AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-presidenti Thaçi pretendon pafajësi për krime lufte

Marija RisticngaMarija Ristic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Presidenti i dorëhequr së fundmi Hashim Thaçi deklaroi se ishte i pafajshëm para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për pretendimet se ai kishte kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë dhe Shqipëri në 1998 dhe 1999.

Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Në daljen e tij të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë të hënën, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat që e akuzojnë atë për krime lufte.

“I lexoj dhe nuk jam dakord me asnjërën prej tyre”, tha Thaçi, i cili dha dorëheqjen si president i Kosovës javën e kaluar para se të dërgohej në Hagë për gjykim.

“Aktakuza është plotësisht e pa bazë dhe e deklaroj veten të pafajshëm”, shtoi ai.

Avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper, iu ankua kryetarit të trupit gjykues që ekipi i mbrojtjes e kishte marrë me vonesë njoftimin për aktakuzën.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pretendimet për trafik organesh të bëra nga raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marti në një raport që çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk janë në aktakuzë.

“Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për trafik organesh… Thaçi e dinte se akuzat janë të pakuptimta dhe ai ndihmoi në ngritjen e kësaj gjykate”, tha Hooper, duke iu referuar procesit të themelimit të gjykatës sipas legjislacionit të Kosovës, të cilin Thaçi e mbështeti publikisht.

“Në vend të kësaj, ne kemi një sërë incidentesh, një pjesë e të cilëve janë gjykuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ose gjykatat lokale në Kosovë”, theksoi ai.

Prokurori i çështjes, Alan Tieger, i njohur për kryesimin e mëparshëm të çështjes kundër liderit serb të Bosnjës Radovan Karaxhiçpara Gjykatës Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, tha se në vend që të përqendrohet në atë që nuk është në aktakuzë, ekipi i tij do të përqendrohet te provat për të mbështetur akuzat.

“Aktakuza përmban dëshmi të dhjetëra viktimave dhe kjo është ajo që ne do të paraqesim gjatë gjyqit”, tha Tieger.

Thaçi akuzohet, së bashku me tre ish-anëtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga “të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999” në Kosovë dhe Shqipëri. Krasniqi gjithashtu pretendoi pafajësi të hënën.

Sipas aktakuzës prej dhjetë pikash, të katër burrat e UÇK-së ishin pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe “ndanë qëllimin e përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, dhunimin dhe largimin e atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Në aktakuzë thuhet se këta kundërshtarë përfshinin njerëz të cilët ishin ose perceptoheshin se kishin bashkëpunuar ose shoqëruar me forcat jugosllave ose nuk mbështesnin qëllimet ose mjetet e UÇK-së, përfshirë shqiptarë etnikë, serbë, romë dhe njerëz të etnive të tjera.

Sipërmarrja e përbashkët kriminale ishte e përfshirë në “krime të persekutimit, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, veprime të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave”, pretendon aktakuza.

Thaçi konsiderohet të jetë një anëtar kyç i sipërmarrjes së përbashkët kriminale për shkak të rolit të tij, së pari si anëtar themelues i UÇK-së, pastaj si shef i Drejtorisë së saj Politike dhe të Informacionit, dhe pas kësaj, nga marsi 1999, si kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës dhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së.

Shumica e krimeve në aktakuzë u kryen në qendrat e paraburgimit në 17 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në Shqipëri, Kukës dhe Has.

Aktakuza thotë se krimet “kishin për qëllim të shërbenin si paralajmërim dhe për të ushtruar presion mbi popullatën e synuar si një e tërë, duke ndaluar kundërshtimin dhe duke zbatuar unitetin absolut pas UÇK-së”.

Grupi dha udhëzime dhe urdhra në lidhje me ata që konsideroheshin si kundërshtarë.

Aktakuza thotë se ai pretendohet se ka formuluar dhe/ose ka marrë pjesë në zhvillimin, miratimin, promovimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave në vazhdimësi të qëllimit të përbashkët, duke përfshirë në formën e komunikatave, deklaratave publike, rregullave dhe rregulloreve tyë brendshme, strukturat dhe mekanizmat e mbledhjes së informacionit dhe raportimit.

Ai gjithashtu mori pjesë “në lehtësimin, faljen, inkurajimin dhe/ose asistim përndryshe në krime … dështoi të ndërmarrë hapa adekuat për të parandaluar dhe hetuar krimet, dhe/ose ndëshkuar ose disiplinuar autorët e tyre” dhe luajti rolin kryesor në “sigurimin, rregullimin, dhe/ose lehtësimin e mbështetjes politike, logjistike, ushtarake dhe/ose financiare” për të akuzuar anëtarët e UÇK-së për kryerjen e krimeve.

Thaçi gjithashtu “ndërmori hapa për të kanosur dhe pohuar mbizotërimin mbi njësitë e lidhura me grupin kundërshtar Lidhja Demokratike e Kosovës, përfshirë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (“FARK”) të lidhura me qeverinë në mërgim”, pretendon ajo.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krime të dyshuara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presion nga aleatët perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështjet e UÇK-së dhe të mbronte dëshmitarët nga ndërhyrjet.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje ndaj luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: aktakuzëdëshmitarëDhomat e Specializuaraforcat e armatosuraGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësgjykimGjyqHagehasHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLokaleLuftepaktParapresidentProkuroriRadovan KaraxhiçraportRexhep SelimiromSHshqipShqipërishtatortorturaTrafiktrafik organeshvrasjezhdukje
Tjetri
Ditë e zymtë, 12 të vdekur nga koronavirusi

Ditë e zymtë, 12 të vdekur nga koronavirusi

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.