AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

“Të pakënaqur, por të detyruar”: Naftëtarët e Ballshit pranojnë zgjidhjen e Ramës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Naftëtaret prej 5-ditësh në grevë urie, kërkojnë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë | Foto : Besar Likmeta

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj tha se nuk janë të kënaqur me zgjidhjen e pjesshme të ofruar nga kryeministri Edi Rama –por e pranuan atë të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike.

Naftëtaret ndërprenë grevën e urisë të hënën, duke pranuar zgjidhjen e pjesshme të ofruar nga kryeministri Edi Rama | Foto : Besar Likmeta

Gratë naftëtare të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh i dhanë fund të hënën  grevës së urisë – pasi kryeministri Edi Rama i takoi dhe u premtoi një pagë të papërcaktuar deri në rifillimin e punës, pa marrë përsipër që të zgjidhë problemin e rrogave të prapambetura.

“Gjendja shëndetësore e kolegeve, ashtu si edhe ne më parë nisi të rëndohej… . Gjithashtu greva nuk mund të vazhdonte pa fund. Nisur edhe nga deklaratat e kryeministrit se do të ulej në diskutime nëse dilnim nga greva, menduam ta vendosnim ‘topin’ në fushën e tij,” tha për BIRN kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj.

Dautaj shpjegoi se gjatë takimit të së hënës me kryeministrin Edi Rama, naftëtarët u kishin qëndruar të gjitha kërkesave të tyre, përfshi rifillimin e punës dhe shlyerjen e pagesave të prapambetura. Ai shtoi se Rama kishte ofruar dhënien e një page mujore nga shteti deri në fillimin e punës, por nuk kishte marrë përsipër zgjidhjen e pagave të prapambetura.

“Dakordësia e arritur nuk është e kënaqshme…, por të detyruar nga situata e vështirë ekonomike, e pranuam. Për pagat e prapambetura do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg,” tha për BIRN kreu i sindikatës, Dautaj.

Pas privatizimit të dështuar të vitit 2008 dhe ndërrimit të disa duarve, rafineria e Ballshit u mor në administrim në mars të vitit 2018 nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S.

Së fundmi, KPTHN e Ballshit administrohet nga kompania Allum Enterprises, e cila edhe pse negocioi me naftëtarët pas protestave të tyre, nuk dha ndonjë zgjidhje konkrete për rifillimin e punës dhe pagesën e rrogave të prapambetura.

Prej janarit të këtij viti, naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë mbetur pa punë dhe pa paga –ç’ka i shtyu ata drejt një vale protestash dhe një greve urie që filloi në 28 shtator. Për shkak të gjendjes së rënduar, burrat në grevë u zevëndësuan nga koleget e tyre gra në mesin e tetorit.

Në tre javët e fundit, kryeministri Edi Rama kërkoi ndërprerjen e grevës së urisë si kusht për t’u ulur në bisedime me naftëtarët. Pas takimit të së hënës, naftëtarët e Ballshit nuk e dinë ende se sa do të jetë paga që do t’u akordojë qeveria.

“Nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë vlera, por u diskutua se mund të jetë midis pagës minimale dhe rrogës tonë. Presim të ulemi sërish brenda 48 orëve për të vendosur për vlerën e pagës që do të merret deri në rifillimin e punës,” tha Dautaj për BIRN.

Ai tha se në takim kishin këmbëngulur që shteti të ofronte garanci për naftëtarët në të ardhmen –ndërsa kryeministri Rama ishte përgjigjur se po negociohej me kompani serioze, por pa dhënë detaje konkrete.

Etiketa: AMPBallshBIRNbisedimeEdi RamagraGreva e uriseKryeministri Edi RamaNaftëtarëtPagatPunëQeveriaRafineria e BallshitRamaSHshtatorSokol DautajStrasburg
Tjetri
Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm për krime lufte

Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm për krime lufte

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.