AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm për krime lufte

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kadri Veseli gjatë daljes së tij në gjykatë. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vetëdeklarua i pafajshëm për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kadri Veseli gjatë daljes së tij në gjykatë. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

Kadri Veseli i tha gjyqtarit në daljen e tij të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë të martën se ai është i pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Më lejoni të them me bindje të plotë se nuk jam fajtor për asnjë nga akuzat”, tha Veseli në seancën paraprake.

Veseli akuzohet, së bashku me presidentin e dorëhequr së fundmi të Kosovës Hashim Thaçi dhe dy ish-guerilas të tjerë të UÇK-së, për kryerjen e një serie krimesh duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga “të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999” në Kosovë dhe Shqipëri.

Aktakuza pretendon se burrat ishin pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës kundër dhe në mënyrën e paligjshme ndaj atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Shumica e krimeve në aktakuzë u kryen në qendra të ndryshme paraburgimi të UÇK-së në të gjithë Kosovën dhe në Kukës dhe Has në Shqipëri.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson, citoi nga një deklaratë të bërë nga i pandehuri kur ai u arrestua, e cila vuri në dukje se Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan nën legjislacionin e vetë Kosovës dhe këmbënguli se “gjykatësit do të japin një rezultat të drejtë”.

“Kjo gjykatë është pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt shtetësisë dhe ne duhet ta shohim këtë deri në fund”, tha ai përmes një lidhje me video me gjykatën e Hagës.

Veseli shërbeu si kryetar parlamenti deri në zgjedhjet e fundit dhe udhëhoqi Partinë Demokratike të Kosovës, PDK. Ai nuk e ka dhënë ende zyrtarisht dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi, i cili ishte udhëheqësi politik i UÇK-së gjatë luftës, dha dorëheqjen si president i Kosovës javën e kaluar pasi u konfirmuan akuzat kundër tij. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm të hënën.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi gjithashtu u vetëdeklarua i pafajshëm në daljen e tij të parë para gjykatës të hënën.

Personi i katërt i akuzuar në aktakuzë, Rexhep Selimi, kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe të opozitës në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, do të dalë për herë të parë në gjykatë të mërkurën.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krime të dyshuara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presion nga aleatët perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështjet e UÇK-së dhe të mbronte dëshmitarët nga ndërhyrjet.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje ndaj luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraDhunëGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHagehasHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLuftendalimepaktParaPartisë DemokratikePDKpersekutimpresidentRexhep SelimiSHshqipShqipërishtatorshtepia e verdhetorturaVetëvendosjevideovrasjeZgjedhjetzhdukje
Tjetri
Katër vjet frymë demokratike

Katër vjet frymë demokratike

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.