AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Alaudin Malaj kërkon ndryshim trupe gjykuese në KPA

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alaudin Malaj, gjatë një konference për Reformën në Drejtësi me temë “Sfida e së Sotmes, Garanci e së Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese në Sistemin e Drejtësisë”. | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë kërkoi të thirrte si dëshmitarë trupën gjykuese që vendosi shkarkimin e tij në KPK ndërsa pasi kërkesa iu refuzua, pretendoi se po trajtohej me të padrejtë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkoi përjashtimin e të gjithë anëtarëve.

Alaudin Malaj, gjatë një konference për Reformën në Drejtësi me temë “Sfida e së Sotmes, Garanci e së Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese në Sistemin e Drejtësisë”. | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj i mëshoi qëndrimit të mbajtur në seancën e mbajtur më 11 janar edhe të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, kur për më shumë se tre orë hodhi akuza ndaj tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegut, Etleda Çiftjas dhe Lulzim Hamitajt duke i quajtur të ndikuar politikisht në procesin e tij. Gjithashtu, ai akuzoi edhe vëzhguesin ndërkombëtar, Ferdinando Buatier për qëndrimin e mbajtur dhe kërkoi përjashtimin e tij.

Malaj ripërsëriti pretendimin se anëtarët e trupit gjykues të KPK nuk u ishin përgjigjur kërkesave të tij për t’u shprehur mbi lidhjet që mund të kishin me ish-Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa. Ai deklaroi se Xhafa e sulmonte pasi nuk kishte pranuar të ndihmonte disa vite më parë kryeministrin aktual Edi Rama për t’u zgjedhur kryetar bashkie. Gjithashtu, Malaj pretendoi se ish-Ministri Xhafa kishte qenë shumë i pushtetshëm dhe ndikues në reformën në drejtësi.

Veç disa dokumenteve që depozitoi si provë të cilat u pranuan nga Kolegji, Malaj paraqiti edhe disa kërkesa, pas rrëzimit të të cilave kërkoi në fund përjashtimin e trupit gjykues të KPA, edhe në këtë rast për ndikim të trupit gjykues.

Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verën e vitit të kaluar. Më 15 shtator, kërkesa e tij për dorëheqje u pranua dhe trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe Suela Zhegun anëtare vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e Alaudin Malajt për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Alaudin Malaj ka një karrierë të gjatë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej mbante pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro ai konsiderohej si një nga gjyqtarët më të pasur në vend. Një hetim mbi pasurinë e tij u pushua nga prokuroria dhe Malaj pretendoi gjatë seancës së të mërkurës se nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën çështje, pasi zotëronte vendim të formës së prerë.

Ai tha në seancë se kishte sjellë vendimin e ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda lidhur me kallëzimin e kryer ndaj tij prej ILDKPKI për pasurinë si dhe vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për padinë e kryer prej tij ndaj KPK. Këto dokumente u administruan si prova nga Kolegji.

Malaj paraqiti edhe një kërkesë që i kishte drejtuar Gardës së Republikës duke u shprehur se kishte kërkuar të informohej nëse bashkëshorti i komisioneres Etleda Çiftja kishte qenë dëshmitar, në një ngjarje, që Malaj e quajti si vrasje të shoferit të ish-ministrit. Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar si vetëvrasje ngjarjen e ndodhur në vitin 2018. Subjekti pohoi se Garda nuk i kishte kthyer përgjigje.

Ai vijoi se nga dosja e hetimit të KPK e vendosur në dispozicion prej Kolegjit, kishte mësuar se Hamitaj dhe Çiftja kishin shprehur mungesën e konfliktit të interesit. Malaj pretendoi se nuk ishte njoftuar për këto deklarime të anëtarëve të trupit gjykues gjatë, që të kishte mundësinë të hetonte vetë lidhur me konfliktin e interesit.

Ai deklaroi në seancë se Hamitaj e kishte shtëpinë pranë ish-Ministrit Xhafaj dhe se ata qëndronin shpesh bashkë. Për Çiftjan tha se ajo kishte pasur njohje me një ish-ministër të Partisë Socialiste dhe se e njihte vetë personalisht dhe e dinte që bashkëshorti i saj punonte në gardë. “Ti njihesh me mua personalisht, më mirë ik tani”, tregoi Malaj lidhur me atë çfarë i kishte thënë komisioneres Çiftja.

Malaj e pyeti Kolegjin nëse në këtë proces po kryhej rihetim ashtu si duhet të kryejë shkalla e parë, apo nëse po ndreqeshin gabimet e KPK-së. Duke pretenduar se në vendimin e KPK kishte të meta të pariparueshme, ai kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë. “Është bërë një hetim i fshehtë dhe nuk jam njohur me rezultatet”, deklaroi Malaj.

Malaj vijoi pretendimet e tij për konfliktin e interesit me anëtarët e KPK. “Që në fillim i kam thënë trupit gjykues se kam qenë në konflikt me Fatmir Xhafën dhe me Ballën”, pohoi ish-gjyqtari.

Ai tha se një trupë gjykuese e KPK ku bënte pjesë edhe komisionerja Firdes Shuli, kishte rrëzuar një kërkesë të tijën për përjashtimin e Olsi Komicit, i cili sipas Malajt, kishte dhënë më pas dorëheqjen pasi e kishte pasur të pandehur në një gjykim dhe se e kishte shpallur të pafajshëm.

“Firdes Shuli është kunata ime dhe merr vendim për mua”, tha Malaj duke sqaruar se ishte kushërirë e gradës së parë të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, pretendoi se kishte qenë në konflikt interesi me komisioneren Suela Zhegu pasi kishte pasur në shqyrtim një çështje të bashkëshortit të saj.

Sipas Malajt, Komisioni kishte mbajtur qëndrime të ndryshme, pasi komisionerja Genta Tafa Bungo kishte dhënë dorëheqjen vetëm se kishin qenë në shkollë bashkë, ndërsa kërkesa e tij për përjashtimin e Komicit për të cilin kishte gjykuar një çështje, ishte rrëzuar.

Ai tha se një vit me radhë kishte kërkuar të njihej me hetimin që Komisioni kishte kryer, por nuk i ishte dhënë përgjigje. “KPK nuk më kishte bërë ekspertimin kontabël. Edhe sot nuk është në dosje”, pohoi ai.

Malaj pretendoi se në KPK procesi nuk kishte qenë ligjor dhe se ishte cënuar edhe parimi i barazisë.

Kryesuesja Schuetz solli në vëmendje se çështja e tij kishte kaluar për t’u shqyrtuar në seancë publike pikërisht për t’i dhënë të drejtën për t’u dëgjuar.

Malaj kërkoi që në fuknsion të pretendimeve të parashtruara prej tij të thirreshin si dëshmitarë anëtarët e KPK dhe persont e tjerë që i akuzon për ndikim ose se si të ndikuar në procesin e rivlerësimit në shkallën e parë, kërkesë që u rrëzua nga Kolegji.

Në vijim ai paraqiti si provë një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë që sipas tij e kishte cilësuar të paligjshëm ndalimin nga policia në muajin dhjetor 2020. Malaj pretendoi se policia vepronte si një bandë dhe kishte kryer disa herë veprime të paligjshme kundër tij dhe familjarëve.

“Kërkoj që ju si gjykatë të bëni detyrën për Fatmir Xhafën, Ardi Veliun dhe punonjësit e policisë[…]. Kërkoj që për këtë falsitet të veprimeve të tyre të kërkoni procedimin penal”, kërkoi Malaj dhe solli në vëmendje parashikimet ligjore se kur gjykata konstatonte falsitet, kërkonte regjistrimin e procedimit penal.

Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe konstatoi se kërkesa paraprake e subjektit nuk lidhet me gjykimin. “Nëse trupi gjykues do të konstatojë vepër penale, do ta referojë”, tha kryesuesja Rezarta Schuetz.

Më pas ai u ndal tek vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. Ai tha se Buatier ishte mashtruar nga trupi gjykues i KPK që kishte kryer procesin e rivlerësimit. Sipas Malajt, konstatimi i vëzhguesit ndërkombëtar për dhunën e ushtruar ndaj komisionerëve dhe se ishte nxjerrë jashtë nga ambientet e KPK prej punonjësve të gardës është i pavërtetë. Malaj i kërkoi Kolegjit të administronte pamjet filmike që sipas tij do të tregonin se nuk kishte pasur asnjë incident.

Duke paraqitur një përmbledhje të CV-së së tij profesionale dhe sjellë në vëmendje se kishte dhënë dënime me vdekje dhe 150 vendime me burgime të përjetshme, Malaj theksoi se vëzhguesi ndërkombëtar nuk e njihte historikun e tij.

Ai kërkoi përjashtimin e Buatier, kërkesë që iu rrëzua nga Kolegji duke e konsideruar se nuk është në listën e subjekteve procedurale për të cilët gjykata merr vendim. KPA rrëzoi edhe kërkesën tjetër të Malaj për pezullimin e gjykimit që të kishte mundësi të dorëzonte kërkesë për përjashtim të Buatier pranë ONM-së. Sipas Kolegjit, ishte e panevojshme kohë shtesë, pasi kërkesa nuk gjente zbatim në këtë proces.

Ish gjyqtari Malaj pretendoi se nuk qëndronte sanksioni i vendosur nga KPK që i ndalon riemërimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Ai argumentoi se Kodi Penal sanksionon penalizimin për 5 vite dhe e quajti ligjin e vetingut të një niveli më të ulët duke kërkuar përfundimisht që sanksioni i KPK të ndryshohej dhe të mos ishte më shumë nga sa parashikon Kodi Penal.

Malaj e cilësoi të rëndësishme kërkesën e tij për përjashtimin e vëzhguesit ndërkombëtar, si dhe kërkesat e tjera të rrëzuara prej Kolegjit. Ai deklaroi se nisur nga qëndrimi i Kolegjit kundrejt kërkesave të tij, si dhe fillimit me nxitim të shqyrtimit të ankimit, një muaj e gjysmë pas depozitimit, dukej ndikimi i tyre. “Duket ndikimi i Fatmir Xhafajt dhe kërkoj përjashtimin e trupit gjykues të KPA”, kërkoi Malaj.

Nisur nga kërkesa e fundit, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e saj nga një trupë tjetër gjykuese.

KPA njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 9 shkurt, ora 10:00.

Etiketa: AdministrativeAkuzaAlaudin MalajDhunëDibraDosjadosjeEdi RamaEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGenta Tafa BungoGjykataGjykatësgjykimgjyqtarHetimILDKPKIKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i Apelimitkonferencekonfliktkonflikt interesiKPAKPKKrimekryetarkushtetuesendikimONMParaPoliciaProkuroriaProkuroria e TiranësRamaSeancashtatorSuela ZheguTiranëvdekjeVendimvrasje
Tjetri
Drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës përballet me pikëpyetje mbi pasurinë dhe etikën

KPA: Shkaqet e ankimit të Edison Ademit e nxjerrin me “diferencën negative më të thelluar”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.