AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-presidenti Hashim Thaçi lihet në paraburgim

Jack RobinsonngaJack Robinson
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë hodhi poshtë kërkesat për lirim nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë në pritje të gjykimit të tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë në nëntor. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Një gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat u krijuan për të gjykuar ish-guerilasit e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, për krime lufte dhe paslufte, ka vendosur që Hashim Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duhet të qëndrojnë në paraburgim në Holandë.

Vendimi u mor më 22 janar, por u bë publik vetëm të mërkurën.

Thaçi, drejtori politik i UçK-së gjatë kohës së luftës, ka qenë në paraburgim që nga 5 nëntori, kur dha dorëheqjen si president i Kosovës dhe u dorëzua në gjykatë, pas konfirmimit të një aktakuze që e akuzonte atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ekipi mbrojtës i Thaçit argumentoi se lirimi i tij ishte i merituar për shkak të sjelljes së tij gjatë 22 viteve të fundit, duke përfshirë rolin e tij në krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe bashkëpunimin e tij me zyrtarë.

Megjithatë, gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou arriti në përfundimin se ekzistonte rreziku që nëse lirohej, Thaçi mund të “largohej, të pengonte mbarëvajtjen e procedurave ose të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptoheshin se ishin në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan ose mund të sigurojnë provat në çështje dhe/ose duhet të dalin para Dhomave të Specializuara”.

Gjykatësi dha të njëjtat arsye edhe për mohimin e lirimit të përkohshëm të të bashkëpandehurve të Thaçit, të cilët janë gjithashtu ish-figura të larta të UÇK-së që pas luftës u bënë politikanë në Kosovë.

Në rastin e Thaçit, mbrojtja pretendoi se ai do të pajtohej me çdo kusht të vendosur për lirimin e tij.

Por gjykatësi Guillou arriti në përfundimin se asnjë kufizim shtesë nuk mund të kufizonte “aftësinë e z. Thaçi për të komunikuar, përmes ndonjë mjeti jo-publik, me komunitetin e tij ose rrjetin mbështetës”.

Gjykatësi shpjegoi se “është përmes një komunikimi të tillë që z. Thaçi mund të nxisë, të ndihmojë ose të përfshijë të tjerë në kanosjen ose dëmtimin e atyre që perceptohen se janë kundër UÇK-së”.

Ai arriti në përfundimin se çdo kusht i vendosur për lirimin e Thaçit “do të zvogëlonte në mënyrë të pamjaftueshme rreziqet e pengimit të procedurave të Dhomat e Specializuara ose të kryerjes së krimeve të mëtejshme”.

Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë akuzohen për një sërë krimesh lufte dhe krimesh kundër njerëzimit duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999.

Aktakuza pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte nën kontroll Kosovën “përfshirë duke kanosur në mënyrë të jashtëligjshme, keqtrajtuar, kryer dhunë dhe duke eliminuar ata që i konsideronte si kundërshtarë”.

Shumica e krimeve në aktakuzë pretendohet se u kryen në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.

Të katërt janë vetëdeklaruar të gjithë të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuanpër të gjykuar krime të pretenduara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte aq i fortë sa të gjykonte çështje që kishin të bënin me UÇK-në dhe të mbronte dëshmitarët nga ndërhyrja.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë atë si një fyerje të luftës së UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLufteMbrojtjandalimepaktParaparaburgimpersekutimpresidentRexhep SelimishqipShqipërishtatortorturaUCKVendimivrasjezhdukje
Tjetri
Alaudin Malaj, një nga gjyqtarët më të pasur në vend jep dorëheqjen

Alaudin Malaj kërkon ndryshim trupe gjykuese në KPA

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.