AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Personat me aftësi të kufizuar, të pakënaqur nga shërbimet publike

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ankohen p/r miungesë aksesin në mjediset publike. Foto:Nensi Bogdani.

Një raport monitorimi për përmbushjen e planit të qeverisë për përsonat me aftësi të kufizuar, gjeti se mbi 85% e tyre ishin të pakënaqur me punësimi, ndërsa 73% e tyre janë të pakënaqur me kujdesin shëndetësor që u ofrohet. 

Personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ankohen p/r miungesë aksesin në mjediset publike. Foto:Nensi Bogdani.

Raporti i dytë i monitorimit të planit kombëtar të veprimit zbuloi se mbi 85% e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë të pakënaqur me nivelin e tyre të punësimit, ndërsa 73% e tyre janë të pakënaqur me kujdesin shëndetësor që u ofrohet.

Më shumë se gjysma e personave me aftësi të kufizuar janë gjithashtu të pakënaqur me cilësinë e arsimit të fëmijëve të tyre apo me shërbimet sociale të ngritura në zonën e tyre; duke u ndjerë të përjashtuar nga shumë të drejta që u njeh ligji.

Raporti i dytë i monitorimit u prezantua të hënën gjatë një takimi online dhe mat përmbushjen e tetë qëllimeve strategjike të planit kombëtar të qeverisë shqiptare për personat me aftësi të kufizuar për periudhën 2016-2020.

Në monitorim morën pjesë 528 persona të aftësisë së kufizuar dhe familjarë të tyre si dhe 70 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në bashkitë e Korçës, Beratit, Lezhës dhe Dibrës. Ai u zbatua nga organizatat Ëorld Vision Albania, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, ADFR dhe MEDPAK Albania, me financim të Bashkimit Europian.

Problematika të mëdha shfaqen gjithashtu në aksesueshmërinë fizike të institucioneve publike, të tilla si institucionet e drejtësisë, në transportin publik, si edhe në qendrat e votimit.

Sipas raportit, 63% e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre shprehen jo të kënaqur me aksesueshmërinë fizike në institucionet publike, ndërsa objektivi i vlerësuar më negativisht është ai mbi aksesueshmërinë në transportin publik, i cili është vlerësuar me një mesatare 1.61 nga personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre dhe 1.84 nga përfaqësuesit e organizatave.

“Kur u rindërtua sheshi, vjet ose parvjet, Bashkia nuk mendoi se duhet të dëgjonte dhe nevojat tona. Kështu, papritur u gjendëm më një shesh të ri, krejt të panjohur për personat me vështirësi në shikim – plot me shkallë dhe disnivele për të kaluar nga një anë në tjetrën dhe pa asnjë sinjalistikë ndihmëse,” citohet një person me aftësi të kufizuara në raport.

Problematike mbeten gjithashtu masat e pagesës së aftësisë së kufizuar apo trajtimi i specializuar nga ana e institucioneve.

Vilma Shurdha, komisonere e seksionit të përgjithshëm nga institucioni i Avokatit të Popullit pranoi se nga inspektimet e tyre, personat me aftësi të kufizuar mbeten një kategori e diskriminuar përsa i përket asaj çfarë konsiderohet jetesë e pavarur.

“Vështirësitë në punësim, aksesueshmëria e papërshtatshme dhe vështirësitë në arsim vijojnë të mbeten çështje që e bëjnë të pamundur jetesën e pavarur të këtyre personave,” tha Shurdha gjatë takimit.

“Një problem tjetër që është spikatur gjatë inspektimeve ka qenë dhe mungesa e qendrave ditore dhe ato rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar, shtoi ajo.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda kërkoi të merren masa të menjëhershme në lidhje me zbatimin e kuadrit ligjor të lënë në harresë, saktësisht VKM e vitit 2015, në lidhje me periodicitetin e raportimit të të dhënave statistikore për aftësinë e kufizuar nga strukturat shtetërore qëndrore dhe vendore.

“Nuk kemi bërë as A-në e procesit të ligjeve që miratojmë. Të dhënat duhet të ishin të aksesueshme në faqet zyrtare të ministrive apo drejtorive përkatëse, ndërkohë që komisioneri duhet t’i kërkojë ato në mënyra të tjera, për të mos folur për të dhënat çoroditëse që raportohen,” tha komisioneri Gajda.

Të pranishëm në konferencë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si edhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranuan disa nga problemet, por shtuan se institucionet po angazhohen për përmirësimin e situatës.

“Në vitin 2020 ka pasur rritje të numrit të mësuesve special ndihmës në shkolla, si edhe po punohet vazhdimisht për hartimin e planit edukativ individual për personat që ndjekin mësimin në insitucione jo të  specializuara,” tha zv/ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga.

Por Elenica Kotelli, koordinatore nga rrjeti lokal i aftësisë së kufizuar në Korçë bëri thirrje për plotësimin e detyrimeve ligjore që autoritetet kanë marrë përsipër për personat me aftësi të kufizuar.

“Nuk kërkojmë asgjë me shumë sesa të zbatohet legjislacioni në fuqi përsa i përket përfshirjes sonë në vendimarrje, pasi shkruhen shumë gjëra por arrihen shumë pak,” tha Kotelli.

Etiketa: BashkiaBashkimit EuropianfinancimKomisioneriKorçëLezhëMasaMatMonitorimiNensi BogdaniPunëPunësimiraportRaportiRinisë dhe SporteveRobert GajdaSHshkollashqipShqipërishqiptaretë drejtaVKM
Tjetri
Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, arrestohen nipi i deputetit socialist

Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, arrestohen nipi i deputetit socialist

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.