AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, arrestohen nipi i deputetit socialist

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kokainë e sekuestruar. Foto Ilustruese: Policia Kriminale e Bavarisë

17 persona janë arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani, ndërsa janë kapur qindra kilogramë kokainë. Policia shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me kolegët kishte kryer kontrolle në shtëpitë e të arrestuarve dhe po ashtu nga SPAK ka nisur hetimi pasuror i tyre.

Foto e kokainës që i është kapur grupit në vitin 2017. Foto: Policia Kriminale e Bavarisë

Qindra kilogramë kokainë është kapur prej policive në Gjermani dhe Belgjikë prej vitit 2017 dhe që pretendohet se i përkiste një grupi të drejtuar nga një 34-vjeçar nga Shqipëria dhe një 35 vjeçar nga Lituani. Të dy u arrestuan në një seri aksionesh policore në datat 15 deri në 21 dhjetor.

Policia e Shtetit njoftoi nga ana e saj se ka qenë pjesë e hetimeve dhe se nën drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ushtruar kontrolle në shtëpitë e të ndaluarve në Belgjikë dhe se ndaj tyre ka nisur ndërkohë një hetim pasuror.

Sipas një burimi nga Policia e Shtetit ndër të arrestuarit janë Musa Gjikola, 34 vjeç dhe Genti Balliu, alias Fatmir Balliu, 37 vjeç, banues në Tiranë, Ramazan Rraja, 27 vjeç dhe Fioralb Rraja, 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë; Bledar Pepaj, 29 vjeç, banues në Pukë dhe Fatmir Xhecuka, 33 vjeç, banues në Laç. Po ashtu të arrestuar janë edhe një shtetas lituanez dhe një me shtetësi greke.

Ndër të arrestuarit Ramazan Rraja është më i njohur në shqipëri. Ai është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe më herët është ndaluar për ushtrim dhune në publik ndaj një gruaje. Skena u filmua dhe u denoncua publikisht në hyrje të Qendrës Shëndetësore “Nënë Tereza”. Rraja po ashtu u përmend si kërcënuesi në denoncimin e një ish-punonjësi policie që u arratis nga vendi, pasi pretendoi se ishte kërcënuar pas hetimeve për djalin e deputetit i cili u dënua për ushtrim dhune ndaj një vajze në Krujë. Deputeti Rraja nuk ka reaguar pas lajmit.

“Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga policia belge, në bashkëpunim me policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Në një njoftim të policisë gjermane të Landit të Bavarisë bëhet me dije se grupi i drejtuar nga një shqiptar dhe një lituanez sillte drogën nga Ekuadori përmes transportit të bananeve. Në vitin 2017 arkat e bananeve me rreth 200 kilogramë drogë iu zbuluan rastësisht në 10 supermarkete në Gjermani thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Ndërkohë policia shqiptare pretendon se kontenierët e bananeve në të cilët vendosej droga pajiseshin me GPS dhe se “trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve”.

Etiketa: DrogaEuroGjermaniHetimhetimi pasurorLituanipepajPoliciaPolicia belgePolicia e ShtetitRamazanRamazan RrajaRrahman RrajaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSPAKvjedhje
Tjetri
Kolegji lë në fuqi ndalimin 15-vjeçar për ish-gjyqtarin Agim Bendo

Kolegji lë në fuqi ndalimin 15-vjeçar për ish-gjyqtarin Agim Bendo

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.