AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Avokatët: Prokurorët në gjyqin e ish-luftëtarëve të UÇK-së po pengojnë mbrojtjen

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rexhep Selimi (lart), Kadri Veseli (poshtë majtas), Hashim Thaçi (në qendër) dhe Jakup Krasniqi (djathtas), marrin pjesë në një konferencë statusi të gjykatës në distancë nga qendra e paraburgimit e KB në Hagë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/ Screenshot.

Avokatët mbrojtës për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, pretenduan se prokuroria e Hagës po përpiqet të pengojë mbrojtjen duke kufizuar kohën për t’u përgatitur për gjyqin e tyre për krime lufte.

Rexhep Selimi (lart), Kadri Veseli (poshtë majtas), Hashim Thaçi (në qendër) dhe Jakup Krasniqi (djathtas), marrin pjesë në një konferencë statusi të gjykatës në distancë nga qendra e paraburgimit e KB në Hagë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/ Screenshot.

Avokatët mbrojtës të presidentit të dorëhequr së fundmi të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre-ish luftëtarëve të tjerë guerilë të kthyer në politikanë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit argumentuan në një konferencë statusi në Dhomat e Specializuara të Kosovës të enjten se prokuroria po përpiqet të kufizojë aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur për gjykimin.

Prokuroria tha të enjten se do të paraqesë përmbledhjen paraprake, e cila përfshin provat dhe argumentet ligjore të planifikuara për t’u përdorur në gjykim nga prokuroria, vetëm në një maksimum prej tre muajsh para fillimit të gjyqit.

“Ne do të paraqesim përmbledhjen e procedurës paraprake në korrik 2021, dy deri tre muaj para fillimit të gjyqit”, tha prokurori Alan Tieger, duke nënkuptuar se ai pret që gjyqi të fillojë në shtator.

“Edhe nëse data e fillimit të gjyqit ndryshon, ne do t’i mbetemi qëndrimit tonë për t’i paraqitur ato dy deri tre muaj para gjyqit”, shtoi Tieger.

Avokatët mbrojtës për Thaçin dhe të bashkë-akuzuarit e tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, thanë se kjo do të kufizonte aftësinë e mbrojtjes për të hetuar dhe përgatitur argumentet e saj kundër provave të prokurorisë.

Ben Emmerson, këshilltari kryesor për Veselin, argumentoi se “ata duan të kufizojnë mbrojtjen duke vendosur një limit prej tre muajsh për t’u përgatitur”.

Ai shtoi se po shkelej e drejta për një gjykim të drejtë dhe se “këtu po ndodh një pritë gjyqësore”.

Mbrojtja ka thënë se do t’i duhen minimumi 18 muaj për të lexuar, analizuar dhe më pas hetuar si duhet sasinë e provave që ka prokuroria.

Një kërkesë e redaktuar prej 600 faqesh për të paraqitur prova mbështetëse shtesë u paraqit gjithashtu nga prokuroria të hënën, duke shpjeguar provat që prokuroria thotë se ka dhe që vërtetojë se Thaçi dhe tre të paditurit e tjerë urdhëruan vrasjen dhe keqtrajtimin e kundërshtarëve.

Prokuroria pretendoi se ka prova në formën e rrëfimeve të dëshmitarëve, pamjeve video dhe deklaratave nga vetë të akuzuarit, të cilat tregojnë se Thaçi dhe të tjerët kishin një pushtet të jashtëzakonshme brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo pretendoi se një komunikatë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në të cilin ishin anëtarë të katër të akuzuarit, kërcënoi kundërshtarët duke cituar vrasjet e dy “bashkëpunëtorëve” të supozuar të autoriteteve serbe gjatë kohës së luftës.

“Ekzekutimi i tyre është një paralajmërim për të gjithë bashkëpunëtorët e armikut dhe tradhtarët e kombit, veçanërisht për ata që me pretekstin e presionit nga qendra të caktuara ndërkombëtare të pushtetit mund të hyjnë në ujdi për të nënshkruar marrëveshje me okupatorin, kundër interesave kombëtare”, citoi prokuroria të thuhej në komunikatë.

Prokuroria gjithashtu pretendoi që i pandehuri Selimi e përshkroi një sulm ndaj një shkolle në 1996 si “një mesazh për kolonzatorët serbë” dhe një “deklaratë politike”.

Më tej, ajo pretendoi se ka prova që tregojnë se të katër të pandehurit ishin në dijeni të krimeve të pretenduara të kryera nga luftëtarët e UÇK-së.

Thaçi dhe ish-shokët e tij të UÇK-së janë vetëdeklaruar të gjithë të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krime të pretenduara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë atë si një fyerje të luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftelufta ne KosoveLuftemarrëveshjeMbrojtjaParaprokurorProkuroriProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëRexhep SelimishtatorSulmvideo
Tjetri
Mjedisorët kanë dyshime nëse premtimi i Ramës për Vjosën është real

Mjedisorët kanë dyshime nëse premtimi i Ramës për Vjosën është real

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.