dhe lejojnë vetëm një listë për të gjitha partitë në koalicion.

“Në këtë mënyrë, sipas ndryshimeve, marrëveshjet e koalicionit parazgjedhor lejohen, por këto forma bashkëpunimi parazgjedhore pranohen vetëm për konkurrim, duke u paraqitur në një listë shumemërore unike të paraqitur nga subjekti zgjedhor (koalicioni)”, thuhet në dekret.

Të bëra mbi premtimin për të hapur listat dhe mundësuar qytetarëve të zgjedhin deputetët dhe jo thjeshtë të votojnë listën e kryetarit të partisë, ndryshimet nuk ofruan ndonjë lehtësi në këtë drejtim, pasi ligji sanksionon se deputetët mund të ngjiten në renditje vetëm nëse marrin një numër më të madh votash se mestarja e partisë në një zonë të caktuar.

Ndërkohë, sipas dekretit të Presidentit të Republikës, ndryshimet kanë ngritur pengesa për partitë e vogla dhe për pjesëmarrjen në zgjedhje, pengojnë krijimin e koalicioneve dhe janë në papajtueshmëri me kushtetutën dhe shkelin marrëveshjen e 5 qershorit 2020 të arritur mes të gjitha palëve.

Ndër ndryshimet më të kritikuara është vendosja e një pragu kombëtar prej 1 për qind, që sipas presidentit do të pengonte partitë me mbështetje lokale të siguronin mandate në Kuvend. Teorikisht, ligji e uli pragun për të marrë mandat nga 3 për qind në 1 për qind, por duke e bërë atë kombëtar, numri i votave që duhen për të marrë një mandat është disa herë më i madh. Kjo kufizon partitë që garojnë mbi bazë mbështetje lokale apo partitë e minoriteteve.

Po ashtu  sipas presidentit, ligji u miratua disa javë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve. Meta dekretoi zgjedhjet e 25 prillit në fillim të shtatorit, ndërsa ndryshimet në Kod u miratuan në tetor.

“Çdo ndryshim tjetër që do të pasonte mbi këto rregulla ( e miratuara në korrik) si në Kushtetutë apo dhe në Kodin Zgjedhor, minimalisht nuk duhet të përdoret për zgjedhjet tashmë të caktuara për t`u mbajtur në datën 25 prill 2021”, thuhet në dekret.

Dekreti i referohet Komisioni të Venecias dhe Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, në të cilin sanksionohet se ndryshimet në rregulla duhet të nisin të paktën një vit para periudhës zgjedhore dhe nuk mund të ndryshonin rrugës, përveçse kur kishte një kompromis gjithëpërfshirës për ta bërë këtë.

Në dekret po ashtu kritikohet edhe paqartësitë që krijohen në ndarjen e mandateve dhe pabarazia në ndarje. Aty argumentohet se rregulli i vendosur për votat që i duhet një kandidati për të kapërcyer në renditjen e partisë krijon pabarazi, pasi mesatarja e krijuar nga pjesëtimi i votave me mandate të fituara do jetë e ndryshme në të njëjtin qark për parti të ndryshme.  

Sipas dekretit ndryshimet “Cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe të procesit të rregullt ligjor, si dhe krijojnë diskriminim të theksuar në jetën politike”. Presidenti po ashtu pretendon se ndryshimet synonin të favorizonin opozitën që u krijua në Kuvend, duke i dhënë asaj përparësi për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërsa u kërkon partive të tjera të mbledhin firma.

Etiketa: Bashkimit EuropianDekretideputetDibradiskriminimGazmend BardhiIlir MetaKodi ZgjedhorKrijonKuvendKuvendiliraLokaleLSImbështetjeMetandarjeOpozitaPabaraziapaktParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë SocialistePDpresidentPSshqipShqipëriTaulant BallazgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Hoxha

Shkarkimi i Lindita Hoxhës, argumentet e kundërta për pasurinë dhe konfliktin e interesit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.