AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA: Shkaqet e ankimit të Edison Ademit e nxjerrin me “diferencën negative më të thelluar”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Prokurorise se Sarandes, Edison Ademi para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi gjetjet e KPK-së për shkelje të etikës, por la në fuqi vendimin e shkarkimit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa theksoi se disa nga pretendimet e ish-prokurorit Edison Ademi rëndonin pozitën e tij financiare.

Shkarkimi nga KPK i Prokurorit të Sarandës Edison Ademi. Foto : BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka lehtësuar ish-prokurorin e Sarandës, Edison Ademi nga shkeljet e pretenduara të etikës që ishin ngritur ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Por njësoj si KPK edhe Kolegji arsyetoi se Ademi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe se kjo mjaftonte për të lënë në fuqi shkarkimin e tij.

Trupa e KPA që gjykoi çështjen ndaj Ademit, e kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo anëtarë, u përball siç del nga vendimi me një mori kërkesash nga Ademi, në të cilat pretendohej se KPK kishte pasur sjellje “denigruese dhe me qëllime antiligjore të paramenduara” ndaj tij.

Pretendime ngriheshin për kryesuesen e trupës së KPK që hetoi Ademin, Genta Tafa (Bungo), ndërsa anëtarët Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj akuzoheshin se kishin vepruar nën ndikimin e saj. Por në vendim KPA i rrëzon këto pretendime si të pabazuara, ndërsa thotë se vendimi nuk kishte shkelje të procedurës dhe se shkarkimi ishte i drejtë.

“Në përfundim, sikurse Komisioni, edhe Kolegji vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarime të pasakta, të paplota dhe të pamjaftueshme për kriterin e pasurisë”, thuhet në arsyetimin e Kolegjit.

Ademi, i cili e ka filluar karrierën në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore u emërua prokuror me datë 5 korrik 2004 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe nga viti 2015 ishte drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u shkarkua nga KPK më 9 prill 2019. Kolegji konfirmoi në 10 nëntor 2020 shkarkimin pasi shqyrtoi ankimin e Ademit.

Rrëzimi i shkaqeve të ankimit për procedurë

Një prej pretendimeve kryesore të Ademit, siç del në vendimin e zbardhur të KPA, ishte akuza se trupa gjykuese në KPK dhe kryesuesja e saj Genta Tafa (Bungo) kishin qenë të njëanshëm. Ademi pretendon në ankim për njohje mes Bungos dhe një personi ndaj të cilit ai kishte marrë vendim dhe pretendon se ajo kishte ndikuar në vendimin edhe të dy anëtarëve të tjerë.

Kolegji, që arsyetoi mbi provat e paraqitura nga Ademi, thotë se rrethanat e paraqitura prej tij nuk kishin ndikuar çështjen. KPA vë në dukje se edhe sikur të merreshin të mirëqena pretendimet e ish-prokurorit për njohjet e Bungos me personin e denoncuar dhe krushqitë e pretenduara, ato përsëri nuk e ndikonin vendimin. Por KPA vë në dukje se rrethanat nuk ishin as të provuara.

KPA rrëzoi pretendimet e Ademit se kryesuesja e trupës ishte caktuar pa short në çështjen e tij. Kolegji tregon se në këtë rast ishin ndjekur procedurat. Gjithashtu KPA rrëzoi pretendimet se Komisioni kishte nxituar subjektin dhe i kishte kërkuar përgjigjet me urgjencë. Duke iu referuar vetë përgjigjeve të ish-prokurorit Kolegji arsyeton se ai kishte pasur kohën e nevojshme dhe se brenda afateve kishte kthyer përgjigjet.

 

“Kolegji e gjen të pabazuar pretendimin e subjektit të rivlerësimit, pasi institucionet e rivlerësimit janë të detyruara që të vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm dhe të arsyeshëm”, thuhet në vendim.

KPA po ashtu rrëzoi pretendimin se dy anëtarët e tjerë ishin ndikuar nga kryesuesja. KPA thotë se nuk kishte asnjë ankesë, nga dy anëtarët e tjerë të trupës në KPK në drejtim të kryesueses dhe as ishin shënuar probleme të tilla nga vëzhguesi ndërkombëtar. “Kolegjit nuk i rezultoi e provuar që të jetë cenuar garantimi i paanësisë nga ana e kryesueses së trupit gjykues të Komisionit”, thuhet në vendim.

Po ashtu KPA rrëzoi edhe pretendimin se sjellja e Ademit  menjëherë pas mbylljes së seancës së njoftimit të vendimit në KPK, kur ai kërcënoi kryesuesen “me burg” ishte marrë parasysh në vendim. Kolegji thotë se vendimi ishte marrë para këtij momenti dhe se KPK e ka përfshirë këtë qëndrim ngjashëm me qëndrimin se Ademi kishte qenë korrekt në komunikimet e mëparshme me KPK.

Njësoj KPA cilësoi të pabazuar një pretendim të Ademit se procesi i rivlerësimit ishte një proces i ngjashëm me atë penal. “Procesi i rivlerësimit, një proces ngushtësisht administrative”, thuhet në vendim.

Ankimi mbi pasurinë

Kolegji, siç del në vendim, rrëzoi në tërësi pretendimet e Ademit mbi rivlerësimin e pasurisë, duke pranuar përfundimet e arritura nga KPK. Në arsyetim trupa gjykuese vuri në dukje se disa prej pretendimeve të vetë Ademit të shtruara në ankim rëndonin pozitën e tij.

“Dhe, edhe nëse do të konsideroheshin nga Kolegji shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, sërish do të rezultonte me mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë e tij dhe të personit të lidhur, madje me diferencë negative edhe më të thelluar në disa raste”, thuhet në vendimin e KPA.

Kolegji vuri në dukje për këtë rast pretendimin e Ademit se një shumë prej 8 mijë Paund që i kishte ardhur nga vëllai në Britani ishte kthimi pas i një shume prej 8400 dollarësh të cilën ish-prokurori ia kishte dërguar të vëllait një vit më herët.

KPA arsyetoi se ky pretendim nuk qëndronte dhe nëse do të merrej parasysh Ademi do të thellonte diferencën financiare negative në vitin kur pretendon se i ka dërguar këto para vëllait. Sipas kolegjit shuma prej 8400 dollarësh e marrë kredi mbulonte shpenzimet për pagesën e kësteve për shtëpinë dhe nëse zbritej diferenca negative përkeqësohej.

Në vijim KPA ndoqi precedentët e vendosur më herët ndërsa rrëzoi deklarimet noteriale të marra nga të afërmit për të justifikuar financat e Ademit. Kolegji njësoj si Komisioni vuri në dukje se shumica dërrmuese e parave të pretenduara se ishin sjellë nga vëllai i Ademit nga Britani nuk kishin prova se ishin nga burim i ligjshëm. Po ashtu Kolegji vuri në dukje pasaktësitë në deklarime dhe mos deklarimet në vite.

KPA përdori në disa raste deklarimet e vetë Ademit që sipas Kolegjit binin ndesh me atë çka ai pretendonte. Kështu në lidhje me kohën e shpenzimit të një shume prej 800 mijë lekësh për mobilim për të cilën Ademi pretendonte se nuk ishte bërë në rregull ndarja në vite nga Komisioni, Kolegji arsyeton se të njëjtën ndarje kishte bërë ish-prokurori në deklarime dhe në një ekspertizë kontabël të kërkuar prej tij.

Trupa e Kolegjit kundërshtoi si të pabazuara edhe pretendimet e Ademit mbi vlerësimin e shpenzimeve të jetesës, duke theksuar ndër të tjera se metoda që ai i kishte referuar Kolegjit ishte për qëllime të tjera dhe se në rast të përdorimit të saj ai rezultonte me diferenca edhe më të thella negative. “Pra me një total më të lartë se ai i aplikuar nga Komisioni dhe i pretenduar nga subjekti i rivlerësimit, i cili do të përkeqësonte rezultatet financiare ndër vite për subjektin e rivlerësimit”, thuhet në vendim, ndërsa theksohet se KPA kishte bërë një analizë bazuar në këto pretendime të Ademit.

Në fund KPA përllogariti në favor të ish-prokurorit disa interesa bankare, por vuri në dukje se ato nuk ndryshonin totalin dhe se nëse merreshin parasysh edhe shuma të tjera të pretenduara prej tij bilanci mbetej negativ për rreth 2.4 milion lekë.

KPA nga ana tjetër rrëzoi qëndrimin e Komisionit mbi shkelje të etikës së Ademit për kontaktet me një person të cilin e kishte hetuar dhe për udhëtimin me një person të dytë i cili ishte dënuar më vonë. Njësoj Kolegji arsyetoi edhe mbi një kontratë të Ademit me Bashkinë Vlorë mbi një siqpërfaqe toke të marrë me qira, duke arsyetuar se ai nuk kishte bërë shkelje në këtë rast.

KPA arsyetoi se në rastin e Ademit nuk mund të aplikohej “cenimi i besimit të publikut te drejtësia”, por arsyetoi se shkelja tjetër ajo e “deklarimit të pamjaftueshëm” ishte konstatuar drejt nga KPK.  “Trupit gjykues, megjithëse i rezultuan të bazuara disa prej shkaqeve të ankimit të parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, ato u vlerësuan prej tij si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit”, thuhet në vendim.

Etiketa: ademiAdministrativeAkuzaAlbana ShtyllaAnkimAnkimiArdian HajdariBIRNBritaniBurgDrejtësiaEdison AdemiFinancatFirdes ShuliGjyqKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKkredilulzim hamitajNatasha MulajndarjeParaprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit SarandëSarandëSHshkarkimiSokol ÇomoVendimVendimi
Tjetri
Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

Pronari i ri i aeroportit shënjestron tregun e furnizimit të avionëve me karburant, premton investime

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.