AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Grupi Këshillimor kundër Krimit Mjedisor ngre alarmin për rritjen e nivelit të krimeve mjedisore

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje e ndotjes së fushave. Foto: Nensi-Bogdani

Grupi Këshillimor kundër Krimit Mjedisor bën thirrje për ndërgjegjësim dhe përmirësim të veprimeve institucionale ligjore kundër krimit mjedisor në Shqipëri, i cili në vitin e fundit rezulton të jetë rritur në mungesë së ndëshkueshmërisë dhe ndjekjes së raportimeve të kryera prej aktivistëve, qytetarëve apo gazetarëve.

Pamje e ndotjes së fushave. Foto: Nensi-Bogdani

Organizatat mjedisore të shoqërisë civile shprehën të premten nëpërmjet një takimi online shqetësimin e tyre lidhur me rritjen e nivelit të krimit mjedisor në vitin 2020, si edhe mbi shkallën e ulët të ndëshkueshmërisë së këtyre veprave penale.

Organizatat gjithashtu kërkuan nga autoritetet përgjegjëse të forcohet i tërë zinxhiri i mekanizmit ligj-zbatues: monitorimi, raportimi, si edhe ndjekja e çështjes deri në instancat gjyqësore.

“Në emër të Grupit Këshillimor kundër Krimit Mjedisor (GKKM) shprehim shqetësimin tonë lidhur me rritjen e veprave të krimit mjedisor dhe të dëmtimit të mjedisit në përgjithësi në vendin tonë si: prerja e paligjshme e pyjeve, ndotja e ujërave apo dëmtimi i faunës së egër”, citohet në deklaratën për shtyp të organizatave mjedisore.

Sipas tyre, krimi mjedisor në Shqipëri është rritur gjatë vitit 2020, ndërkohë që ndëshkueshmëria e krimeve është ulur.

“Të gjitha këto tregojnë se vendit i mungon ende një sistem i organizuar raportimi, parandalimi,dhe ndjekje të krimeve mjedisore”, citon deklarata e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile.

Të dhënat e siguruara prej  Prokurorisë së Përgjithshme mbi rastet e veprave penale të krimit mjedisor në Shqipëri, për një periudhë 9 mujore, tregojnë se viti 2020 ka shënuar rritje të numrit të veprave të krimit mjedisor, me 254 raste të trajtuara dhe 146 të pakonsideruara, ndërkohë që ndëshkueshmëria figuron vetëm me 5% te rasteve te referuara në prokurori.

Një shqetësim tjetër i aktivistëve mjedisorë është se edhe këto raste të ndëshkuara nuk reflektojnë realitetin.

“Ndonëse ka shumë raste të raportuara nga organizatat mjedisore apo në rrjetet sociale nga IKMT që lidhen me dëmtimin e faunës së egër, apo shkarkimet e inerteve të paligjshme në lumenj, ato nuk reflektohen në statistikat e Prokurorisë të siguruara nga Grupi. Prandaj është e nevojshme nxitja e hetimeve nga prokuroria kur bëhen publike rastet e krimit mjedisor nga organizatat e shoqërisë civile nëpërmjet rrjeteve të tyre të komunikimit.”- u shpreh Aleksander Trajçe nga Qëndra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Nga ana tjetër, Mihallaq Qirjo, përfaqësues i Qendrës Burimore të Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) theksoi nevojën për forcimin e mekanizmit ligj-zbatues në tërësi.

“Të forcohet i tërë zinxhiri i mekanizmit ligj-zbatues: monitorimi, raportimi, ndjekja e çështjes deri në instancat gjyqësore”,  u shpreh Qirjo.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, sidomos me përfshirjen e dispozitave të posaçme mbi krimin mjedisor në Kodin Penal, duhet të marrin përsipër pa vonesë përgjegjësitë ligjore që i takojnë”, përfundoi ai.

 

 

Lista e Organizatave kontribuese në Grupin Këshillimor:

Four Paws, Shqipëri

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)

Qendra Aarhus Shkodër

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania)

Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)

Qendra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime

Etiketa: AarhusaktivistAktivistëAOSEcoAlbaniaEDENFour PawsgazetarGjyqIKMTKomiteti Shqiptar i HelsinkitkrimiKSHHLigjMihallaq QirjoMjedisitMonitorimiNdotjaOrganizatat mjedisorePPNEAPrerja e paligjshme e pyjeveProkuroriProkuroriaQendra Burimore e MjedisitRrjetet socialeSHShkodërshqipShqipëriStatistikatzhvillim
Tjetri
koncensionet e lab 768x543

Dhënia e laboratorëve me koncesion frenon betejën e Shqipërisë ndaj COVID-19

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.