AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Përparim Kalo emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Kalo, një avokat biznesi në Tiranë, u emërua nga Presidenti Ilir Meta gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi u rendit i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese u bë në këtë mënyrë me gjashtë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë.

Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti Ilir Meta njoftoi të mërkurën se ka dekretuar emërimin e Përparim Kalos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pak orë pasi mori listën e renditjes nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kalo është themelues dhe administrator i Kalo Associates, një kompani ligjore në Tiranë që ofron konsulencë, kryesisht për biznesin. Sipas përshkrimit të tij në faqen e biznesit, ai ka eksperiencë në “hartimin e legjislacionit tregtar si legjislacioni për koncesionet, energjinë e rinovueshme, lizingu financiar, etj” si dhe punon si përfaqësues i disa prej korporatave të mëdha ndërkombëtare.

Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhej të përzgjidhte te kandidatë, por në këtë rast ishin vetëm dy. Javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi ish-prokurorin Altin Binaj si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese, ku Binaj ishte kandidati i vetëm nga minimumi tre që kërkohen nga ligji.

Anëtarët e tjerë janë: Vitore Tusha, e cila vijon të mbetet në detyrë pasi i ka mbaruar mandati shumë vite më parë; Elsa Toska, e cila u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2019; Marsida Xhaferllari e cila u emërua nga Meta në nëntor 2019 dhe; Fiona Papajorgji, e cila ka një karrierë si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese në vitin 2018 pasi shumica e anëtarëve të saj u tërhoqën, dhanë dorëheqjen ose u shkarkuan nga vetingu. Plotësimi i vakancave rezultoi një proces i vështirë për shkak se palët politike synuan të kontrollonin procesin në pritje të përplasjeve të mundshme në këtë gjykatë.

Numri gjashtë përbën minimumin për mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese në seancë plenare. Megjithatë, në mënyrë që të vendosin për diçka, anëtarët ekzistues duhet të jenë në një mendje në shumicë dërrmuese pasi nevojiten pesë vota për të marrë një vendim.

Etiketa: Altin BinajDibraElsa ToskaFiona PapajorgjiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarIlir MetaKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKoncesionetkushtetueseKuvendiMarsida XhaferllariMetaPërparim KaloshqipShqipëriaVendimVetinguVitore TushaVota
Tjetri
‘Ata nuk ishin tre’: Si u rrëzuan akuzat për krim të organizuar ndaj grupit “Bajri”

Dosja “Bajri” shfryhet në dënime minimale për organizim bastesh

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.